Klika e Millosheviçit nuk ndalet pa ndërmarrjen e këtyre masave!

Politika

Klika e Millosheviçit nuk ndalet pa ndërmarrjen e këtyre masave!

Nga: A.SH Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:32
Aleksander Vuçiq

Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së sotme ka folur mbi çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ai ka thënë se reciprocitetin do ta vendosin kur të përgatiten mirë që të mos dështojnë më.

“Tash, reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve që derivon nga koncepti i barazisë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Lidhur me këtë profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se reciprocitetit është parim bazë në mes shteteve të botës.

“Reciprociteti si parim i marrëdhënieve bilaterale dhe në raportet ndërkombëtare është parim bazik i ndërtimit të tyre. Kudo në mes shteteve ndërtohen raportet në bazë të reciprocitetit. Ai si parim është bazike në çështjen e te drejtave të minoriteteve në shtete fqinje. Mbi atë zhvillohen raportet politike dhe ekonomike, si dhe ato në kulturë dhe në arsim”, ka thënë profesori.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, vendosja e reciprocitetit është e vonuar me vite dhe kërkesa për heqjen e saj nga BE është e njëashme. Duhet shtuar më tej se shteti serb nga Kosova po kërkon asociacion deri edhe ripushtimin e Kosovës.

“Në këtë kuadër është e vonuar çështja e reciprocitetit. Kjo vonesë është mbi një decenje. Si e tille nuk është e parakoheshme dhe as armiqësore. Dhe, nëse kërkohet nga ndokush, sidomos nga UE etj., heqja është kërkesë e njëanshme dhe tipike kundër parimeve mbi të cilat janë ndërtuar raportet ndërkombëtare, të përcaktuara me Kartën e OKB-së. Kjo bazë vlen në veçanti me shtetin serb. Ky shtet ka dhunuar dhe vrarë e terrorizuar popullin shqiptar. Ka bërë gjenocid dhe tash po vazhdon me politikën ekspansioniste dhe tipike antishqiptare. As edhe sot nuk e njeh gjenocidin dhe nuk është ndarë nga ajo politike nënshtruese, e dhunës dhe e terrorit. Asnjë të drejtë nuk ua ka njohur shqiptarëve në Luginën e Preshevë. Ndërsa, ndaj Kosovës kërkon Asociacion serb eksterritorialitete e kishave dhe manastireve, deri edhe ripushtimin e Kosovës. Ndjek shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi. Po bënë ndalimin e qarkullimit të mjeteve qarkulluese të Kosovës me regjistrim të Kosovës. Këtu ka shumë çështje që tregojnë domosdoshmërinë e këtij parimi të reciprocitetit në raport me këtë shtet”, shpjegon më tej profesori.

Në fund, Kelmendi shton se, se klika e beogradit pa masa të tilla nuk mund të ndalet.

“Faktet tregojnë se vetëm masat konkrete, qoftë ato politike, qoftë nacionale, qoftë ekonomike etj., i njeh shteti kriminal serb. Klika e Beogradit pa masa të tilla nuk ndalet. Edhe në fushën ushtarake, këtë shtet e ndal vetëm arma. Kurrë historikisht nuk ka treguar vullnet Beogradi për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën e shqiptarët pa forcë. Këtu dhe me këtë shtet nuk dialogohet dhe nuk bëhen marrëdhënie pa reciprocitet. E njejta klikë si në kohën e Millosheviçit është në pushtet. Atëherë dhe sot, kjo klikë ndalet me masa të njejta. Pa reciprocitet kurrë nuk krijohet barazimi midis Kosovës dhe shtetit serb”, përfundon profesori Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat