Kërcënoi Kosovën/ Kjo është thirrja për Edi Ramën: Shqipëria ta tërheq njohjen ndaj Serbisë

Politika

Kërcënoi Kosovën/ Kjo është thirrja për Edi Ramën: Shqipëria ta tërheq njohjen ndaj Serbisë

Nga: P.R Më: 3 gusht 2021 Në ora: 21:02
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Sekakoviq, ka deklaruar se Beogradi po e mban detyrimin që të përmbahet nga fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kryediplomati serb kërcënoi se nëse Kosova do ta nisë fushatën e mbërritjes së njohjeve të reja, “ne e dimë se çfarë të bëjmë”.

“Marrëveshja e Ëashingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet ta drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”, u shpreh Nikolla Selakoviq.

E përballë kërcënimeve të Serbisë, analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot” thotë se Serbia tashmë e ka humbur luftën përballë Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

“Kosova përballë kërcënimeve të Serbisë se ajo do të fillojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës nëse Kosova fiton njohje të reja duhet ti përgjigjet me dinjitetin e fitimtarit. Serbia le ta bëjë luftën e vet që e ka humbur me kohë, luftën që nuk e fitoi dot. Por Kosova e humbur me luftë nuk fitohet prej Serbisë me çnjohje por vetëm me luftë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia mund të përballet përsëri me ata që e çliruan Kosovën.

“Serbia po të ketë dinjitet ia nis luftën kundër Kosovës që të përballet dhe njëherë me ata që e çliruan Kosovën. Lufta sot nuk bëhet me armë serbe të shekullit të 19, nuk bëhet sot lufta se nuk ka budallej në Serbi që të vijnë me vdekë për Vuçiqin në Kosovë. Sepse ende Serbia i ka te reja varret e të rënëve të saj në Kosovë. Lufta me fjalë e propaganda me çnjohje nuk ia kthejnë asnjëherë Kosovën Serbisë”, shton analisti Shahu.

Më tej, Shahu thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të ndërpres çdo kontakt me Serbinë.

“Në këto rrethana që po kërcënon Serbia duhet që Edi Rama të ndërpresë çdo kontakt me Serbinë dhe t’i thotë Serbisë tërheqim njohjen ndaj teje nëse kërcënon Kosovën. Serbia lakmitare për ta zotëruar me ekonomi tregun e Ballkanit e portet në Shqipëri nuk ja leverdis të prishet me Shqipërinë. Mendoj se ndaj Serbisë Kosova nuk duhet të sillet me stilin e Lutjeve e përgjërimeve. Në fushatën e saj kundër Kosovës Serbia patjetër do të përballet me investitorët e Kosovës me Amerikën e fuqitë e mëdha që e bënë Kosovën shtet”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat