Pse u tërhoq VV nga kandidimi për Skenderajn? Analisti tregon arsyet

Politika

Pse u tërhoq VV nga kandidimi për Skenderajn? Analisti tregon arsyet

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:38
Vetëvendosje

Vetëvendosje duket se nuk do të garojë në komunën e Skenderajt në zgjedhjet lokale.

Ata kishin caktuar si kandidat Hysen Mehanin, i cili më vonë u tërhoq nga gara me arsyen se nuk garojmë përballë familjes Jashari.

“Duke shpresuar që në mandat të dytë, Bekimi do të qeverisë konform idealeve më cilat po e kërkon votën. Duke shpresuar që pas mandatit të dytë, Bekimi do të tërhiqet për t’ia hapur rrugën konkurrencës demokratike edhe në Skënderaj, unë, sot, do t’ia paraqesë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! tërheqjen e kandidaturës sime. Sepse siç e thashë, Lëvizja e as unë, nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari”, ka sqaruar vet Mehani përmes një shkrimi në Facebook.

Lidhur me këtë analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo tërheqje mund të jetë në shenjë respekti për familjen Jashari dhe kontributin e saj për vendin tonë.

“Familja Jashari është një familje emblematike e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E drejta për të kandiduar për të parin e komunës së Skenderajt është e drejtë e se cilit kandidat. Tërheqja e kandidatit të VV-së, nga gara për kryetar të komunës së Skenderaj edhe mund të jetë në shenjë respekti ndaj familjes Jashari, por mund të ketë ndodhur edhe për arsye se e ka kuptuar se mund t'i humb zgjedhjet”, thotë analisti.

Sipas tij, pavarësisht kandidimit apo jo, qytetarët janë ata të cilët vendosin për komunën e tyre.

“Sidoqoftë kandidimit për Kryetar të komunave në zgjedhjet lokale nuk duhet t`i jepet konatacion politik, janë qytetarët ata që vendosin se cili nga kandidatët duhet të zgjidhet kryetar komune, e jo kandidatët”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat