“Vuçiqin e ka kapluar nostalgjia për Thaçin”, Maxharraj shpalos detaje të padëgjuara më parë

Politika

“Vuçiqin e ka kapluar nostalgjia për Thaçin”, Maxharraj shpalos detaje të padëgjuara më parë

Nga: M.H. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:46
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim nga “Bota sot”

Një ndër temat kryesore tashmë është dialogu Kosovë-Serbi, e cila nuk po arrinë të gjej asesi zgjidhje.

Një marrëveshje Kosovë-Serbi ende po mungon, as pas takimit të dytë të mbajtur në Bruksel nuk u arritë të ketë koordinim për një marrëveshje, shkruan “Bota sot”.

Takimi nuk zgjati shumë pasi që të dy liderët ishin të prerë për qëndrimet e tyre dhe arritja e një koordinimi mes dy vendeve mungoi.

Edhe në këtë takim kryeminsitri Kurti i numëroi të bëmat e Serbisë për Kosovën, kështu duke lën përsëri gojëhapur Vuçiqin.

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se qeveria e Kurti po vazhdon të jetë e denjë për Kosovën gjithashtu edhe presidentja Osmani.

Image
Binak Maxharraj

Ai shton se Kurti po arrinë të shkëlqej në arenën ndërkomëbtare, kështu duke arritur të i kap paniku Serbinë për këtë gjë.

Maxharroj thotë se Vuçiq tashmë nuk ka përballë “përkdhelurit” e tij sepse tash ka Kurtin dhe kjo po arrinë të sjellë për të destabilzim pasiqë nuk po arrinë ta fus në pazaret e tij.

“Përformanca e tyre gjatë këtyre muajve është shumë e mirë, kanë filluar punët për së mbari, ka filluar ngadalë çkapja e shtetit nga kastat e korruptuara,por që ka ende punë shumë për tu bërë deri në normalizimin e gjendjes së përmbysur së vendit nga qeveritë e mëparshme të korruptuara të cilat duhet të jepin llogari për punët e tyre, për hajnit, plaçkitjet dhe keqqeverisjen e keqe me shtetin të cilët i ka kapë paniku dhe tmerri nga llogaridhënia para popullit. Është përmisuar dukshëm edhe imazhi dhe përformanca e vendit edhe në arënën ndërkombëtare të cilët po e shikojnë me simpati qeverisjën e mire në krye me Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani. Gjatë qeverisjes së Albin Kurtit ka ndryshuar rrënjësishtë edhe formati rreth dialogut me Serbinë me një koncept strategjik ndryshe të nivelit të barabartë në përfaqësimin legjitim të dy shtetev ne dialog.Për here të pare pas dhjetë viteshe dialog te humbur,delegacioni i Kosovës shkonë në dialog me kërkesa të qarta. Aleksandër Vuçiq nuk i ka përballë edhe më tutje vazalet e tij, të përkdhelurit e tij, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hotin, por e ka një njëri të hekurt, një njëri të zgjedhur nga populli, një njeri të pakorruptuar, një njeri të pa shantazhuar që nuk mund ta thyej Serbia, e ka përballë një njeri që atje shkon për t’i mbrojtë interesat e shtetit të vetë, sovranitetin dhe integritetin e vendit,e ka përballë një njeri i cili nuk lejon të bëjë pazare me skica dhe harta në tavolinë me shtetin e vet”, tha ai.

Profesori më tej thotë se Kurti ia bëri me dije Serbisë se këtu nuk ka ardhë për ndonjë kompromis të llojit të Hashim Thaçit,sepse Kosova ka bërë mjaftë kompromise me pakon e Ahtisarit.

Ai tutje shton se të gjithë të tjetër para Kurtit kanë bërë bisedime sipas Vuçiqit dhe për këtë, këtë të fundin e ka kapur nostalgjia për Thaçin.

“Thjesht Vuçiq e ka përballë njeriun e fortë që lufton për shtetin e vetë e jo për karrigën e vet. Në dy takimet më 15 qershor 2021 dhe 19 korrik 3021 delegacioni i Kosovës i shpalosi kërkesat e veta legjitime strategjike të Kosovës në këtë dialog. Ia bëri me dije Serbisë se çka kërkon në këtë dialog,ia bëri me dije Serbisë se këtu nuk ka ardhë për ndonjë kompromis të llojit të Hashim Thaçit,sepse Kosova ka bërë mjaftë kompromise me pakon e Ahtisarit dhe se nuk shkon më tej as për një katram. Aleksandër Vuçiq po e ka vështirë me Albin Kurtin i cili i ka dal si një digë e madhe të cilin nuk mund ta mposhtë,sepse janë faktet në anën e tij.Aleksandër Vuçiqin e ka kapur nostalgjia për Hashim Thaçin i cili për dhjetë vite dialog nuk ia prishte terezin Vuçiqit por vetëm vepronte sipas kërkesave të tij. Gjatë tri vitëve të fundit, të dy presidentët, ai i Kosovës dhe ai i Serbisë, dilnin në konferenca shtypi të përbashkëta. I bënin bisedimet direkt pa pasur nevojë që dikush tjetër të aranzhonte agjendën e këtyre bisedimeve. Flisnin në telefon drejtpërdrejt dhe përmes telefonit i merrnin vendimet, ndërsa në Bruksel shkonin vetëm për të dalë të qeshur para kamerave, ose për të shtrënguar duart e rrahur shpatullat e njëri-tjetrit”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat