“I tmerruar, i trishtuar”/Vuçiqi paralajmërohet nga analisti i Amerikës

Politika

“I tmerruar, i trishtuar”/Vuçiqi paralajmërohet nga analisti i Amerikës

Nga: M.H. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:10
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri Kurti po vazhdon të përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën sidomos në arenën ndërkombëtare.

Fitorja bindëse e LVV-së ka bërë që ajo të ndjehet e pathyer në qëndrimet e saj, shkruan “Bota sot”.

Një nga sfidat që Kurti ka pasur, ka qenë padyshim përballja e tij me Vuçiqin.

Së fundmi ishte takimi i 19 korrikut ai që përballi Kosovën dhe Serbinë në Bruksel.

Në lidhje me paraqitjen e Kurtit në këtë takim mirëpo edhe përfaqësimin e tij gjatë mandatit që tashmë ka, ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika Binak Maxharraj.

Profesori shprehet se Kurti nuk bën asnjë kompromis në dëm të Kosovës dhe se në dialog parashtroi kërkesat e tij të fuqishme duke lënë Serbinë të pafuqishme.

Image
Binak Maxharraj

“Albin Kurti nuk është ai që bën kompromise në dëm të Kosovës dhe se sipas tij në këtë dialog të ndryshuar me platformë të re nuk ekziston termi dhe fjala kompromise sepse nuk ka kompromise me gjakin tonë shekullor. Albin Kurti me katër kërkesat e para të parashtruara më 15 qershor 2021 i kërkoi Serbisë së pari kërkim falje, pastaj deklaratin e paqes, por më e fuqishmja ishte njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, pa të cilën nuk ka kuptim që dialogu të shkojë më tutje. Kurse në takimin e fundit të 19 korrikit 2021 Albin Kurti i parashtroi edhe kërkesa më të fuqishme të përfshira në dokumentin gjashtë pikësh”, u shpreh ai.

Tutje, Maxharraj thotë se Kurti la pa frymë dhe mend delegacionin e Serbisë dhe përmendja e tre gjenocideve të Serbisë ishte pjesa më e drejtë nga ky takim.

Profesori përmend dëmet në njerëz dhe ato materiale që kanë kryer serbët duke shtuar që falja duhet të bëhet nga ana e Serbisë.

“Por ajo së çfarë e la pa frymë dhe pa mend delegacionin e Serbisë në krye me Vuçiqin ishte edhe kërkesa për krimet e luftës duke ia përmendur me fakte për tre gjenocidet që Serbia i ka krye në Kosovë atë të vitit 1878 kur Serbia i bëri masakrat më të tmerrshme duke e pastruar nga shqiptarët Sanxhakun e Nishit duke i shpërngulur me dhunë në Turqi, por që një pjesë e madhe janë dëbuar në Kosovë që sot e kësaj dite njihen si muhaxhierë, pastaj gjenocidin e vitit 1912 kur Serbia bëri krime dhe gjenocid të tmershëm mbi popullatën shqiptare duke e ndarë edhe Kosovën dhe trojet tjera shqiptare ne Maqedoni, Mal të zi,dhe Sanxhakun e Tregut te Ri, ndërsa gjenocidi i fundit ishte i vitit 1999 ku Serbia me dhunë depërtoi mbi 1 milon shqiptar nga Kosova, masakroi mbi 12 mijë civil, përdhunoi mbi 20 nana dhe motra tona, ku vrau dhe masakroi fëmijë, pleq e gra, ku bëri dëme materiale në vlerë mbi 36 miliard euro, etj”, tha profesori.

Opinonisti nga Amerika më tej thotë se kërkesat që Kurti dha në takimin në Bruksel ishin të fuqishme dhe alarmuese për ndërkombëtarët.

Ai thotë se në këtë takim Vuçiq mbeti i tmerruar dhe i trishtuar nga ajo se çfarë Kurti i kërkoi.

“Kërkesat legjitime të delegacionit të Kosovës janë shumë të fuqishme, janë alarmuese për opinionin e gjerë ndërkombëtar sepse ia ngritën imazhin e Kosovës në këtë dialog, kurse delagacioni i Serbisë në krye me Vuçiqin i refuzoi këto kërkesa sepse nuk donte të hapen krimet dhe e kaluara gjenocidiale e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, por ajo se çka është edhe më befasuese ishte që Vuçiq ishte i trishtuar, i tmerruar sa që ishte krejtësisht i humbur dhe nuk e kontrollonte veten. Takimi i mbajtur në Bruksel ishte një takim aq i fortë i Kosovës në kërkesat e veta, sa që Vuçiqin me fjalë tjera për herë të parë e bëri të flas me veten”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat