“As Rama, as Vuçiqi”/ Zbulohet udhëheqësi i ‘fshehtë’ i Minishengenit – disa ditë më parë vizitoi Tiranën!

Politika

“As Rama, as Vuçiqi”/ Zbulohet udhëheqësi i ‘fshehtë’ i Minishengenit – disa ditë më parë vizitoi Tiranën!

Nga: A.Morina Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:42
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Samiti i mbajtur në Shkup për ‘Minishengenin Ballkanik’, shkaktoi reagime dhe debate të shumta.

Të gjitha këto erdhen si pasojë e afërsisë së jashtëzakonshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përveç kësaj, kryeministri Rama i mbështeti politikat serbe të Vuçiqit, madje ai deklaroi se: “Nuk mund të mbetemi peng i së shkuarës!”, duke iu referuar raporteve Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë temë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Ai tregoi qëllimin kryesor pse iu ndryshua emri Minishengenit në ‘Open Ballkan’. Sipas Bytyçit, kjo u bë me qëllim të fshehjes së identitetit të kësaj nisme.

Po ashtu, profesori tha se udhëheqës i projektit të Minishengenit është George Soros.

Image
Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi

“Samiti në Shkup i ndërroi emrin minishengenit dhe e ktheu në Open Balkan. Në fakt sa herë dikush ndërron emrin e bën këtë për të fshehur identitetin e vërtetë. Rama, Vuçiq dhe Zaev sot e shpallën më mirë identitetin e kësaj nisme. Vunë emrin e shoqërisë së hapur të George Soros. Na dëshmuan se udhëheqës i kësaj lëvizjeje është Sorosi dhe jo Beogradi, Tirana apo Shkupi. Unë besoj se edhe përveç detyrimeve, qëllimeve dhe objektivave, është diskutuar dhe përcaktuar nga Aleks Soros gjatë vizitës së tij të para pak ditëve në Tiranë dhe qëndrimit në Jug të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Bytyçi u shpreh se kryeministri Rama kërkoi që të harrohet e kaluara dhe të mos merremi me të, për shkak se kjo gjë është në interes të ‘vëllait të tij’, Aleksandër Vuçiq.

Ai u shpreh se me këtë kryeministri i Shqipërisë në formë ultimatum i kërkoi Kurtit dhe Osmanit, t’i harrojnë krimet dhe gjenocidet serbe në Kosovë.

“Rama tha shumë gjëra në Shkup. Tha se "Europa është një Jugosllavi e Madhe, ndërsa minishengeni është një Jugosllavi e vogël"! Tha se minishengeni nuk paska lidhje me politikën. Por më e rëndësishme është se ai kërkoi që të mos merremi me të kaluarën! Kujt ia kërkoi këtë? Sigurisht viktimave të Serbisë, para se gjithash Kosovës! Ia kërkoi këtë në formë ultimatumi Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës. Pse? Sepse është interesi i mikut e vëllait të tij, Aleksandër Vuçiq që të mos flitet për të kaluarën. Pra të mos flitet për krimet dhe genocidin serb në Kosovë!”, theksoi Bytyçi.

Në vazhdim, profesori tha se kjo deklaratë e Ramës e vendosi atë përkrah Serbisë dhe kundër Kosovës.

Ai shtoi se për kryeministrin e Shqipërisë janë të pranueshëm edhe asociacioni, ekstraterritorialiteti serb në Kosovë e pse jo, edhe ndarja e saj.

“Kjo kërkesë e përsëritur disa herë nga kryeministri i Shqipërisë e ka vënë atë përkrah Serbisë kundër Kosovës. Sepse nga pranimi i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë varet edhe zgjidhja e konfliktit midis këtyre dy vendeve. Rama, njësoj si Vuçiq, kërkon që të mos diskutohet për këtë, por të pranohen ultimatumet e Beogradit për atë që shumë kush e konsideron "kompromis" i Kosovës me Serbinë. Pra që të pranohet asociacioni, ekstraterritorialiteti serb në Kosovë e pse jo, edhe ndarja e saj.”, nënvizoi ai.

Tutje, Bytyçi potencoi së është e papranueshme kërkesa për ‘ta harruar të kaluarën’, pasi kjo gjë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar dhe për pasojë e konsideron edhe si akt tradhtie.

“Ky qëndrim i Edi Ramës është në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e shqiptarëve, por edhe me të drejtën dhe zgjidhjet racionale. Sipas meje ky është një qëndrim I papranueshëm, bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar dhe për pasojë e konsideroj edhe si akt tradhtie, madje në kuptimin e mirëfilltë ligjor e penal dhe jo thjesht në kuptim e retorikës. Akt tradhtie përbën edhe fakti se Edi Rama deklaroi në Shkup se minishengeni është çështje strategjike e Shqipërisë, gjë që nuk është e vërtetë”, shpjegoi profesori.

Gjithashtu, ai deklaroi se Rama po i bën aleancat strategjike sipas dëshirës së tij, ku përmes marrëdhënieve me Serbinë po tenton të shkatërrojë shtetësinë e Kosovës.

“Që të përcaktohet një marrëdhënie si çështje strategjike duhen diskutime të gjera dhe konsensus politik në vend. Edi Rama i shpall aleancat strategjike sipas dëshirës së tij. Nëse ai ka marrë përsipër të shpallë si strategjike marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë për ta shkatërruar shtetësinë e Kosovës, siç po shihet, ai kryen një akt tradhtie të pastër. Dhe këtë akt e kreu ditën e sotme. Shpërfillja e interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan është një akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Edi Rama është aktor dhe autor i këtij akti. Ai duhet ndëshkuar për këtë. Po kush mund ta bëjë këtë? Askush”, tha Bytyçi.

Krejt në fund, profesori kërkoi nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani që të mos dorëzohen përballë presionit të Vuçiqit dhe Ramës. Pasi, sipas tij nëse këta të fundit nuk dorëzohen, atëherë shumë shpejt do të dorëzohet Edi Rama

“Me rëndësi është që qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani t'i qëndrojnë presionit të Serbisë e të Edi Ramës dhe të mos dorëzohen. Nëse këa nuk dorëzohen, do të vijë një ditë e do të dorëzohet Edi Rama. Uroj që jo vetëm historia ta konsiderojë si tradhtar të interesave të atdheut e të kombit të tij, por këtë njollë ta marrë edhe përmes një akti gjyqësor”, përmbylli Enver Bytyçi, përcjell “Bota sot”/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat