“Haradinaj, një ndër shkaktarët e dëmit të pariparueshëm të sistemit shëndetësorë”

Politika

“Haradinaj, një ndër shkaktarët e dëmit të pariparueshëm të sistemit shëndetësorë”

Nga: A.Z Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje ka dalw me disa sugjerime rreth menaxhimit të pandemisë.

Ai ka deklaruar se rekomandojnë masa dhe veprime në tre dimensione, së pari në ekonomi, duke përfshirë subvencionim financiar sektorial për aktivitetet e prekura direkt, subvencionim i aktiviteteve prodhuese, subvencionim i eksportit, dhe subvencionim i industrisë së shërbimeve, potenciale për eksport dhe punësim.

Ai ka shtuar më tej lidhur edhe me aktivitetet operative, e që sipas tij, janë zgjerimi i kapaciteteve shëndetësore, profesionale dhe teknike.

Madje edhe angazhim i vullnetarëve, ekipet mobile për trajtim në shtëpi, trajtimi me qëndrim në kapacitetet private, furnizim me barna të nevojshme për të gjithë të prekurit dhe hapja e spitaleve provizore.

Më tej ka përmendur edhe për mbështetjen financiare për personelin e angazhuar, pra, shtesat për personelin shëndetësor, shtesat për policinë dhe inspektorët si dhe honoraret për vullnetarët.

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, ka deklaruar se opozita për të implementuar politika të tilla, duhet të jetë konstruktive në mundësitë buxhetore, por sipas Ahmetit, me ndryshimet politike është e vështirë të pritet ndonjë mrekulli në këtë gjendje faktike.

Ahmeti ka shtuar se Haradinaj është njëri ndër shkaktarët e dëmit të sistemit shëndetësor, e që tani mundohet të jap ide të parealizueshme.

“Opozita mund të jetë edhe konstruktive për çështje jetike të qytetarëve, dhe një gjë është shumë e rëndësishme, por opozita duhet të jetë konstruktive edhe me mundësitë buxhetore për të implementuar politika të tilla publike. Gjykoj se, pa një analizë të mirëfilltë nuk mund të japim mendim objektiv për këtë çështje, por një gjë duhet të kemi të qartë, që sistemi shëndetësor për vite të tëra është katandisur nga politika dhe është shumë e vështirë me këtë gjendje faktike të priten mrekulli. Haradinaj po harron se ka qenë pjesë e qeverive të mbas luftës, dhe vet ai është njëri ndër shkaktarët e dëmit të pariparueshëm të sistemit shëndetësorë. Kurse tani, prej një opozitari destrukriv mundohet të jap ide vështirë të realizueshme, si në aspektin buxhetor, por edhe duke e pasur parasysh gjendjen faktike të sistemit shëndetësor”, ka potencuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat