Përmes këtij vendimi, Kurti do ta asgjësojë tentativën Vuçiq-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës

Politika

Përmes këtij vendimi, Kurti do ta asgjësojë tentativën Vuçiq-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës

Nga: M.H. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancë parlamentare ka folur për reciprocitetin mes ndaj Serbisë.

Në seancën e Kuvendit, ai u shpreh se arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shtuar se reciprociteti nuk është për hakmarrje për të vënë barriera po për t’i hequr ato.

Ndër të tjera, Kurti u shpreh se do të ketë reciprocitet por do të ndodhë në momentin e duhur për të mos dështuar.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Skënder Kapiti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se deklarata që Kurti e tha dje është vetëm një nga premtimet e tij që po mban që nga 14 shkurti.

Image
Skënder Kapiti

Sipas tij, Kurti ka kërkuar njohje reciproke por që AAK, PDK dhe LDK nuk e kanë lejuar këtë, ku edhe e rrëzuan qeverinë Kurti l.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, diçka që e kishte premtuar edhe para zgjedhjeve të cilat e nxorën fitues Lëvizjen Vetëvendosje. Një vëzhgues e njohës kompetent i politikës, diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, këtë qëndrim të palëkundur të Kurtit, që ai nuk heq dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, kjo gjë vlerësohet se Kurti kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, gjë të cilën ai e ka mbrojtur edhe më parë, por kundër së cilës ishin komplotistët AAK, PDK dhe të LDK, të cilët e rrëzuan qeverinë Kurti l pikërisht dhe kryesisht për këtë”, u shpreh analisti.

Kapiti thotë se kjo deklaratë e Kurtit është një kundërshtim ndaj Vuçiqit, Ramës, Thaçit dhe tashmë Zaevit, për ta ndarë Kosovën.

“Ky qëndrim parimor, konkret, real e burrështetas i Kurtit, e që de fakto është një kundërshtim dhe asgjësim i tentativës Vuçiq-Rama -Thaçi për ndarjen e Kosovës, si dhe kundërshtim i marrëveshjes antishqiptare e sidomos anti Kosovë të të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur” të Vuçiq-Rama-Zaev, një emërtesë kjo që zëvendësoi atë të minishengenit Ballkanik”, potencon Kapiti.

Tutje, analisti shprehet se Rama dhe Thaçi ka kohë që punojnë kundër shqiptarëve dhe është Kurti ai që po i ndalon, që është arsye sipas tij që opozita duhet ta përkrahë Kurtin pasi është në të mirë të vendit.

“Kjo është me pak fjalë domethënia thelbësore që ka si vizion Albin Kurti dhe që nuk ka shumë nevojë për të hulumtuar e gjetur fjalë e tjerrje të tjera intelektuale e filozofike nga opinionistë e analistë të ndryshëm. Kjo u duhet thënë me pak fjalë, thjesht e kuptueshëm opinionit, që dy tentativat e mësipërme dhe qëndrimet e Ramës e të Thaçit janë kundra shqiptare e anti Kosovë. Këtë qëndrim të Kurtit duhet ta mbështesë edhe opozita në Kosovë si dhe e gjithë politika në Shqipëri, sepse kjo është reale dhe e duhura për shqiptarët e për Kosovën , për konsolidimin e forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe për integrimin e duhur në BE”, përfundoi Kapiti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat