Krijimi i “Jugosllavisë së re”, plani i tri shteteve ku përfshihet edhe Edi Rama: Eksperti i sigurisë jep detaje

Politika

Krijimi i “Jugosllavisë së re”, plani i tri shteteve ku përfshihet edhe Edi Rama: Eksperti i sigurisë jep detaje

Nga: N.Sh. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:53
Pamje nga takimi në Shkup

Në Serbi tash e sa kohë qëndron një projekt i tyre i famshëm për krijimin e Jugosllavisë të madhe, e cila tash po quhet e Re.

Apetitet serbe s’kanë të ndalur për të grabitur toka shqiptare.

Natyrisht ata s’kanë pse të ndalen derisa në Kosovë e Shqipëri kanë gjetur dhe gjejnë njerëz të cilët janë të shitur për ta, duke punuar në dëm të interesit shtetëror e kombëtar të shqiptarëve.

Për pretendimet serbe, ka folur ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

A thekson se, politikat e tanishme ndërkombetare si çdoherë zhvillohen në favore të shteteve që iu konvenojnë ato politika.

Sipas tij, edhe politikat regjionale që po tentohen të zhvillohen tani, e kanë qëllimin e përfitimeve ekonomike financiare duke i shtrytëzua konfiguracionet natyrore që i kenë ato shtete.

“Tani Serbia me politikat e saja që si e vetmja ende pretendon në ato politikat nacionaliste e sidomos kur pran saj i qendron Rusia, por edhe me politikat që po i zhvillon shteti Kinez dhe me zhvillimin e saj ekonomik, ajo po pretendon që të depërtoj në Ballkan e sidomos në këto shtetet që dikur i takonin sistemit komunist. Në këto rrethana tani po shpiken emërtime të ndryshme si “Minishengjin”ose “Ballkan Open” etj, ku iniciativen kryesore po e ndermerr kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq me Kryetarin e Shqipërise, Edi Ramën si dhe Kryetarin e Maqedonisë Zoran Zaev”, thotë ai.

Sipas tij, në këtë përbërje po tentohet të përfshihen edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina që në esencë do ti perngjante një ish Jugosllavije të dikurshme, ku fjalen kryesore do ta kishte Serbia.

Image
Hajrullah Tërnava

“Serbia përvoja e së kaluarës që dikur Kosova ishte së bashku me 6 Republika dhe dy krahina, edhe pse me banor në tërë Jugosllavinë ishim populli i tretë, megjithatë nuk e gëzonim statusin e Republikës dhe nëse duam në retrospektivë ta anailzojm të kaluaren e shqipëtarve në atë shtet, lehtë konstatohet se shqipëtaret kishin më së paku të drejta kushtetuese dhe u llogarisëshin si qytetar të rendit të tretë. Duke e pasur parasyesh të kaluarën e përbashket në një shtet sikur e ceka, dhe politikat serbe gjenocidiale për ne shqipetarët, e dihet në të kaluaren jo të largët ato masakra dhe gjenocid që nuk harrohen për ne shqipëtaret e që ishin në kohëra jo të larta të viteve: 1878, 1912, 1999, tani një bashkim i tillë për ne shqiptarët e Kosovës është i papranueshëm, e që është e dhimbëshme se si shqipëtaret e Shqipërisë nuk i shfrytëzojne këto përovoja të hidhura të bashkëkombasëve të tyre nga Kosova”, shton Tërnava.

Ai thekson se, nga Serbia e tanishme, Kosova dhe faktori ndërkombëtar kërkon që gjatë bisedimeve të arrihet njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, në kufijt e tanishëm që ishin edhe në të kaluaren si me Kushtetuten e Jugosllavisë të viteve 1974 e që nga ai shtet i ish Jugosllavisë, tani janë 7 shtete të pavarura, dhe të gjitha këto shtete gjenden po në ata kufij të asaj kushtetutës të ish Jugosllavisë.

“Me që Serbia tani është shënjestrua nga faktori ndërkombëtar si shteti më problematik-luftënxitës që bëri edhe shumë luftëra me shtetet tjera si me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen e Hercegovinën si dhe me Kosovën, tani ky shtet i gjendur në një situatë të tillë të palakmueshme, e kur shtetet e Amerikës si dhe ato të BE po bëjnë presion që të arrihet njohja reciproke Kosovë-Serbi, Aleksander Vuçiq po tenton të përqendrohet në një shtet Ballkanik për shtetet që ende nuk kanë arritur t’iu bashkangjiten BE. Prandaj Vuçiq po bënë çmos që t’i shtinë në lëvizje edhe këto shtete ballkanike që ende nuk i kanë plotësua kushtet të jenë antare të BE, dhe së bashku ta krijojnë një Jugosllavi të re por me tjetër emër, dhe në këtë iniciativë besniku më i madhe dhe më i përafërt i Vuçiqit po i bëhet Edi Rama, kurse percjellësi i tij Zoran Zajev”, potencon Tërnava.

Sipas tij, në këto rrethana, Vuçiqi është i vetmi president i një shteti të huaj që iu është dhënë e drejta të flas në kongresin komunist Kinez.

“Ai ka marrë shumë ndihma financiare dhe premtime nga kinezet nëse ai i ndihmon ata për të depërtuar në tregun evropian e sidomos duke e shfrytezuar detin shqiptar. Ndërsa Maqedonisë i nivejitet për kalimin e mundshëm të mallrave që do të transportohen nga ndonjë port detar i Shqiperisë që do të u nderlidhte me shtetet e BE dhe kontinente tjera. Andaj edhe treshja Vuçiq, Rama, Zaev krejt këtë e bëjnë për interesat e tyre përsonale, e sidomos nën ndikimin e shtetit të Serbisë, prandaj lëvizja e lirë është vetëm propogand për ta mashtruar popullin”, thotë ai.

Ai shton se, kjo është një marrëveshje antievropiane dhe antiamerikane, sepse për një lëvizje të lirë dhe pa kufij janë shtetet e BE, e që duhet të pretendojnë të antarësohen të gjitha në BE, por paraprakisht ato shtete duhet t’i plotesojnë ato kushte sikur i kanë paraparë BE.

“Një përforcim ekonomik i Kinës që do ta shtrinte ndikimin e saj në këto teritore të regjionit Ballkanik që nuk i shkon përshtati interesave evropiane dhe amerikane, prandaj edhe këto shtete të Ballkanit duhen të insistojnë në plotësumin e kushteve që i kërkon BE, dhe me anëtarësimin e këtyre shteteve në BE, edhe Evropa do të është ma stabile dhe më e pasur”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat