Rama kritikohet për afërsinë me Vuçiqin, analisti përmend detaje

Politika

Rama kritikohet për afërsinë me Vuçiqin, analisti përmend detaje

Nga: M.H. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:56
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lavdëruar Dua Lipën dhe Distria Krasniqin për sukseset e tyre.

Për këto suksese kanë reaguar edhe mediat ndërkombëtare duke e lavdëruar sukseset që ato e kanë kryer.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen ishte që para dy-tri ditësh Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev folën online për Minishengenin dhe do të mblidhen përsëri në Shkup në fund të muajit.

Ky takim virtual ndodhi vetëm dy-tri ditë pasi Albin Kurti e akuzoi presidentin e Serbisë për gjenocid në Kosovë, madje jo për një, por për tri gjenocide por që për të njejtin nuk reagoi Rama.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se nuk mund të themi në mënyrë të prerë që Rama është pro Serbisë dhe kundër Kosovës, mirëpo për shkak të disa veprimeve të tij mund të vëm këtë në shenjë.

Ai shton se situatën e bënë edhe më të ndërlikuar se Kryeministri shqiptarë Edi Rama , pak a shumë ka rënë në konflikt edhe me Europën, kinse Europo është fajtore për prolongimin e antarësimit të Shqpërisë në BE.

Duke vazhduar ai shton se Kryeministri shqiptarë Edi Rama, ka vendos një mardhënie të veçantë me Presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuqiq.

Image
Adem Bytyçi

“Nuk është edhe aq lehtë të thuhet se Rama është pro Serbisë dhe kundër Kosovës, por disa poteza politikë të cilat i ka ndërmarrë Kryeministri aktual i Shqipërisë në raport me Serbinë, në disa inciativa rajonale në favorr të Serbisë, shpijen në dyshimin se Kryeministri shqiptarë e ka lënë nën hije çështjen anti Kosovë të Serbisë. Tani , situatën e bënë edhe më të ndërlikuar se Kryeministri shqiptarë Edi Rama , pak a shumë ka rënë në konflikt edhe me Europën, kinse Europo është fajtore për prolongimin e antarësimit të Shqpërisë në BE. Ajo që tani është një fakt i ditur ditur për të gjithë, por edhe për BE-në, Kryeministri shqiptarë Edi Rama, ka vendos një mardhënie të veçantë me Presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuqiq, pavarësisht se Mardhëniet Kosovë- Serbi, nuk janë aspak të mira”, u shpreh ai.

Analisti përmend faktin që Rama i ka hapur kufijtë për shtetasit serbë ende pa kërkuar falje për gjenocidin në Kosovë, tregon që diçka nuk është në rregull.

“Fakti që Edi Rama i'a ka hapur kufijtë e shtetit shqiptarë, shtetasve serb për t'i bërë pushimet në bregdetin shqipëtarë akoma pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin e Serbisë kundër popullatës shqiptare në Kosovë ,në luftën e fundit jep të drejtën për të dyshuar se nuk është diqka në rregull me këtë politikanë shqipëtarë sa i përket intresimit të tij për Kosovën në raport me Serbinë, dhe politikën e Serbisë kundër Kosovës”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat