“Po e konfirmon edhe Bolton”, Mehmeti tregon pse Thaçi ishte i gatshëm t’i jepte territor Serbisë

Politika

“Po e konfirmon edhe Bolton”, Mehmeti tregon pse Thaçi ishte i gatshëm t’i jepte territor Serbisë

Nga: P.R Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:49
John Bolton dhe Hashim Thaçi

Ish president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shpesh herë ishte akuzuar se bashkë me Aleksandër Vuçiqin kishin zhvilluar takime të fshehta, e në të cilat ishte diskutuar shkëmbimi i territoreve dhe ndarja e Kosovës.

E një gjë të tillë e kishte mohuar vazhdimisht Hashim Thaçi. Por se një gjë e tillë është diskuar mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka thënë së fundi edhe John Bolton, ish këshilltar i ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë, Bolton ka deklaruar se kur ishte këshilltar i sigurisë kombëtare, kishte diskutuar me presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ku ishte folur për mundësinë e një korrigjimi të vogël territorial.

E analisti politik, Faton Mehmeti thotë se në ndarjen e Kosovës ka qenë i përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Image
Faton Mehmeti

“Tanimë s’ka asnjë dyshim, Thaçi, Rama dhe Vuçiq janë tre arkitektet për ndarjen e Kosovës, gjë të cilën po e deklaron edhe z.Bolton. Ndonëse nuk përmendet Rama, por vetëm Thaçi dhe Vuçiqi, dihet se Rama ka qenë mbështetës i madh i kësaj ideje, çka i bie se edhe ai ka qenë në ketë lojë direkt apo indirekt. Kështu që, kjo gjë çdo ditë e më shumë po konfirmohet”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë po dalin në shesh pazaret e fshehta të Hashim Thacit, pazare këto, që siç thotë Mehmeti, Thaçi i kishte bërë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.

“Gjithashtu, me kalimin e kohës vetëm sa do të dalin në pah edhe shumë pazare të tjera për të cilat Thaçi ishte i gatshëm të jepte edhe territor vetëm e vetëm për të shpëtuar nga Gjykata Speciale. Thaçi synonte që me dhënien e territoreve të arrinte deri aty sa të krijonte një marrëveshje paqe me Serbinë nga ku të dyja palët s’do e padisnin njëra tjetrën për krime lufte, kështu që edhe Thaçi do të shpëtonte kur dihet se dosjet në Hagë janë bërë nga prokurorë serb. Mirëpo, kjo gjë nuk i doli siç mendonte dhe sot ai është në Hagë, derisa Kosova mbeti pa u ndarë, fatmirësisht”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat