Vetëm Kurti e ka guximin ndaj Vuçiqit/Demaskohen Thaçi, Mustafa, Hoti e Haradinaj, kjo është deklarata që i nxori zbuluar

Politika

Vetëm Kurti e ka guximin ndaj Vuçiqit/Demaskohen Thaçi, Mustafa, Hoti e Haradinaj, kjo është deklarata që i nxori zbuluar

Nga: M.H. Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:56
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Dy ditë më parë u mbajt takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Presidenti Vuçiq u gjend përsëri përballë kryeministrit Kurti dhe të vërtetave që ai kishte përgatitur për Serbinë.

Mirëpo, ajo se çfarë mori vëmendjen në këtë takim ishte përmendja e tre gjenocideve kundër shqiptarëve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Kurti ka thënë se gjenocidi i parë u krye në 1878 dhe i fundit në vitin 1999.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri, duke u shprehur se Kurti është i vetmi që arriti t'ia bëjë të qartë Vuçiqit për gjenocidit ka bërë edhe atë në prani të BE-së.

“Ajo që është më kryesorja në këtë takim është fakti se Albin Kurti është zyrtari i parë i lartë shtetëror dhe i vetmi kryeministër i Kosovës, qysh nga fillimi i dialogut, i cili ka guximin t`ia bëjë të qartë Vuçiqit edhe para ndërmjetësuesve të BE-së në Bruksel, krimet që ka bërë Serbia, duke kryer tri herë gjenocid ndaj shqiptarëve”, u shpreh ai.

Qarri më tej thotë se Vuçiq ka treguar publikisht për kryerjen e gjenocidit në Kosovë dhe për mos përmendjen e temave të tilla, përveç marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën që janë bërë në kohën e Thaçit, Hotit, Mustafës dhe Haradinajt.

Image
Gani Qarri

“Vuçiq këtë e vërtetoi publikisht edhe vet para gazetarëve serb, i cili deklaroi se për më se dhjetë vite bisedime askush nga Kosova, që nga kuislingu Hashim Thaçi, jugokomunisti Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, nuk janë shtruar as paraqitur kurrë tema të tilla, por vetëm janë nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të Kosovës, që nga marrëveshja për "Zajednicën" serbe e deri te kolonizimi masiv i veriut, që vazhdon edhe sot,përfshi këtu kërkesat ndërkombëtare, duke paguar edhe firma të huaja me para të taksapaguesve të varfër për ndarjen e Kosovës”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat