Pas kërkim faljes së dramaturgut serb për krimet e luftës, vjen reagimi nga Kosova

Politika

Pas kërkim faljes së dramaturgut serb për krimet e luftës, vjen reagimi nga Kosova

Nga: A.Z Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:46
Çedomir Petroviq

Dramaturgu serb, Çedomir Petroviq, në një tekst autorial të publikuar në gazetën “Danas”, u ka kërkuar falje popullit shqiptar për të gjitha krimet serbe.

“Kërkoj falje për të gjitha mëkatet e popullit tim kundër popullit shqiptar. Dhe ne do t’i falim mëkatet e tyre”, shkruan Petroviq.

Ndër të tjerash ka thënë se “Dhe le të vijnë në Kosovë ata serbë që nuk kanë kryer krime dhe le t’u dëshirojnë fqinjëve të parë një jetë të lumtur të pavarur dhe liri në Republikën e tyre të Kosovës”, tha ai.

Analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, këtë deklaratë e quan akt moral dhe si një akt për t`u ballafaquar Serbia me të kaluarën.

Për Bytyçin, është e paqartë deklarata dramaturgut, që kërkon që ata t’i falin mëkatet tona, përderisa serbët kanë bërë mëkate ndaj shqiptarëve.

“Kërkim falja është një akt moral dhe bujar i Dramaturgut serb Çedomir Petroviq, por nuk e kisha të qartë, kur pohonte se edhe ne do t'ua falim mëkatet e tyre, nuk e kam tamam të qartë se për cilat mëkate të shqiptarëve ndaj serbëve e ka fjalën, përderisa serbët janë ata që historikisht kanë bërë mëkate ndaj shqiptarëve. Në thelb kërkimfalja e dramaturgut serb është për tu përshëndetur si akt i vullnetit të mirë të një nisme për tu ballafaquar Serbia me të kaluarën e saj kriminale kundër shqiptarëve”, ka potencuar Bytyçi.

Bytyçi thekson se Serbia duhet t’i kompenzojë dëmet e luftës që i ka shkaktuar në Kosovë.

“Por, kjo nuk mjafton, përderisa kreu i shtetit serb nuk kërkon falje për krimet e shtetit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, siç ka kërkuar falje për mëkatet e serbeve kundër shqiptarëve dramaturgu serb Çedomir. Nuk do të thotë se gjithçka mbaron me kërkimfaljen e Serbisë, sepse Serbia duhet t'i kompenzojë dëmet e luftës të cilat i ka shkaktuar Kosovës (reperacionet) dhe obligimet tjera të cilat e kanë burimin nga një luftë e pa drejtë dhe gjenocidale e Serbisë kundër Kosovës”, ka përfunduar Adem Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat