Pak para takimit, Ramës e Vuçiqit i vjen ‘goditja’ e rëndë: Pa Kosovën, projekti juaj është i vdekur!

Politika

Pak para takimit, Ramës e Vuçiqit i vjen ‘goditja’ e rëndë: Pa Kosovën, projekti juaj është i vdekur!

Nga: A.Morina Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:21
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim ‘Bota sot’

Gjatë dy ditëve të ardhshme, me 28 dhe 29 korrik do te takohen kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kreu i qeverisë maqedonase.

Ky takim do të zhvillohet në Shkup, në kuadër të iniciativës për formimin e projektit të “Minishengenit”, shkruan “Bota sot”.

Kosova nuk është duke marrë pjesë në iniciativën e “Mini Shengenit, pasi kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar fuqishëm këtë projekt.

Këtë takim të Ramës, Vuçiqit e Zaevit në një prononcim për gazetën “Bota sot” e komentoi profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se ky takim mes krerëve udhëheqës të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë e ka kuptimin e budallaqeve të shteteve më të varfëra e më të korruptuara të Ballkani që janë të anashkaluar nga Bashkimi Evropian.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

“Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev më 28-29 korrik në Shkup me rastin e "takozvana minishengenit" e ka kuptimin e budallaqeve të shteteve më të varfëra e më të korruptuara të Ballkanit që janë të anashkaluar nga BE-ja e nga inati mblidhen tog herë në Shqipëri, herë në Serbi e RMV-së duke u bërë si delet e zeza në mes të të bardhave rreth e përqark shteteve të Ballkanit Perëndimor.”, deklaroi Mehazi.

Madje, profesori bëri një krahasim interesat, duke thënë se këto takime janë të njejëta si bisedat e tre shokëve që i ka kapluar varfëria ekonomike e sociale.

“Minishengenin e këtyre tre zotërinjve mund ta krahasojmë me takimet dhe bisedat e tre shokëve që i ka kapluar varfëria ekonomike e sociale e mblidhen tog në Beograd, Tiranë e Shkup për ta fladitur veten me idetë e tyre të varfëra e të zbrazura minishengeniane”, nënvizoi ai.

Tutje, Mehazi u shpreh i befasuar se si kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama po i përkrah dy shtete pa autoritete politike siç janë Serbia e Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, ai përmendi edhe deklaratën e Vuçiqit për ndërrimin e emrit të ‘Minishengenit’, ku tregoi se si mund të jetë emërtimi i ri.

“Se dimë kryeministri Rama se çfarë dobie ka prej këtyre shteteve të varfëra pa autoritete politike ekonomike e ndërkombëtare, RMV-ja nuk e di veten ku është për shkak Bullgarisë, në anën tjetër me shtetin gjenocidial serb askush s'do të bashkëpunojë as Mali i Zi, as Kroacia, as Bosnja e Kosova s'duan të ndiejnë për minishengenin serbo-rus përveç Shqipërisë. Si nuk e ka kuptuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaratën e Vuçiqit i cili tha, se, Minishengenit do ia ndërrojë emrin, mos ndoshta do ta pagëzojë me emër të ri "Serboshengeni i Shteteve Ruse në Ballkan"?”, theksoi profesori.

Në fund, ai paralajmëroi Ramën, Vuçiqin e Zaevin se pa pajtimin e Kosovës, ideja e projektit të ‘Minishengenit’ do të jetë vdekur e i varrosur.

“Pa pajtimin e Kosovës, Minishengeni i Ramës, Vuçiqit e Zaevit do jetë i vdekur e i varrosur, Vuçiqi, Rama e Zaevi e dinë se pa Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë-Hercegovinën s'ka Minishengen Ballkanik dhe se takimi në Shkup do jetë takim i fukarenjve të Ballkanit, takim kafenesh e kurrgjë më shumë”, përmbylli Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat