Akuzat e Simmons në “dorë” të EULEX-it

Politika

Akuzat e Simmons në “dorë” të EULEX-it

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2021 Në ora: 22:39
Malcolm Simmons

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka rrëfyer skandalet e Eulexi-t në Kosovë dhe ka bërë akuza ndaj Bashkimi Evropian.

I pyetur nga “Bota sot” se  a mund të iniciojë Kuvendi hetim parlamentar rreth akuzave të Simmons që i ka bërë për EULEX-in dhe BE, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se parlamenti nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Po ashtu, ai ka shtuar se kjo çështje mbetet për misionin EULEX nëse do ta trajtojë.

“Jo, kjo është çështje e drejtësisë e ndarë në puna e kuvendit si organ legjislative. Kuvendi ka dëgjuar dëshminë e Simmons e tash kjo çështje mbetet për misionin EULEX nëse do a jo ta trajtoj atë, ose mbetet rast i mbyllur”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Burjani ka treguar se si mundet EULEX ta mbyll rastin e Simmons.

“EULEX me një komunikatë e mbylle rastin e e Simmons duke u distancuar  nga deklaratat e tij”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat