500 milionët nga diaspora/Flet eksperti i ekonomisë, komenton dhe masat izoluese dhe përhapjen e Covid

Politika

500 milionët nga diaspora/Flet eksperti i ekonomisë, komenton dhe masat izoluese dhe përhapjen e Covid

Nga: G.B Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:57
Qeveria e Kosovës

Rreth 500 milionë euro janë shpenzuar në Kosovë gjatë verës, mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet.

Kjo sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare.

Hulumtimin e ka bërë organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, sipas të cilës shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë eurove.

Sipas kësaj organizate, këtë sezon vere në Kosovë kanë hyrë mbi 1 milion bashkatdhetarë.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Image
Mustafë Kadriaj

Ai ka thënë se të hyrat janë të mirëseardhura, sidomos për Kosovën dhe tani në gjendje pandemie por që duhet ditur si ato të kthehen në investime.

“Të hyrat gjithnjë janë të mirëseardhura, sidomos për një shtet siç është Kosova e aq më shumë në kohë pandemie. Diaspora jonë ka dëshmuar në çdo kohë gatishmërinë në raport me vendlindjen, duke dërguar remitenca, njëherësh me pushimet e tyre në vendlindje duke bërë që të ringjallet ekonomia në vend. Sfidë mbetet se si të orientohen këto vlera, pra të kthehen në investime direkte të cilat do të kishin efektin e vet, si në fuqizimin e bizneseve si dhe në ngritjen e mirëqenies në vend. Duke qenë koshient me gjendjen e tanishme në vend si rezultat i rritjes së numrit të viktimave nga pandemia, vlerësoj që prolongimi i qeverisë me furnizim të vaksinave rezultoi në përhapjen dhe përshkallëzimin e situatës në vend”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe sa i përket masave anti-Covid, derisa ka thënë se nuk mund të ketë mbyllje totale, pasi qeveria nuk mund t’i përkrahë bizneset dhe qytetarët, por që sipas tij e vetmja zgjidhje mbetet vaksinimi.

“Pra, masat janë të nevojshme kur është në pyetje jeta e qytetarit por nuk mund të ketë mbyllje totale për faktin se qeveritë në vend nuk mund të përkrahin biznesin dhe qytetarin pra një hap e para duhet të vaksinohen qytetarët në mënyrë masive, përndryshe nëse merren masa drastike dhe kur dihet që ne po hyjmë në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit, kjo do të ishte fatale për ekonominë në vend. Si përfundim, duhet të ketë të qartë kryeministri aktual se nuk është i thirrur për konstatime por për veprime konform detyrave kushtetuese që ka, njëherësh të jetë në krye të detyrës dhe përgjegjësisë dhe llogaridhënies”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat