“Thaçi është i mbushur me akuza”, analisti e “zbulon” shkakun pse Gjykata Speciale mori vendim kundër Hashim Thaçit

Politika

“Thaçi është i mbushur me akuza”, analisti e “zbulon” shkakun pse Gjykata Speciale mori vendim kundër Hashim Thaçit

Nga: N. H Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:52
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ditën e djeshme ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Në këtë formë, gjyqtari francez paraprak ka injoruar garancën e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vazhdimi i paraburgimi për Hashim Thaçit nga gjykatësi i Hagës Nicollas Guillou nuk është lajm i mirë jo vetëm për atë e familjen e tij, por edhe për vetë PDK-në dhe ish-UÇK-në.

Image
Sulejman Mehazi

“Vazhdimi i paraburgimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga gjykatësi i Hagës Nicollas Guillou nuk është lajm i mirë jo vetëm për Thaçin e familjen e tij, por edhe për vetë PDK-në dhe ish-UÇK-në. Mohimi i garancioneve për të liruar Hashim Thaçin do të thotë ngarkesë akuzash ndaj tij nga prokuroria e Hagës, se ish-presidenti i Kosovës është mbushur me shumë akuza aq sa për gjykatësin francez Guillou ka qenë e pa mundur lirimi i tij”, ka thënë Mehazi.

Ai është i mendimit se lidhur me këtë çështje do ishte mirë të prononcohej vetë avokati i tij, Gregory Keohe dhe të zbulonte të vërtetën.

“Për vazhdimin e paraburgimit e mos lirimin e Thaçit do ishte mirë të prononcohej vetë avokati i tij, Gregory Keohe, të tregonte shkakun e mos lejimit në liri të Thaçit, pse dhe pas garancioneve Thaçit i vazhdohet paraburgimi? Kjo tregon se ish-presidenti i Kosovës është i mbushur me akuza e se Gjykata e Hagës ka zbuluar shumë të fshehta sa që prokuroria ka qenë e detyruar t’ia vazhdonte paraburgimin”, tha me tej ai.

Në fund, paralajmërimit e fundit nga Specialja tregojnë se ish-presidenti është nën gjuetinë e prokurorëve të Hagës për shumë akuza.

“Paralajmërimet e gjykatësit Nicollas Guilloi tregojnë se Thaçi vazhdimisht është nën gjuetinë e prokurorëve të Hagës për shumë akuza sa që nuk kanë kohë për ta nxjerrur nga paraburgimi. Mos e dhashtë gjykata të zbulonte e të akuzonte Thaçin edhe për vrasjet e zyrtareve të LDK-së?”, tha në fund, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat