Thikë pas shpine Kosovës/Rama amnistoi krimet serbe në Kosovë, për këtë arsye ai është kundër Kurtit

Politika

Thikë pas shpine Kosovës/Rama amnistoi krimet serbe në Kosovë, për këtë arsye ai është kundër Kurtit

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 2 gusht 2021 Në ora: 08:13
Albin Kurti, Edi Rama dhe Vuçiq, foto ilustrim "Bota sot"

“Open Balkan” (Ballkani i Hapur) është emri i ri me të cilin do të promovohet edhe më tej iniciativa e formuar fillimisht si ‘Minishengeni’ Ballkanik.

Ky emër u prezantua të enjten, së bashku me katër zotime të tjera, që u bënë publike në Forumi ekonomik rajonal, ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka thënë se zyrtarisht nuk kanë pasur ftesë për këtë, derisa kanë qenë kundër kësaj iniciative që nga fillimi.

Bujë të madhe mediatike dhe reagime të shumta pati ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, për shkak të deklaratave të tij në Forumin e mbajtur në Shkup, ku nuk hezitoi që të dalë sërish kundër Kosovës dhe kryeministrit Kurti.

Rama në këtë Forum tha se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen. Madje, ai tha se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet nëse shikohet nga e kaluara.

“E shkuara nuk mund të diktojë se sa rritemi ekonomikisht. Përkundrazi, e ardhmja duhet ta diktojë. E shkuara nuk mund ta diktojë se sa zhvillohemi në të gjitha aspektet. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.

Përveç, kësaj Rama edhe e falënderoi Serbinë si shtetin fqinj të parin që e ndihmoi kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, duke e harruar Kosovën, kështu duke dalë edhe kundër saj.

Lidhur me këto deklarata të Ramës, kanë folur disa njohës të çështjeve politike.

“Rama në gjendje të dalë edhe publikisht kundër Kosovës”

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova gjithmonë e ka hedhur poshtë “Mini-shengenin”, duke e parë edhe mënyrën se si Rama mundohet ta dobësojë Kosovën, madje edhe gjatë forumit në Shkup, i cili pa pasur turp deklaronte se nuk duhet jetuar në të kaluarën, ndërsa duke e falënderuar shtetin serb që e ndihmoi kur ndodhi tërmeti, me që rast ai ia humbi Kosovës të gjitha kontributet ndaj tyre.

Image
Gani Qarri

“Siç dihet tanimë nga të gjithë, Kosova që nga fillimi e ka hedhur poshtë dhe vazhdon ta kundërshtojë me arsye të plotë, "Mini-shengenin", tani të quajtur edhe " Open Balkan", si rrezik i hapur nga Serbia për vendin tonë. Në anën tjetër duke par se si Edvin Kristaq Rama punon me kaq zell e në mënyrë të pareshtur për Serbinë dhe dobësimin e shtetit të Kosovës, i cili edhe përmes Forumit të mbajtur të enjten në Shkup, duke harruar plagët e hapura të Kosovës nga krimet dhe gjenocidi serb, pjesë e bashkë organizmit dhe planifikimit të të cilave ishte edhe vet Aleksandër Vuçiq si ish ministër i informatave të qeverisë së Milloshevioqit, gjatë okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, pa fije turpi as ndjesie njerëzore, deklaron se nuk duhet jetuar në të shkuarën dhe falënderoi Serbinë si shtet “të parë” fqinj, që e ndihmoi kur ndodhi tërmeti në Shqipëri. Këtu ai jo vetëm se e harroi kontributin e Kosovës me të gjitha mjetet dhe mundësitë dhënë në kohë tërmeti në Shqipëri, por edhe e mohoi krejtësisht Kosovën si shtet i pavarur dhe i ndarë nga Serbia, duke dalë hapur kundër saj”, tha ai.

Sipas Qarrit, Rama në mënyrë cinike e quajti Serbinë si shtet të parë fqinj dhe Kosova duhet t’i shohë këto sjellje dhe së bashku me Biden të ndërmarrë hapa të nevojshëm konform intrigave të Ramës dhe Vuçiqit, madje duke i shpallur të rrezikshëm për vendin e Kosovës.

“Madje Edvin Kristaq Rama në mënyrë tepër cinike, të qëllimshme dhe gati “ashiqare”, e futi edhe Kosovën në përbërje të Serbisë, duke e quajtur Serbinë shtet të parë fqinj, ani pse me Serbinë, Shqipëria nuk takohet askund me kufi. Ndaj sjelljet e hapura anti-Kosovë të shërbëtorit më besnik të Aleksandër Vuçiqit ndër shqiptar, Edivin Kristaq Ramës, i cili për ironinë historike të shqiptarëve, vijon të punojë pareshtur për interesat e Serbisë, ka ardhur koha që përfundimisht Kosova t’i shoh sjelljet e tij, me sy me kritik e kërcënim të hapur ndaj të ardhmes së vendit tonë dhe në konsultim me presidentin e SHBA-ve z, Joe Biden si miku më i mirë i shqiptarëve, të ndërmarrë urgjentisht të gjithë hapat e nevojshëm adekuat konform intrigave të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin, duke e shpallur në rast nevoje, edhe me dekret shtetëror, të rrezikshëm për vendin dhe të padëshirueshëm në Kosovë”, potencoi ai.

Më tej, ai ka thënë se raportet e Ramës ndaj Kurtit, janë duke ndikuar edhe në raportet Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas tij, Rama pa i interesuar trupat e vrarë nga Vuçiq, është në gjendje që edhe publikisht të dalë kundër shtetit të Kosovës.

“Kjo duhet të jetësohet edhe për faktin se Edvin Kristaq Rama jo vetëm që shprehet hapur kundër kryeministrit Kurti dhe Republikës së Kosovës, por ai ka kohë që është bërë shkaku kryesor edhe i raporteve jo sa duhet vëllazërore të dy pjesëve të kombit tonë, në Shqipëri dhe Kosovë. Për aq më tepër Edvin Kristaq Rama ka guximin të shkoj deri atje sa të bëhet bashkë me Serbinë dhe të dal publikisht kundër shtetit të Kosovës, pa i interesuar fare gjaku i derdhur i shqiptarëve dhe trupat e vrarë të të kidnapuar që ende vet krimineli Vuçiq i mban peng në Serbi, në vend që si kryeministër i Shqipërisë dhe shtetit amë, të kërkojë hetim ndërkombëtar se mos pikërisht, organet e tyre njerëzore mund t’i ketë keqpërdor Serbia dhe për ti humbur gjurmët, Vuçiq si pjesë e aparatit të atëhershëm shtetëror, as sot nuk pranon ti kthej në Kosovë, ku familjet tash e mbi 22 vite i presin me varre të hapura”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

“Kurti ia ka prishur pazaret Ramës me Vuçiqin”

Ndërsa, analisti politik Adem Bytyqi, ka thënë se Rama është i pari politikan, i cili e amnistojë Serbinë nga krimet e luftës, madje edhe nga deklarata e tij, shihet se ai e di mirë për makabrën por shtiret se nuk ka ndodhur asgjë.

Image
Adem Bytyqi

“Minishengeni Vuçiq - Rama është thikë pas shpine e Kosovës. Edi Rama, Kryeministri aktual i Shqipërisë është politikani i parë, por mendoj unë edhe i fundi, i cili e amnistojë Serbinë nga gjithë ato krime makabre të luftës së fundit kundër shqiptarëve të Kosovës. Kur thotë se duhet ta lëmë të kaluarën për të shikuar kah e ardhmja, shtiret thuajse nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse e di mirë për krimet makabre të luftës që i ka bërë ushtria dhe policia serbe kundër popullsisë civile në Kosovë, edhe jo vetëm që nuk ka kërkuar falje Serbia për këto krime monstruoze të luftës kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës, por Edi e din më mirë se Serbia i mohon këto krime të llahtarshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

Bytyçi më tej ka deklaruar se Rama vazhdon të jetë kundër Kurtit, sepse Kurti ia prish pazaret me Vuçiqin. Prandaj, Serbia haptas e kundërshton shtetësinë e Kosovës dhe mohon krimet e luftës.

“Edhe pse kështu Kryeministri aktual i Shqipërisë ia shtrinë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit një shteti gjenocidal anti shqiptar. Në pyetjen tuaj pse Edi Rama vazhdon të jetë kundër Kurtit dhe Kosovës, përgjigja ime do të ishte kjo: sepse Kurti ia ka prishur pazaret Vuçiq - Rama për ndarjen e Kosovës. Miqësia e Vuçiqit me Ramën është në favorin e Serbisë kundër Kosovës, sepse Vuçiqi, presidenti aktual i Serbisë mendon se pa Shqipërinë e ka më lehtë me Kosovën. Nuk ka dyshim se në një kohë kur Serbia haptas e kundërshton shtetësinë e Kosovës dhe i mohon krimet makabre të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës dhe nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidale anti shqiptare”, ka vlerësuar Bytyçi.

Ai Ramën e sheh të ngjashëm me Esat Pash Toptanin, madje sipas tij, politika e Kosovës dhe e Shqipërisë, duhet ta kuptojnë se qëllimi i Vuçiqit, është që t’i shkatërrojë raportet Kosovë-Shqipëri, përmes miqësisë me Ramën.

“Hyrja në raporte miqësore me Serbinë e Edi Ramës, kryeministrit aktual të Shqipërisë të kujton dikur lëvizjet dhe tradhtitë kombëtare të Esat Pash Toptanit. Se deri kur forcat politike në Shqipëri do ta tolerojnë një politikan të tillë injorant anti shqiptar në krye të shtetit shqiptar, mbetet të shihet. Një fakt duhet ta kuptojnë forcat politike në Kosovë dhe Shqipëri, se qëllimi i presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, është që përmes miqësisë së tij me Edi Ramën, kryeministrit aktual të Shqipërisë, të shkatërrojë raportet vëllazërore Kosovë - Shqipëri, duke zbatuar maksimën: "Përçaj,andaj sundo””, ka deklaruar Adem Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat