Mesazhet e ashpra të Lumir Abdixhikut

Politika

Mesazhet e ashpra të Lumir Abdixhikut

Nga: A.Z Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:59
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja po ngjitet për zgjedhje lokale dhe këtë e di partia në pushtet.

Abdixhiku ka kritikuare disa nga udhëheqësia e vjetër e LDK-së, ku i fajëson për rënien e partisë.

Lidhur me këtë deklaratë të Abdixhikut, analisti politik Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se nga sjelljet politike ndaj kandidatëve, Abdixhiku ka dhënë mesazhe të fuqishme, madje Shahu thotë se kjo vërehet edhe tek prezantimi që Abdixhiku i’a bëri Anton Qunit.

Shahu shtoi se LDK do ia dal me fytyrë njerëzore, vetëm atëherë kur të gjejë anëtarësinë e saj.

“Është e vështirë të thuhet se Abdixhiku po i kthen lavdinë LDK, por në sjelljet politike që ka bërë si me kandidatë për komuna si Anton Çuni në Prizren, ai ka dhënë mesazhe të fuqishme civilizimi e qytetarie. Abdixhiku e ka gjetë LDK në kuotat më të ulëta nga përçarjet dhe pabesitë, nga lakmitë e karierizmat. Por, ai duket se është duke sjell një frymë të re. Mjafton të lexosh tekstin prezantues që ai nxori në rrjetë sociale kur prezantoi dje Anton Çunin dhe kupton fytyrën njerëzore që përcjell Abdixhiku për LDK. Kjo parti është krijuesja e ndërtuesja e shtetit, por duhen të gjejë anëtarësinë e saj, atë anëtarin e thjeshtë që ndërtoi shtetin në kohë pa shtet, dhe LDK ia del me fytyrë njerëzore”, ka përfunduar Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat