“Serbia strehon baza ruse”, vjen thirrja urgjente për këto shtete - kërkohet ‘eliminimi’ i Vuçiqit nga skena politike!

Politika

“Serbia strehon baza ruse”, vjen thirrja urgjente për këto shtete - kërkohet ‘eliminimi’ i Vuçiqit nga skena politike!

Nga: A.Morina Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:33
Sistemi rus i mbrojtjes raketore “Pancir S” i vendosur në aeroportin e Bajtanicës. Serbi, tetor, 2019.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tash e një kohë të gjatë po insiston në jetësimin e projektit të “Ballkanit të Hapur”, ku ka marrë përkrahje të madhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Mirëpo, kjo gjë u kundërshtua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurse, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka përmendur edhe pasojat që mund të vijnë, nëse një gjë e tillë realizohet

Zaimi në një intervistë për gazetën “Bota sot” u shpreh se duke marrë parasysh që Serbia orientimin politika nga Rusia, jetësimi i projektit të “Ballkanit të Hapur” është i rrezikshëm.

Ai përmendi edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë që shteti serb ka bërë me Unionin Euroaziatik me qendër në Rusi.

Image
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi

“Serbia ka nevojë për një klasë politike demokratike e me orientim evropian. Klasa aktuale me rrënjë milosheviçiane e rankoviçiane orientimin e ka nga “Eurazia” e Putinit, edhe kur bën lojë bivektoriale. Në 10 korrik Serbia lidhi marrëveshje të tregtisë së lirë me Unionin Euroaziatik me qendër Rusinë”, deklaroi Zaimi.

Krahas kësaj, zyrtari i LVV-së u shpreh se Serbia po armatoset me armë dhe dronë kinezë, jo për ta luftuar NATO-në, por për të shkaktuar trazira në Ballkan në momentin e tërheqjes së trupave amerikan.

“Serbia strehon baza ruse, dhe është i vetmi vend evropian që blen armë e drona kinezë. Serbia është vendi me buxhet më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor. Ajo sigurisht nuk armatoset që të luftojë me NATO-n. Por, periudha e presidencës Trump dëshmoi se prezenca e trupave amerikan dhe atyre të NATO-s në rajon, mund të mos jetë e përhershme në të ardhmen”, theksoi ai.

Në vazhdim, Zaimi paralajmëroi se në rast të tërheqjes së trupave amerikan, në Ballkan do të krijohet situatë e ngjashme si me talibanët në Afganistan.

Po ashtu, ai përmendi edhe refuzimin e Vuçiqit për mos nënshkrimin e paktit të mos sulmimit të Kosoës.

“Një tërheqje e trupave amerikane, do të krijonte një situatë të ngjashme si në Afganistan, ku tash po kthehen talibanët. Talibanët, paralelen e dëshirës për dhunë e agresion në Ballkan nuk e kanë te populli serb, por te kjo klasë politike e Serbisë. Vuçiqi nuk pranon as në vitin 2021 të nënshkruajë pakt mossulmimi me Kosovën”, nënvizoi Zaimi.

Në fund, ai kërkoi nga vendet e Ballkanit që ta ‘eliminojnë’ Vuçiqin nga skena politike e Serbisë.

“Do të ishte mirë që vendet e tjera të Ballkanit, si Shqipëria e Maqedonia Veriore, ta izolonin Vuçiqin, deri në momentin kur vetë qytetarët e Serbisë ta largonin këtë klasë politike, dhe të afronin udhëheqës të rinj, demokratë e pa komplekse për dënimin e krimeve”, përfundoi Arbër Zaimi./BS

*Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat