Lidhja me Vuçiqin/Kritikohet ashpër Rama, i gatshëm ta sakrifikojë Kosovën për Serbinë

Politika

Lidhja me Vuçiqin/Kritikohet ashpër Rama, i gatshëm ta sakrifikojë Kosovën për Serbinë

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 3 gusht 2021 Në ora: 18:55
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Tashmë ka disa vjet që dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria mbajnë mbledhjen e përbashkëta në mes dy qeverive.

Nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”.

Vitin e kaluar është mbajtur mbledhja e gjashtë e dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”.

Në këtë mbledhje dy qeveritë nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Por, iniciativa e Novi Sadit, si duket i ka thelluar përçarjet ndërmjet dy kryeministrave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti kanë qëndrime të kundërta.

Ndërkaq, sa i përket mbajtjes së mbledhjes përbashkët të dy qeverisë shqiptare dhe zbatimi të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e fundit, “Bota sot” ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës, por nga kjo e fundit nuk ka marrë përgjigje.

Shahu: Rama nuk ndalet asnjë çast, edhe pse Kosova nuk është dakord

Image
Analisti politik, Rexhep Shahu

Ndërsa, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se kryeministrit të Shqipërisë nuk i interesojnë marrëdhëniet me Kosovën, as marrëdhëniet mes shqiptarëve, as mes fqinjëve të tjerë, atij i interesojnë marrëdhëniet me Serbinë.

“Edi Rama nuk e ka prioritet Kosovën, e ka Serbinë. Nuk i interesojnë marrëdhëniet me Kosovën as marrëdhëniet mes shqiptarëve, as mes fqinjëve të tjerë, atij i interesojnë marrëdhëniet me Serbinë. Edi Rama është i dërguari i Zotit që të ndreqë Serbinë, është gati të sakrifikojë vëllain për komshiun, është misionari që do ta bëjë qengj Serbinë, do të hyjë në histori si mik i Serbisë, si zëdhënës i Vuçiqit. Edi Rama i ka për parulla e turbo patriotizëm mbledhjet e qeverive shqiptare, ndërsa mision ka Ballkanin. Kur nuk arrin BE, shpik Ballkanin e Demaçit. Aq donkishot është, sa që mendon të krijojë BE-në e tij me Vuciqin...”, ka thënë Shahu.

Gjithashtu, ai ka treguar se çfarë bën Rama kur ka probleme të brendshme në Shqipëri.

“Sa herë ka probleme të brendshme në Shqipëri, Edi Rama shpik agjenda të jashtme që thithin vëmendje. Ai i shërben verbërisht postit të tij dhe thërret argat djallin për interesat e tij. Edi Rama nuk ka mik e vëlla, ka interesa. Për interesat e tij ai e shpërfill pa dhimbje Kosovën siç e ka shpërfille e ndëshkuar qoftë dhe me taksën shtesë në Kalimash të Kukësit”, ka thënë ai.

Sipas tij, Rama synon të flasë në emër të Kosovës dhe se ai nuk stepet as për një çast edhe pse Kosova nuk është dakord.

“Ai synon të flasë në emër të Kosovës dhe nuk llogarit askënd atje. Edi Rama ngaqë është trupmadh mendon se është lojtar i madh i gjeopolitikës për Amerikë Kinë e Rusi Në gjithë tallavanë minishengen apo Ballkani, ajo që është shqetësuese është fakti që Rama nuk ndalet asnjë çast, nuk stepet edhe pse Kosova nuk është dakord. Mendoj se një politikan shqiptar, duhet të ndalet të mendojë e të pyesë veten çfarë po bëj kur nuk pranon Kosova, gjysma e kombit. Minimumi duhet të flasë hapur edhe për publikun që njerëzit ta dinë. Kosova është investim amerikan dhe Rama ta thotë, nëse Amerika ka ngarkuar Ramën të dërguar special për Kosovën. Kurajo e Edi Ramës që të veprojë të bashkëpunoje me Serbinë kundër dëshirës së Kosovës, me shqetëson. Nuk kam shqetësim tjetër”, ka vlerësuar Shahu.

Ahmeti: Takime nuk kanë përmbajtje substanciale

Image
Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, ka thënë se këto takime nuk kanë përmbajtje substanciale të cilat nuk prodhojnë diçka reale.

“Takime të tilla të cilat nuk kanë përmbajtje substanciale, nuk prodhojnë diçka reale, pasi shtetet kanë tendenca të dominimit e jo të bashkëpunimit si proklamohet”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Ahmeti ka shtuar se shteti i Kosovës po injorohet në mënyrën me klasike dhe po fuqizohet Serbia në Ballkan.

“Kryeministri i Shqipërisë duhet të ndryshojë qasje të kësaj logjike, pasi shteti i Kosovës po injorohet në mënyrën me klasike, e po fuqizohet Serbia në Ballkan. Kjo qasje e mbrapshte e Shqipërisë devijon rrugën e bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare, por edhe faktorizon Serbinë ne mohimin e të drejtave të shqiptareve në Serbi”, ka thënë Ahmeti për “Bota sot”.

Vata: Ballkani Perëndimor gati për t’u bashkuar në BE, jo për të gërmuar kufijtë e vjetër

Image
Analisti politik, Ilir Vata

Ndërkaq, analisti politik, Ilir Vata, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë një iniciativë dhe se ato janë përgjegjës jo vetëm për shqiptarë që ndërveprojnë në territorin e tyre, por edhe për ata që jetojnë jashtë saj.

“Kosovë-Shqipëri nuk kanë thjeshtë një iniciativë, si ajo e Novi Sadit për të vijuar marrëveshjet, por në tërësi, ato formojnë kombin shqiptarë si formë, në kuptimin e dy shteteve që janë përgjegjës jo vetëm për shqiptarë që ndërveprojnë në territorin e tyre, por dhe shqiptarët që jetojnë kufi me ta, në shtete të huaj, por që janë shqiptarë. Në këtë kuptim, marrëveshja e Novi Sadit është vetëm një fillim i mirë ku dy qeveritë ka pasur një sërë marrëveshjes, por jo sa duhet, sepse ka shumë e shumë gjëra për të shkrirë vijat ndarëse mes dy vendeve, duke nisur nga kufiri që duhet të jetë thjeshtë nocion juridik, pasi dy shtete duhet të heqin çdo taksë çdo barrierë mes tyre, deri te taksa e kombit që është një barrë ekonomike dhe një barrierë politike kombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka treguar se çfarë ngecje kanë dy qeveritë shqiptarë ndërmjet veti.

“Parë në këtë këndvështrim, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë një ngecje në këtë thellim e bashkëpunimit, madje një ftohje të thellë politike dhe “shengeni ballkanik” është në kuadër të procesit të Berlinit që duhet të shkojë përpara, por jo pa Kosovën”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar se cilat janë politikat e Kosovës dhe Shqipërisë karshi “Ballkanit të Hapur”.

“Nuk është politika e Shqipërisë që ka ndryshuar kursin politik të integrimit të rajonin të Ballkanit Perëndimor, as futja e Serbisë në mes, por politika e Kosovës ka qenë më e ftohtë, më indiferente ndaj iniciativa e propozuar nga Tirana zyrtare në këtë proces po luan rolin e liderit rajonal edhe për faktin se është një shtet kyç për stabilitet si anëtare e NATO-s. Procesi, projektit të ri për bashkëpunim rajonal të konsideruar minishengen, ka në thelb lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave dhe bashkëpunimit mes shteteve duke i dhënë një dimension të lirë ekonomisë, mirëqenies dhe lirisë rajonalë, në miniaturë këtë kërkojmë ne si Ballkan edhe në Evropë që të jemi pjesë e tregut ekonomik evropian dhe e lirive të tjera si çdo vend, anëtarë i BE-së”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Vata ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, nuk duhet të shihet si armik i Kosovë .

“Rama nuk duhet parë si armik i Kosovë siç përpiqen ta bëjnë nacionalistë egoist, por si një lider që kërkon të thyej kufijtë, madje përtej të pamundurës sepse politika zyrtare e Tiranës ka qenë, është dhe do të jetë linja e perëndimit, BE/SHBA. Nëse Rama do kishte thjeshtë dhe një vegim të tij për një lëvizje pa kosovarë në që unë mendojë që nuk e ka, do ishte një person non grada nga perëndimi që jo vetë nuk do ishte në pushtet por më keq akoma”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka shtuar se kryeministri i Shqipërisë vazhdon të çojë para procesin e Berlini dhe procesin e BE/SHBA.

“Politika e Tiranës zyrtare nuk mund të devijojë nga ajo e NATO-s për sa i përket interesave gjoestradegjike të Amerikës dhe vendeve aleate, prandaj them se kryeministri i Shqipërisë vazhdon të çojë para procesin e Berlini dhe procesin e BE/SHBA” , ka theksuar ai.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk duhen parë të ndarë, pasi që ata janë një komb në dy shtete.

“Nuk mund të flasë për vizatime të kufijve të Kosovës apo të rajonit, duke përjashtuar bashkëpunimin sepse bota nuk po shkon drejtë dasisë por drejtë diversiteti të vlerave duke jetuar bashkë mes feve, racave dhe kulturave të ndryshme. Ne ballkanasi nuk jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, jemi kombe që kemi jetuar bashkë mes vdekjes dhe jetës, por tani ka ardhur koha të jetojmë në mes të paqes.

E mbi të gjitha Kosova dhe Shqipëria nuk duhen parë të ndarë, ata janë një komb por dy shtete dhe kanë detyrime dhe për shtetasit e tjerë në vende të tjera fqinje, pra jo vetë do vazhdojë iniciativa e Novisadit takimeve te dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, por unë e shohë edhe më ndryshe, pa kufij me një plan strategjik kombëtarë, dhe kryeministri Rama e ka vizionin e tij këtë projekt kombëtarë që tashmë po merr formë, pavarësish se Kurti apo një lider tjetër mund ta vonojë pak, por është një proces pa kthim”, ka përfunduar Ilir Vata për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat