“Minishengeni, lojë që po luhet nga Serbia”/ Vjen parashikimi dhe ‘goditja’ e rëndë për Edi Ramën

Politika

“Minishengeni, lojë që po luhet nga Serbia”/ Vjen parashikimi dhe ‘goditja’ e rëndë për Edi Ramën

Nga: P.R Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:51
Rama-Vuçiq-Zaev

Nisma e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, e përkrahur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një kohë të gjatë u quajt “Minishengeni Ballkanik”. Por që nga nesër “Minishengeni Ballkanik” do të ndryshojë emër gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Shkupit. Këtë e ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë. Ideja e ndryshimit të emrit duket se bëhet për të ndryshuar qëndrimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, që janë shprehur kundër kësaj nisme, duke e cilësuar si të padobishme dhe shpenzim i kotë energjish”, deklaroi Rama.

Ndërkohë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar edhe njëherë “Minishengenin Ballkanik”.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës, duke konfirmuar se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.

E analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot” thotë se “Minishengeni” është një lojë që luhet nga Serbia.

Image
Rexhep Shahu

“Ka ardhë një moment që të bëhet pyetja më zë të lartë, Nëse nuk shikon dhe nuk mbron agjendën e Kosovës, agjendën e kujt mbron Edi Rama. Shoë me Minishengenin e tri shteteve Serbi, Maqedoni e Veriut e Shqipëri vazhdon. Dhe shitet si Minishengeni i vendeve ballkanike, kur nga 12 shtete ballkanike vetëm tre shtete bluajnë e luajnë Minishengen. Thonë se kjo lojë luhet nga Serbia e për llogari të Serbisë. Thonë se Edi Rama është si argat i Vuçiqit ne këtë histori gjë që unë nuk mund ta besoj”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, Edi Rama po e vazhdon projektin serb, pavarësisht kundërshtimit të Kosovës.

“Kosova nuk është në Minishengen, është shtet ballkanik gjë të cilën e di Edi Rama. Por Kosova e refuzon ketë Minishengen sepse për Kosovën është krijim i një Jugosllavie të re. Kosova e refuzon, por Edi Rama e vazhdon projektin më Serbinë. Tani më të drejtë liderët e Kosovës pyesin, me kë është Edi Rama, a me ne a me Serbinë, a me ne a me arushën. Pyesin më të drejtë në Kosovë, a e don më shumë Kosovën Edi Rama apo e don më shumë Serbinë. Pse nuk e ndërpret Edi Rama këtë projekt me Serbinë të cilin e refuzon Kosova. A mos vallë Amerika e ka ngarkuar Edi Ramen të minishengoje Serbinë e Maqedoninë. Amerika krijesë të sajën ka Kosovën, të cilën ajo nuk lejon të përjashtohet apo të përfshihet nga Edi Rama”, deklaron më tej Shahu për “Bota sot”.

Për fund, Shahu shprehet se Edi Rama nuk përfaqëson Kosovën, dhe nuk duhet të vazhdojë të punojë kundër Kosovës.

“Derisa Amerika nuk e imponon Kosovën të përfshihet në Minishengen, pse vazhdon Edi Rama ta nëpërkëmbë Kosovën. Nëse flitet për lëvizje të lirë Serbi Shqipëri, çfarë lëvizje e lirë është nëse nuk është dakord Kosova. A mos Edi Rama flet dhe përfaqëson edhe Kosovën. Nëse po, kush ia dha atë mandat. Mendoj se është jo kombëtare që të nënvlerësohet Kosova prej Edi Rames. Ai duhet ta gjejë gjuhën me Prishtinën njëmijë herë më mirë se sa e ka gjete me Beogradin se Prishtina flet shqip e Beogradi serbisht. Nuk do të duhet të vazhdonte asnjë festival Edi Rama pa Kosovën e kundër Kosovës. Ai nuk besoj se është i dërguari i presidentit amerikan ne rajon që ta mbarësoje rajonin”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat