“Kryeministri trim i Kosovës”, po i çmend mediat serbe!

Politika

“Kryeministri trim i Kosovës”, po i çmend mediat serbe!

Nga: A.Z Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Mediat serbe kanë komentuar rrjedhën e takimeve në Bruksel, duke kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Këto media shkruajnë se qëllimi i Kurtit është ta bëj Serbinë të heq dorë nga procesi i dialogut.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kurti me paraqitjen e tij, në dy takimet në Bruksel ka krijuar një politik që nuk iu pëlqen serbëve.

Madje sipas Mehazit, Kurti me pikat dhe nenet në këto takime ia ka mbyllur gojën dhe dëshirat Vuçiqit për të krijuar krahina serbe në Kosovë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë dy takimeve në Bruksel me idetë politike shtetërore ndaj serbëve, por dhe ndaj BE-së ka krijuar një shkollë politike që fare s'ju pëlqen serbëve aq sa i ka hutuar mediat serbe së bashku me presidentin e Serbisë Vuçiq. Katër pikat e takimit të parë dhe gjashtë nenet e takimit të dytë të Kurtit në Bruksel konsiderohen "Manifeste Gjenocidiale Serbe ndaj Kosovës" që nga 1878 e deri më 1999 sa që ia ka mbyllur gojën, mendjen dhe dëshirat Vuçiqit për të krijuar do lloje asociacionesh, minirepublikash apo krahinash serbe në Kosovë aq sa përveç njohjes së Kosovës serbëve gjenocidial nuk ju lejohet asgjë më shumë të kërkojnë në Kosovë”, potencoi ai.

Më tej mënyrën e paraqitjes së Kurtit e ka quajtur formulë politike trinomëshe, e cila ka trimëruar Kurtin para BE-së që ka lejuar gjenocidet e serbëve në Kosovë.

“Formula reale, e drejtë dhe e mrekullueshme trinomësh foljore politike e Albin Kurtit në mes qendrës politike botërore, Bruksel: "1. mos-agresion, 2. mos-luftë dhe 3. zgjidhje paqësore të konflikteve" ka barikadosur Serbinë për veprime të mëtutjeshme në Kosovë, njëkohësisht kjo formulë politike trinomëshe: jo agresion, jo luftë, po zgjidhje paqësore" ka trimëruar kryeministrin e Kosovës Kurtin edhe para BE-së së fajësuar që ka lejuar gjenocidet serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve që nga 1878 e shek. XIX e deri në fund të shekullit XX, 1999”, ka shtuar Mehazi.

Tutje ka thënë se mediat serbe nuk mund ta përballojnë të vërtetën e thënë nga Kurti të gjenocideve, madje as ta pranojnë atë, për këtë arsye edhe e kritikojnë Kurtin.

Mehazi shton se Kurti me këto përkujtime të gjenocideve ka vrarë jo vetëm Serbinë, por edhe BE-në, që e kanë lejuar Serbinë të bëjë pastrime etnike ndaj shqiptarëve.

“Përkujtimi historik dy shekullor i gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve është real, i vërtetë dhe këtë të vërtetë historike gjenocidiale serbe qe ua ka plasuar Albin Kurti mediat serbe nuk mund ta përballojnë, durojnë dhe ta pranojnë, e vërteta është e hidhur. Prandaj, mediat serbe e kritikojnë pasi askush më parë s'ua ka përmendur këto të bëra makabre serbe në Kosovë, përveç kryeministrit trim të Kosovës, Albin Kurtit. Përkujtimet gjenocidiale serbe dy shekullore të Albin Kurtit në Bruksel kanë vrarë jo vetëm Serbinë, por edhe BE-në që me anë të Londrës, Berlinit, Versajit, Luftës së Parë e të Dytë Botërore kanë lejuar Serbinë e Çubrilloviqave, Andriqave, Titos, Rankoviqave, Millosheviqave të bëjnë pastrime etnike ndaj shqiptarëve e gjenocide të pa dëgjuara në Ballkan”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat