Zgjedhjet lokale, test për partitë politike

Politika

Zgjedhjet lokale, test për partitë politike

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:25
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka publikuar listën e kandidatëve për kryetar të Komunave për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor.

Në këtë listë, LDK-ja ka sjellur emra të rinj, po ashtu ka rikandiduar edhe disa zyrtarë të saj të cilët janë në krye të komunave për disa mandate.

Opinionisti Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, nuk mendon se pas ardhjes së Abdixhikut në krye të LDK- së ka ndonjë ndryshim pozitiv.

“Klika e mëparshme e ka rrënuar aq thellë  LDK-në, sa që  këtij subjekti i duhet shumë kohë e mund për ta rikthyer imazhin që e kishte dikur. Madje supozohet se Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku akoma vepron sipas ndikimit të klikës së vjetër të LDK-së, edhe pse kjo nuk bëhet publike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, kandidaturat për kryetarë të Komunave nga radhët e LDK-së nuk do t`i sjellin fitore LDK-së.

“Kandidaturat për Kryetar të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale nga radha e LDK-së, e kanë të pa mundur të realizojnë fitore. Psh:  z.Lutufi Haziri e ka të sigurt humbje e zgjedhjeve lokale për komunën e Gjilanit, për mandatin e tretë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Më tej, Bytyçi shprehet se ndërrimi i kryetarëve të cilët kanë pasur disa mandate në krye të komunave është në interes të qytetarëve.

“Sipas të gjitha analizave është jo produktive në çdo aspekt që një Kryetar komune të qëndrojë për 3 apo katër mandate në krye të një komune.  Për më tepër kur bëhet fjalë për disa kryetarë komunash jo vetëm që nuk i kanë përmbushur premtimet ,por edhe  përfolën për afera korruptive dhe keqpërdorim pozitash, ndërrimi i tyre është shumë i shëndetshme dhe në interesin e qytetarëve të shumë komunave të Kosovës”, potencuar ai.

Në fund, ai shprehet se zgjedhjet lokale do të jenë një test i rëndësishëm që do të tregojnë se cilat subjekte gëzojnë përkrahjen më të madhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat