Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri/ Analisti zbulon qëllimin e Serbisë dhe ‘lojën’ e Ramës: Ky është “Kali i Trojës”...!

Politika

Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri/ Analisti zbulon qëllimin e Serbisë dhe ‘lojën’ e Ramës: Ky është “Kali i Trojës”...!

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:30
Vuçiq Albin Kurti, Edi Rama

“Ballkani i Hapur” është një marrëveshje e nënshkruar në Shkup nga Zoran Zaevi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kjo marrëveshje është kritikuar nga Kosova, e cila as që ka marrë pjësë në këtë takim.

Se çfarë është “Ballkani i Hapur”, dhe kërcënimi që i ndodh Kosovës, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai thotë se kjo nuk është produkt evropian.

“Sado që në deklaratën e dhënë nga një zëdhënës i qeverisë gjermane, thuhet se mbështetet bashkëpunimi ballkanik, gjë që për diplomacinë gjermane dhe evropiane, është parim që të shprehen deklarativisht në këtë mënyrë, përveçse nuk thuhet se mbështetet decidivisht i ashtuquajturi "Mini-Shengen" apo krijesa e njëjtë amorfe, e kamufluar tani edhe si "Ballkan Open", e që nuk është as produkt evropian, por ngrehinë e iniciuar nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi si njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit dhe përkrahës e nxitës i luftërave pushtuese serbe të viteve të 90 në gjithë ish Jugosllavinë, i cili vazhdon të jetë në pushtet pothuajse qysh atëherë, idetë e tilla serbomëdha, përveç Edvin Kristaq Ramës nuk i mbështet as Bosnja e Hercegovina, si dhe Mali i Zi, të cilat ndjehen njëjtë si Kosova, të rrezikuara nga Serbia”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri thotë se, kështu që ngrehina utopike e "Mini-Shengenit" apo të ashtuquajturit "Ballkan Open" mbetet projekt, jo vetëm i diskutueshëm por edhe ngrehinë misterioze dhe e rrezikshme për të tri këto vende, që refuzohet hapur, nga hiq më pak se gjysma e shteteve që Vuçiq synonte ti fuste nën këtë ombrellë serbomadhe, me qëllimin që pas dominimit ekonomik, mbi to, të jetësojë hap pas hapi edhe ekspansionizimin politik dhe jetësimin e Serbisë së madhe.

“Praktikisht, Vuçiq si politikan i vjetër dhe me përvojë të gjatë, me “Mini-Shengenin” tenton që njëjtë si në ish Jugosllavi, fillimisht ta bëjë njëjtësimit "shtetëror" me serbët e Veriut të Kosovës dhe ata të Bosnjës e Hercegovinës, e pastaj ta realizojë edhe shkëputjen praktike të Veriut dhe pjesëve më vitale të Kosovës, bashkimin e "Republika Srpska" me Serbinë, dhe pushtimin e Malit të Zi, që do të garantonte krijimin praktik të Serbisë së madhe, dhe daljen e saj në Detin Adriatik”, shprehet ai.

Sipas tij, ndaj sado që Shqipëria, si shtet i pavarur, i pranuar para rreth 100 vitesh në OKB, nuk rrezikohet në masë të madhe, në kuptimin e ekspansionizmit territorial, nga Serbia, krejt ndryshe qëndron puna me Kosovën, si shtet ende i papranuar në OKB.

“Ndaj Kosovës, Serbia, përveç se nuk e pranon si shtet të barabartë në “Mini-Shengen” edhe sot shpreh publikisht pretendime të hapura territoriale, Malin e Zi, si një shtet i vogël me një numër të konsideruar serbësh në territorin e vet, si dhe Bosnje e Hercegovinën me "Republika srpska-në" brenda saj, e cila përveçse është prodhim i gjenocidit serb mbi boshnjakët, ajo që nga fillimi, vazhdon të shërbejë si "Kalë i Trojës" për Serbinë”, potencon ai.

Për aq më tepër, ai shton se, Republika e Kosovës gjatë gjithë viteve të okupimit dominohej nga Serbia hegjemoniste dhe ka pësuar disa herë tragjedi edhe gjatë sundimit të fundit komunist jugosllav deri te pushtimi klasik i saj nga Millosheviqi, Kosova ende nuk është pranuar, me statusin e shtetit të pavarur në OKB, siç nuk është ftuar për pjesëmarrje me status të shtetit të pavarur në “Mini-Shengen”, madje sipas tij, edhe mbi 22 vite pas çlirimit, Serbia vazhdon të shpreh hapur pretendimet territoriale ndaj tokave tona më vitale, ndaj kryeministri Kurti ka të drejtë, kur del hapur kundër kësaj ngrehine serbe, për shkak të rreziqeve të përgatitura jo vetëm nga Vuçiqi, por siç po dëshmohet kohëve të fundit edhe nga vet Rama si kurth për shuarjen e shtetësisë së Kosovës.

“Kështu që, përderisa shteti ynë, jo vetëm që nuk është ftuar as pranuar si vend i pavarur dhe partner i barabartë në ngrehinën e ashtuquajtur “Mini-Shengen, “Ballkan Open” apo edhe “Grand Serbia”, siç mund të quhet nesër, pas ekspansionizmit të saj në terren, Serbia vazhdon të shpreh hapur edhe pretendime territoriale ndaj tokave të Republikës së Kosovës, për të cilat, megjithëse Edvin Kristaq Rama, qëllimisht vazhdon të heshtë, Kosova nuk mund ti mirëpresë as pranojë, edhe nëse ftohet për një gjë të tillë, nga një renegat me nam, si kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili do të mbetet në histori për qëndrimet e tij, në kohën më delikate, kundër Kosovës”, thotë Qarri.

Ai shprehet se Rama e ka kuptuar që po keqpërdoret hapur nga Vuçiqi

“Rama nuk është puna që ende nuk ka arritur ta kuptojë se ai po keqpërdoret hapur nga presidenti serb, krimineli Aleksandër Vuçiqi, për ti përça edhe më tepër shqiptarët dhe e di mirë se Vuçiq e ka vendin në Hagë, e jo në politikë, për bëmat e tij, si nxitës i luftërave në ish Jugosllavi dhe pjesë e ish pushtetit kriminal të Millosheviqit, në kohën kur janë zhvilluar krimet më të rënda të luftës dhe gjenocidi më perfid mbi popujt jo-serb, që nga kroatët e boshnjakët, e së fundi edhe ndaj shqiptarëve, ku Serbia ka kidnapuar të gjallë e të vdekur dhe ende edhe sot e kësaj ditë, mijëra trupa të tyre i mbanë peng në Serbi, por ai provokon edhe vet shqiptarët dhe Qeverinë e Kosovës, duke fyer e nënçmuar çdo ditë dhe provokuar edhe me ftesa të veçanta për njerëz si Goran Bregoviq në festën e Birrës, në Korçë, pasi i kishte dhënë njëherë ati, edhe çelësin e Tiranës, gjë që nuk e ka bërë për asnjë personalitet të Kosovës”, thotë ai.

Qarri shprehet se Rama po luan lojën e Vuçiqit për të acaruar raportet Kosovë-Serbi.

“Ndaj përplasje të tilla ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Edvin Kristaq Ramës as që janë të nevojshme, madje aq më pak, për të ashtuquajturin “Open Ballkan-in” e Vuçiqit, por mjerisht Rama po vazhdon ta luaj lojën e Vuçiqit që me ndihmën e Ramës, të fus tensione sa më të mëdha ndërmjet shqiptarëve, duke tentuar që ti acarojë edhe raportet Kosovë-Shqipëri, pasi që ka gjetur pykën e duhur, në mesin e shqiptarëve, si Edvin Kristaq Rama, i cili sa më shumë acarohet me Kosovën, aq më tepër afrohet me Serbinë, siç e dëshmoi me marrëveshjen e nënshkruar ne Shkup dhe vazhdimin e himnizimit të Bregoviqve”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat