Pas akuzave të PDK-së, presidentes Vjosa Osmani i vjen përkrahja e madhe: Ajo është meritore për..!

Politika

Pas akuzave të PDK-së, presidentes Vjosa Osmani i vjen përkrahja e madhe: Ajo është meritore për..!

Nga: A.Z Më: 30 korrik 2021 Në ora: 20:49
Vjosa Osmani

Pas dekretimit të anëtarit të dytë në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur fitore të kushtetutshmërisë për vendin, derisa e kanë akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka rrezikuar zgjedhjet lokale duke e vonuar kompletimin e KQZ-së.

“Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhjeve lokale. Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese”, thuhet në komunikatën e tyre.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se akuzat ndaj Osmanit janë të palogjikshme, madje Osmani është meritore për zgjedhjen e anëtarit të dytë të PDK-së.

Ai shton se Osmani nuk e ka rrezikuar kushtetutën e Kosovës në asnjë mënyrë, sepse vonesat ligjore asnjëherë nuk rrezikojn kushtetuesen, madje asnjë shtet nuk ekziston që nuk tejkalon afatet ligjore kushtetuese.

Tutje ka potencuar se me zgjedhjen e anëtarit të dytë të KQZ-së, Osmani vetëm se i ka plotësuar të gjitha ligjet kushtetuese.

“Akuzat e PDK-së ndaj Vjosa Osmanit gjatë dekretimit të dytë në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ-së) janë të palogjikshme për shkak se meritore për zgjedhjen e anëtarit të dytë të kësaj partie është bërë nga vetë presidetja Osmani. Prandaj të kota janë zërat e PDK-së se presidentja ka rrezikuar zgjedhjet lokale për shkak tejkalimit të afatit ligjor e vonesës së kompletimit të KQZ-së. Vonesat ligjore kurrë nuk rrezikojnë kushtetuesen, nuk egziston shtet në botë që nuk tejkalojnë afatet ligjore kushtetuese, kushtetutat shtetërore rrezikohen me mosrealizimit të ligjeve e jo me tejkalimin e afateve, në këtë rast presidentja Vjosa Osmani në asnjë mënyrë nuk ka rrezikuar as kushtetutën e Kosovës e as Zgjedhjet lokale, përkundrazi me zgjedhjen e anëtarit të dytë të KQZ-së ka plotësuar e kompletuar të gjitha ligjet kushtetuese për zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtë. Shumë më mirë për PDK-në do të ishte të merrej me vetëveten për të fituar zgjedhjet sesa me presidenten e Kosovës për obligimet e saja kushtetiese”, ka deklaruar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat