“Albin Kurti nuk thyhet, është si uragani që fshinë edhe Vuçiqin e çartur”/ Kryeministri i vjen përkrahja e madhe përballë Vuçiqit!

Politika

“Albin Kurti nuk thyhet, është si uragani që fshinë edhe Vuçiqin e çartur”/ Kryeministri i vjen përkrahja e madhe përballë Vuçiqit!

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:47
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotshme. Me dialog Kosova e Serbia po ballafaqohen tashmë e një dekadë.

Deri më tash, nga dialogu nuk është bërë pothuajse asgjë konkrete.

Deri tash, një dekadë kaloi dhe as që duket marrëveshja afër.

E këto dhjetë vjet ishin të humbura e fatale për Kosovën.

Kështu po vlerëson profesor dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, për të gjitha këto vite të humbura në dialog me Serbinë liderët e saj as që e kishin idenë se për çka po dialogojnë, pse kanë shkuar atje, sepse për të gjitha këto vite për dhe rreth dialogut çdo gjë ishte e mbyllur.

Sipas tij,  kishte shumë takime midis Thaçit dhe Vuçiqit të cilat janë mbajtur edhe fshehët në sekret të plotë pa transparencë të duhur me institucionet e shtetit por edhe ndaj qytetarëve.

“Bile Vuçiq edhe e qortonte Thaçin duke i thane se të mos fletë për atë se për çka kemi fol unë e ti në fshehtësi të plotë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, për të gjitha këto vite të humbura dialogun me Serbinë e mbanin peng njerëz të pa dijshëm, njerëz të shantazhuar dhe të zënë “rob”nga Serbia.

“Për të gjitha këto vite dialogu ishte i nënshtruar dhe i mundur nga Serbia. Gjatë dialogut Kosova me njerëzit që dialogonin siç ishin Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdulla Hoti, Skënder Hyseni etj. ishin më shumë në shërbim të Serbisë se sa të Kosovës sepse e lejuan Serbinë që për te gjitha këto vite të dialogimit  të merr primatin e viktimës çfarë lanë një imazh të keq në arenën ndërkombëtare, duke e mos parashtruar asnjë kërkesë në dobi të Kosovës me ç’rast edhe i sollën marrëveshje te këqija, paçavra në dëm të Kosovës (Asociacioni) bile shkuan edhe aq larg sa që e qitën në pazare edhe sovranitetin dhe integritetin territorial”, thekson profesori.

Por sipas tij, me 14 shkurtë 2021 çdo gjë ndryshoi.

“Zgjedhjet parlamentare i sollën në pushtet njerëzit e pakorruptuar, të pashantazhuar, njerëzit atdhetar që luftojnë për ndërtimin e shtetit e jo për pushtet siç janë Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Oasmani (Lista “Guxo”). Pushtetarët e rinj në krye me Kurtin dhe Vjosën e kanë marrë punën seriozisht në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, në relizimin e premtimeve dhënë elektoratit, e sidomos në luftën për çkapjën e shtetit nga kupola e krimit të organizuar, në luftimin e korrupsionit, etj. Në agjendën angazhimeve qeveria në krye me Albin Kurtin, më insistimin edhe të BE dhe Amerikës është edhe rinisja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i cili ishte ndërpre pasi që për dhjetë vite nuk solli asgjë të hairit veç sherr për Kosovën”, potencon Maxharraj.

Ai tregon se dialogu rinisi midis Kosovës dhe Serbisë me 15 qershor 2021, ku Aleksandër Vuçiq u ballafaqua jo me të mikluarit e tij Thaçin, Mustafën, etj. por përpara tashti e kishte një njeri tjetër, një njeri të cilit populli ia kishte dhënë mbi 50% të votave.

Image
Profesor dr. Binak Maxharraj

“U ballafaqua me një njeri të forte, jo labil por të vendosur në parime dhe qëndrime të forta të pathyeshme, me një njeri të cilën nuk kishte fuqi që mund të luaj me të, ta shantazhoj apo ta poshtëroj siç bënte më parë. Pra, përball e kishte Albin Kurtin e pathyeshëm,të patrembur karshi Vuçiqit. Albin Kurti rrënjësisht e ndryshoi  edhe formati rreth dialogut më Serbinë me një koncept strategjik ndryshe të nivelit të barabartë në përfaqësimin legjitim të dy shteteve në dialog. Për herë të parë pas dhjetë vitesh dialog të humbur, delegacioni i Kosovës shkon në dialog me kërkesa të qarta. Dy takimet që ndodhën ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, njëri me 15 qershor dhe tjetri me 19 korrik, prodhuan akuza dhe kundër akuza ndërmjet palëve. Albin Kurti në të dy këto takime ishte superior fillimisht doli me kërkesën për njohjen e Kosovës nga Serbia, se Serbia duhet të ballafaqohet më të kaluarën për krimet dhe gjenocidin”, shton tutje ai.

Profesori  pohon se, Kurti ia përmendi tri gjenocidet atë të vitit 1878, 1912 dhe atë të fundit 1999.

“Por, Albin Kurti ia ka propozuar edhe marrëveshjen për paq  me gjashtë pika, por të cilat u refuzuan nga pala serbe pa u lexuar fare që tregon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ndonjë marrëveshje të mundshme. Gjatë këtyre dy rundave të dialogëve midis Kosovës dhe Serbisë shihej qartë se Vuçiq nuk ishte ai njeriu i dikurshëm kur relaksohej dhe e drejtonte dialogun sipas dëshirës derisa bisedonte me Thaçin, Mustafës, Hotin (znam srpski po malo) sepse të gjithë këta ishin si pulat e lagëta dhe nuk bënin zë. Vuçiq në dy takimet më Kurtin ishte një njeri i qartur, sillej si një bishë e egër, ishte i humbur, sepse ai e diktoi shumë shpejtë se Albin Kurti nuk është Thaçi e Mustafa për të bërë pazare me të, por e ka përballë njeriun i cili i del zot vendit të vetë dhe që nuk lejoj të nënçmohet e as të nëpërkëmbët. Refuzimi kategorik e kërkesave të Albin Kurtit të lenë me kuptua se Vuçiq për të gjitha këto vite të dialogut nuk ka ardhë me diagolu për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, e as për pozitën e serbeve ne Veri, por ai për te gjitha këto vite qëndron ne dialog për diçka tjetër, pra për territor sepse pikë në zemër e ka Veriun e Kosovës”, thotë ai.

Por, megjithatë ai shton se pritshmëritë nga këto dy takime janë të mëdha për Kosovën.

“Për herë të parë Kosova u vu në baraspeshë në dialog me Serbinë, si dy shtete të barabarta,te cilën gjë Vuçiq as se sit ë përbinteduke i treguar asaj dhe Vuçiqit se çka dëshiron në dialog. Ia shpalosi të kaluarën gjenocidale duke i treguar se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm, sepse pa shpalosjen dhe ndriçimin e se kaluarës nuk mund të ndërtohet e ardhmja për të cilat Vuçiq as që donte të dëgjonte. Ia bëri me dije Vuçiqit se në dialog nuk mund të këtë ndryshim kufijsh e aq më pakë ndarje të Kosovës për te cilën u angazhua edhe vetë Hashim Thaçi, se nuk mund te këtë Asociacion një etnik (një mini shtet Brenda Kosovës). Të gjitha këto Albin Kurti ia bëri te qartë jo birucave dhe qosheve te fshehta, por para krejt botës mu në Bruksel ne selinë e OKB. I mllefosur në paraqitjet e Albin Kurtit në këto dy takime Vuçiq deklaroi se me “kryeministrin Kosovar Albin Kurtin është shumë vështirë te bisedohet”, sepse superioriteti që ia kishte lejuar Hashim Thaçi iu zhdukë para Albinit si një flusk sapuni. Por në këtë kontekst është shumë e çuditshme sjellja arrogante e Partive politike opozitare për kritikat e pa baza drejtuar kryeministrit Albin Kurti për këto dy takimet në Bruksel dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, duke theksuar se ishin këto takime qe nuk prodhuan asnjë rezultat, dhe se Kurti dhe Vuçiq në Bruksel nuk u pajtuan për asgjë. Por për çka ka pritë opozita që të pajtohet me Vuçiqin, njësoj siç ishte pajtuar Thaçi, Mustafa, Dula për pazare në dëm të shtetit, jo këtë Kurti nuk ia lejon vetes me asnjë çmim”, thotë Maxharraj.

Pra, sipas tij, Albin Kurti nuk iu frikësua dialogut siç po pretendon opozita e shkallmuar e Kosovës, e cila e ka humbur busullën e te qenurit në opozitë, sepse nuk po mund e gjenë vetën si opozitar por sillën rreth mullarit të vetë duke mos ditur si të sillet në opozitë.

“Por kjo opozitë është aq fortë e tronditur sa që i ka humbur edhe rruga në oborrin. Është aq e tronditur dhe e çorientuar sa që “për inat te resë me vdektë djali” po e bënë arganin e Serbisë, por edhe është rreshtuar në anën e Serbisë duke bërë sehire, bash si Serbia e Vuçiqi, për dështimin e dialogut dhe te vetë kryeministrit Albin Kurti. Por Albin Kurti është i fortë, atë nuk mund e thyen as Serbia e as opozita e jonë që po i rrinë në krah Serbisë, po e ndihmon atë, po i del zot në çdo moment, po i lutet zotit ashtu si Serbia që Albin Kurti të dështoi. Por jo nuk dështon Albin Kurti, sepse Albin Kurti është si uragani, si stuhia si zerzelja i cili fshijnë çdo gjë që i del përpara. Albin Kurti është më i fortë se sa Serbia, më i fortë se sa opozita, sepse Albin Kurti e ka pas forcën e popullit i cili ia dha besimin për të bërë ndryshime rrënjësore nga kapsitë e shtetit të cilët sot po byrykatën ne opozitë si bishat e egra. Pra, bazuar në këto dy takime dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është lidhë nyje që kërkon të zgjidhet, dhe nuk mund të zgjidhet derisa Kosova me kryeministrin e saj Albin Kurti ofron dhe kërkon të mundurën, realen, ofron marrëveshje paqe dhe njohje e Kosovës nga Serbia, kurse Serbia i refuzon këto, sepse ajo thjeshtë nuk done marrëveshje paqësore me Kosovën, por donë territor për çfarë ka hyre dhe po qëndron në dialog e jo për pozitën e serbëve në Kosovë e cila është shumë më e mirë se sa e shumë pakicave tjera në Evropë”, potencon profesori.

Ai shton se, dialogu nuk zgjidhet me Borrelin e Lajçakun.

“Në këtë kontekst është i domosdoshëm ndërhyrja e SHBA-ve, sepse tek e fundit Kosova është projekt i SHBA në të cilën shpenzuan miliarda dollarë për ta nxjerrë Kosovën dhe shqiptarët nga krimi dhe gjenocidi serb dhe për ta sjellë Kosovën këtu ku është, dhe se SHBA nuk duhet dhe nuk do të lejojnë që ndokush tjetër ta dëmtoi Kosovën”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat