Vlerësohet lartë bashkimi i shqiptarëve kundër partive serbe

Politika

Vlerësohet lartë bashkimi i shqiptarëve kundër partive serbe

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Partitë politike shqiptare kanë vendosur që në Mitrovicën e Veriut të hyjnë së bashku me një listë zgjedhore.

Ato së bashku do të sfidojnë Listën Serbe e cila aktualisht udhëheq atje.

Madje, partitë politike, LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja janë dakorduar edhe për një kandidat të përbashkët.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, bashkimi i partive është një mesazh i duhur për të gjithë.

“Bashkimi i partive shqiptare duhet të ndodh në çdo komunë ku shqiptarët nuk janë shumicë. Bashkimi në Mitrovicë është dhe duhet të pasohet edhe në komunat tjera, është mesazh i duhur dhe të cilin e përshëndes”, thotë analisti.

Sipas tij, sa më shumë që të ketë delegatë në kuvendet komunale aq më shumë do të dëgjohet zëri i shqiptarëve, vetëm bashkimi mundë të jetë forca e shqiptarëve.

“Vetëm bashkimi mund të jetë forca që jeta e shqiptarëve në komunat ku kanë pakicë të përmirësohet, sa më shumë që të ketë delegatë në kuvendet komunale aq më shumë do të dëgjohet zëri i shqiptarëve. Është për t’u përshëndetur ky bashkim me shpresën se një gjë e tillë do të ndiqet kudo ku shqiptarët janë pakicë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat