Partitë e reja në vend, flet juristi, tregon a janë të nevojshme

Politika

Partitë e reja në vend, flet juristi, tregon a janë të nevojshme

Nga: A.Z Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Një parti e re pritet t'i shtohet skenës politike. Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim, ka thënë se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj", ka thënë ai.

Por, a ka nevojë Kosova për parti të reja dhe cilat janë pritjet nga to?

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se Kosova ka nevojë për parti të re, sepse sipas tij, partitë e tanishme janë të amortizuara në produktivitet.

Demokracisë i duhen parti, skema politike e Kosovës ka parti. Mirëpo, ato parti janë mjaft të amortizuara dhe kanecrende në produktivitet. Këtej del fakti se ka nevojë për parti të reja politike. Ndaj çështja se a duhet apo jo edhe një parti e re është një çështje jo relevante. Në sistemin demokratik borgjez dhe shumë partiak ka mundësi të krijohen parti të ndryshme politike. Ndërsa, Kuvendi i Listës Serbe është tepër i pa rëndësishëm. Fare nuk luan rol se a e ka mbajtur Lista serbe Kuvendin apo jo të partisë? Kjo fare nuk ka rëndësi, sepse ai është tipik Kuvend i parëndësishëm, kur dihet se dirigjohet dhe vendimet e udhëheqësit dalin në Beograd”, tha ai.

Më tej, profesori ka theksuar se ekziston ligji mbi partitë politike, madje thotë se janë të nevojshme partitë e reja, sepse në këtë mënyrë do të ketë edhe konkurrencë, gjë që do e forcojë edhe më shumë demokracinë në vend.

“Lista serbe është parti e Vuçiqit. Mbajti a nuk mbajti Kuvend, nuk ka rëndësi dhe çdo gjë është formale. Kuvendi është formal, kryetar është krimineli Vuçiq. Sistemi demokratik lejon numër të shumtë të partive politike. Ligji mbi partitë politike ekziston. Mbi atë krijohen partitë parlamentare dhe lëvizjet e ndryshme në vend. Në skenën politike të Kosovës ka nevojë për parti. Partitë politike ekzistuese janë amortizuar dhe Republikës i duhen parti të tjera të reja dhe produktive. Konkurrenca e forcon demokracinë në vend. Nga ajo nuk ka vendi të këqija”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat