Kërkohet ndryshimi i qasjes së Ramës ndaj Kosovës

Politika

Kërkohet ndryshimi i qasjes së Ramës ndaj Kosovës

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:53
Edi Rama

Çdo vit qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, janë takuar në mes veti.

Ato gjatë këtyre takimeve kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme ndërmjet tyre.

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto  takime nuk kanë përmbajtje substanciale nuk prodhojnë  diçka reale.

“Takime të tilla të cilat nuk kanë përmbajtje substanciale nuk prodhojnë  diçka reale, pasi shtetet kanë tendenca të dominimit e jo të bashkëpunimit si proklamohet”, ka theksuar ai.

Po ashtu,  Ahmeti ka shtuar se shteti i Kosovës po injorohet në mënyrën me klasike, dhe po fuqizohet Serbia në Ballkan.

“Kryeministri i Shqipërisë duhet me ndryshuar qasje të kësaj logjike, pasi shteti i Kosovës po injorohet në mënyrën me klasike, e po fuqizohet Serbia në Ballkan. Kjo qasje e mbrapshte e Shqipërisë devijon rrugën e bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare, por edhe faktorizon Serbinë ne mohimin e të drejtave të shqiptareve në Serbi”, ka thënë Ahmeti .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat