Ndihma nga Irlanda për vizat, pesha kryesore është te këto shtete, kështu duhet vepruar

Politika

Ndihma nga Irlanda për vizat, pesha kryesore është te këto shtete, kështu duhet vepruar

Nga: A.Z Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:45
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan dhe përmes një komunikate për media, u bë e ditur se Kurti ka thënë se Irlanda mund të jetë zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në komunikatë për media, thuhet se kryeministri Kurti me ambasadorin jorezident të Irlandës, Gargan, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet të dyja shteteve.

Përveç kësaj, në këtë takim pjesë e diskutimit ka qenë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe për këtë pikë Kurti tha se Republika e Irlandës mund të jetë zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

E lidhur me atë se a do të na ndihmojë edhe Irlanda për liberalizim të vizave, në një prononcim për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani, ka deklaruar se pesha kryesore është Franca, Gjermania si dhe Holanda.

Madje, sipas Burjanit, shumë vite kanë shkuar kot, për arsyet se asnjëherë deri tani nuk ka pasur gatishmëri as nga Franca dhe as nga Holanda për ta përkrahur liberalizimin.

“Kjo është në rregull, por peshë krysore bëjnë me Francën e Gjermanin, Holandën. Pra, duhet lobizim për të kërkuar nga Franca që të anojë ka liberalizimi. Deri më tash siç dihet nuk ka pasur gatishmëri nga Franca dhe Holanda për të përkrahur procesin, kjo ka bërë që shumë vite të humben kotë, e qytetarët të jetojnë të izluar”, ka potencuar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat