Afërsia e Ramës me Vuçiq/ Befason analisti: Edhe ish-presidenti Thaçi...!

Politika

Afërsia e Ramës me Vuçiq/ Befason analisti: Edhe ish-presidenti Thaçi...!

Nga: A.SH Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:43
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Pas mbajtjes së takimi në Shkup mes kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit Zoran Zaev, pati reagime të shumta.

Të gjitha këto erdhën si pasojë e afërsisë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përveç kësaj, kryeministri Rama i mbështeti politikat serbe të Vuçiqit, madje ai deklaroi se: “Nuk mund të mbetemi peng i së shkuarës!”.

Kundër kësaj marrëveshje është deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lidhur me këtë analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se afërsinë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Vuçiq nuk duhet ta kritikojmë sepse po aq afërsi kishte krijuar edhe ish-presidenti Thaçi.

Image
Islam Krasniqi

 

“Duhet të kuptohen politikat dhe interesat e shteteve dhe e vërtetë që nuk duhet të mbetëm peng e së kaluarës për të nderuar të ardhmen, por jo duke e harruar të kaluarën thuaje se s’ka ndodhur asgjë. Kryeministri shqiptar dhe Presidentit serb kanë krijuar një afërsi miqësore në mes të vetit, por ne nuk duhet t'a kritikojnë aq shumë pasi që edhe ish presidenti jonë kishte krijuar një miqësi të tillë”, shprehet analisti.

Sipas tij, ne duhet të ecim përpara duhe e ndërtuar të ardhmen por pa e harruar të kaluarën.

“Kryeministri shqiptar na ka ftuar disa herë që të bëhemi pjesë e Minishengenit, mirëpo ne nuk kemi interes që të bëhemi pjesë e kësaj marrëveshje të cilën po e përkrahin edhe SHBA-të, por duhet të ecim përpara duke e ndërtuar të ardhmen por pa e harruar të kaluarën, duke e ditur se ngecja në të shkuarën na e vret të ardhmen”, ka thënë Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat