Driton Tali: Vuçes si ish-ministër i propagandës së Millosheviçit, hiq s`po i ka hije

Politika

Driton Tali: Vuçes si ish-ministër i propagandës së Millosheviçit, hiq s`po i ka hije

Nga: M.L. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:35
Driton Tali

Driton Tali, këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka krahasuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq me ish udhëheqësin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

“Titos nuk është se nuk i kishte hije me lujat në mes demokracisë perëndimore dhe diktaturës lindore.

Por, Vuçes, ish vullnetarit të njësitit çetnik, të vojvodës, Slavko Aleksiq, nga ditët e para të Luftës në Bosnje, hiç s'po i ka hije”, ka shkruar Tali në Facebook.

Ai i ka numëruar pozitat e Vuçiqit para luftës. “Prej snajperistit te "Varret Hebreje", në gazetar të TV Pale, e Sekretar të Përgjithshëm të radikalëve të Sheshelit, i cili kërcënonte se "për çdo serb të vrarë do t'i vrasim 100 myslimanë", e për të vazhduar në ministër të Propagandës për satrapin Milosheviq, gjatë masakrave dhe gjenocidit në civilë shqiptarë”.

Po ashtu, Tali ka numëruar edhe pozitat e veprimet e Vuçiqit pasluftës.

“E pas Luftës, duke i akuzuar të gjitha shtetet e dalura nga YU e dikurshme për "serbofobi", e në të njëjtën kohë duke e madhëruar Milosheviqin, dhe shpreh racizëm e inkurajuar racizmin serb kundër shqiptarëve, por edhe urrejtje ndaj boshnjakëve kroatëve dhe së fundmi edhe ndaj malazezëve.

Gjithmonë në ndërkohë duke u munduar për ta luajtur rolin e internacionalistit liberal në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky Vuçiq mund t`i pëlqejë vetëm një jugo-nostalgjiku.

“Ama hiç s'po i ka hije. Ndonëse aty këtu te ndonjë artist provincial, që vuan nga kompleksi i inferioritetit, dhe jugonostalgjik këto kopalla Vuçe mirë po i shet”, përfundoi Tali.

Kujtojmë se sot është mbajtur “Forumi Ekonomik Rajonal”, i ftuar nga kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zayev, ku morën pjesë edhe Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat