“Zbulohet” projekti që ia sjell fundin Serbisë - ja nga çfarë po frikësohet Vuçiqi

Politika

“Zbulohet” projekti që ia sjell fundin Serbisë - ja nga çfarë po frikësohet Vuçiqi

Nga: M.H. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 20:56
Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova nuk po arrinë të bind Serbinë që ta njohë pavarësinë e saj.

Mos arritja e njohjes së pavarësisë ka arritur të mobiliozj edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndër të tjera Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës ta hapë me presidentin e Amerikës dhe se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori univeristar Enver Bytyçi i cili fillimisht u shpreh se deklarata e tillë e Erdoganit është një kthesë e rëndësishme mirëpo që ekzistojnë dy arsyje që është bërë një veprim i tillë.

Arsyeja e parë sipas tij është që këtë deklaratë ai e tha në kohën kur po udhëtonte në Qipron Veriore kështu ai përcjelli një mesazh që Turqia ka njohur Kosovën dhe se edhe Qipro Veriore duhet ta njoh Qipron Turke.

Gjithashtu profesori thotë se Erdogan bën një paralelizëm midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe ndërhyrjes së ushtrisë turke.

“Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan, para disa ditësh deklaroi se do të lobonte për shtimin e njohjeve të Kosovës e madje premtoi se për këtë çështje do të koordinonte politikat me presidentin amerikan, Joe Biden. Ishte kjo një kthesë e papritur në poziciionimin e shefit të shtetit turk. Sipas meje kishte dy arsye për këtë pozicionim të vjetër e njëkohësisht të ri të tij. Së pari, duhet thënë se pohoi kësisoj në nisje për të marrë pjesë në një manifestim të Qipros Veriore në Lefkosha. Që do të thotë se pati një lloj asosimi midis rastit të Kosovës dhe rastit të Qipros. Kishte një mesazh: Ne e kemi njohur dhe e mbështesim pavarësinë e Kosovës. Ju vendet demokratike të perendimit duhet ta bëni të njëjtën gjë për Qipron Turke. Për mua ai në këtë pikë ka të drejtë. Edhe Qipro Turke u pavarësua mbasi qeveria qendrore e Qipros e administruar nga shumica greke shkaktoi masakra kundër turqve. Ky është një fakt historik. Ndërkaq Erdogan bën një paralelizëm midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe ndërhyrjes së ushtrisë turke, pjesë e NATO-s në Qipro në korrik 1974. Pra ky është tentimi i parë”, u shpreh ai.

Arsyeja e dytë sipas profesorit është paralajmërimi që Greqia bëri se do ta njoh Kosovën e kështu Erdogani po shpallë një garë mes shteteve por që Kosova duhet të qëndroj neutrale në këtë aspekt.

“Së dyti, dekarata e Erdogan vjen menjëherë në kohën kur po flitet për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë. Presidenti turk duket se e sheh raportin me Kosovën si garë me shtetet e tjera, sidomos me Greqinë. Por Kosova qëndron dhe duhet të qëndrojë midis të dy shteteve, pa trazuar asnjërin prej tyre, pa u pozicionuar pro ose kundër edhe në grindjet e tyre. As Kosova, as Shqipëria nuk kanë interes të hyjnë ndërmjet shteteve fqinjë e të mbajnë anë, sepse kjo krijon armiq të paarsyeshëm”, tha profesori.

Ndër të tjera Bytyçi thotë se kjo deklaratë e Erdoganit ka shqetësuar Vuçiçin pasi ai tash duhet të lobojë më shumë për ç’njohje të Kosovës mirëpo që edhe gjatë bisedës së djeshme Vuçiç i ka kërkuar Erdoganit të mos loboj për Kosovën.

Image
Prof. Dr. Asoc Enver Bytyçi

Duke vazhduar profesori thotë se Erdogani i ka premtuar Vuçiçit që do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi mirëpo nuk i ka premtuar që nuk do ta ndihmojë Kosovën.

“Por deklarata e Rexhep Tayp Erdogan e ka shqetësuar shumë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai fillimisht kërcënoi se nëse Turqia lobon, atëherë edhe Serbia do të punojë për ç’njohjet e shtetit të Kosovës. Në fakt ç’njohjet Vuçiç e Tadiq i kanë inicuar për të gënjyer popullin serb, sepse në të drejtën ndërkombëtare nuk njohet nocioni i c’njohjes! Ndërsa dje Vuçiç ka folur në telefon me Erdogan për këtë çështje. Nga ajo çfarë kemi lexuar duket se presidenti i Serbisëi i ka kërkuar presidentit të Turqisë që të mos angazhohet në njohjet e reja për shtetësinë e Kosovës. Dhe si argument ai ka përdorur bisedimet, dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. D.m.th „Ne po bisedojmë, së paku gjatë kësaj kohe ju rrini asnjanës“! Është krejt normale që të ketë thënë se „mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë“! Por ai e di se Vuçiç merr pjesë në dialog vetëm e vetëm për të përfituar kohë e për të justifikuar kërkesën e tij ndaj shteteve tjera që të presin për njohjen e Kosovës si shtet sovran. Ai e di se Beogradi nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën dhe ta votojë atë në OKB. Në këto kushte presidenti turk është treguar diplomat në përgjigjen me Vuçiç. I ka premtuar se mbështet dialogun, por jam i bindur se nuk i ka premtuar mosangazhimin e tij për njohjen e shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Turqia dhe SHBA-të do të kenë Kosovën pikë diskutimi

Profesori deklarimet e Erdoganit i sheh serioze dhe pret që në shtator të shihen të vërtetat që i premtoi duke shtuar se do të jetë temë diskutimi Kosova dhe Serbia mes shtetit të Turqisë dhe SHBA-ve.

“Personalisht kam patur rezervat e mia për afrimin e presidentit të Turqisë me presidentin rus, Vladimir Putin. Por Erdogan është serioz. Kur ai thotë se do të lobojë për Kosovën, nuk është nga ata që thyhet ose ndryshon mendje pse dikush, qoftë ky Vuçiç apo Putin, ia kërkon këtë. Ai beson në fjalën që thotë. Nuk mendoj se ka karakterin e disa politikanëve perversë, që kthehen gjithnjë nga fryn era. Prandaj kam besim se ai do të lobojë për njohjen e shtetit të Kosovës. Do të shohim në shtator, kur ai të takohet me zotin Biden. Jam i sigurt se do të bisedojë me presidentin amerikan për Kosovën. Nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe po të kemi parasysh raportet e marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Dhe dy të mëdhenjtë e NATO-s kanë fuqi të jashtëzakonshme që të ndikojnë sidomos te anëtarët e Aleancës Atlantike që këto shtete (Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia) ta njohin pavarësinë e Kosovës”, potencoi profesori.

Në fund, ai thotë se kjo strategji i Erdoganit është që Kosova të pranohet në NATO dhe të mos mbetët barrë e Brukselit dhe se për këtë arsyje edhe trembet Vuçiç e mundohet ta ndaloj këtë gjë.

Pranimi i Kosovës është NATO i hapë rrugë përshpejtimit të integrimit të saj në BE dhe nëse ndodh kjo Kosova do të afrohet me BE-në më shumë sesa Serbia.

“Besoj se strategjia e kësaj lëvizjeje është që Kosova të pranohet në NATO dhe të mos bëhet barrë e Brukselit me oraninë e KFOR-it aty. Pranimi i Kosovës në NATO sjell mbrojtjen e pashmangshme të saj nga aleanca, pa patur nevojë për një trupë ushtarake të përhershme në vend, Këtë e garanton neni 5 i Kartës së Atlantikut. Pikërisht këtij projekti i trembet Aleksandër Vuçiç. Ndaj ai bën gjithçka mundet për ta parandaluar këtë. Sigurisht presidenti serb nuk ka mjete tjera për aksionin e tij kundër Kosovës, veç armës diplomatike. Nuk bën punë as ushtria e tij, as aleamca e Beogradit me Moskën për të parandaluar pranimin e Kosovës në NATO. Dhe pranimi i Kosovës është NATO i hapë rrugë përshpejtimit të integrimit të saj në BE. Nëse ndodh ky parashikim imi, do të shihni se si Kosova do të afrohet me BE-në më shumë sesa Serbia dhe vendet e tjera të rajonit, veç Malit të Zi. Mjafton që qeverisja e re të mbajë premtimet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për zbatimin e standardeve të demokracisë në ushtrimin e pushtetit”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat