Edhe ky analist kërkon hapjen e dosjeve të Serbisë: Kjo është e vetmja gjë e cila rritë shpresat e Kosovës dhe zbut dhembjet...

Politika

Edhe ky analist kërkon hapjen e dosjeve të Serbisë: Kjo është e vetmja gjë e cila rritë shpresat e Kosovës dhe zbut dhembjet...

Nga: A.Z Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:22
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se pala serbe nuk është e interesuar të vazhdojë me seriozitet procesin e bisedimeve në Bruksel dhe kjo sipas tij, është pasqyrim i ngecjeve në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Bislimi tha se në Bruksel është diskutuar vetëm për personat e zhdukur dhe ka pasur shumë pak përparim për të arsyetuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duke parë arrogancën e Vuçiqit, Vulinit dhe Odaloviqit, Kosova duhet ta shqyrtoj seriozisht vazhdimin e dialogut.

Në fakt, duke parë sjelljet gjithnjë e më agresive të Serbisë shoviniste dhe arrogancën e paprecedent të presidentit ultra nacionalist serb Aleksandër Vuçiq, bashkë me ministrat e tij, si Vulin, ish prokurori Odaloviq, zyrtar i lartë i Millosheviqit për Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë dhe së fundi edhe kryetar i Komisionit për personat e zhdukur, etj, Kosova duhet ta shqyrtojë seriozisht vazhdimin e dialogut me këtë shtet agresor e shovinist, agresioni i të cilit shtrihet dhe mbetet aktiv në rreze bukur të gjerë, që nga Bosnja e Hercegovina deri në Mal të Zi dhe vet Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Qarri, ka shtuar se përfshirë këtu edhe kërcënimet, përzierjet në punët e brendshme, dhe mos kthimin e trupave shqiptare, e obligojnë Qeverinë Kurti, të vë kusht për t’i vazhduar bisedimet, ose t’i ndërpresë dhe të vendos masat e reciprocitetit.

Madje kolonizimi i egër dhe i vazhdueshëm ilegal i Veriut të Kosovës nga Serbia, kërcënimet e hapura në vijimësi ndaj shqiptarëve, përzierjet e pareshtura në punët e brendshme të shtetit tonë të brishtë, si dhe mos kthimi i mbi 1630 trupave të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar tash e mbi 22 vite me radhë nga Serbia, obligon Qeverinë e Kosovës,që përfundimisht të vejë kusht, parandalimin e menjëhershëm të të gjitha akteve të lartcekura, për vazhdimin e bisedimeve, përndryshe ‘ti ndërpresë bisedimet dhe të vendosë urgjentisht masat e reciprocitetit të plotë me këtë shtet hegjemonist”, tha ai.

Tutje ka potencuar se, edhe deklarata e Bislimit është pasqyrim i ngecjeve në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, e që pasojat do t’i vuajnë familjet e të pagjeturve.

Për aq më tepër edhe vet zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i tha Zërit të Amerikës se pala serbe nuk është e interesuar të vazhdojë me seriozitet procesin e bisedimeve në Bruksel dhe vet kjo, është pasqyrim i ngecjeve në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërsa pasojat për të gjitha këto serish duhet t’i vuaj Kosova, e veçanërisht familjet e të pagjeturve, eshtrat e të cilëve dhe për së vdekuri,mbi dy dekada me radhë vazhdojnë të mbahen peng në Serbi”, tha Qarri.

Më tej ka thënë se pas deklartë së Bislimit që në takimin e fundit është diskutuar për personat e zhdukur, sipas Qarrit, e vetmja gjë që rritë shpresat e familjeve të prekura nga krimi, është dakordimi për hapjen e arkivave, pra, nga e cila mund të shihen vendodhjet e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë.

Kështu që pas deklaratës së z. Besnik Bislimi se në takimin e fundit në Bruksel është diskutuar vetëm për personat e zhdukur dhe ka pasur shumë pak përparim për të arsyetuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, e vetmja gjë e cila rritë shpresat e Kosovës dhe zbut sadopak dhembjet e mëdha të familjeve të prekura nga krimi dhe gjenocidi serb, është dakordimi për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë pushtuese serbe, në të cilat mund të shihen ekzakt vendndodhjet e varrezave masive ku janë groposur shqiptarët e vrarë e të kidnapuar gjithandej vendeve më sekrete të Serbisë, për humbjen e gjurmëve të krimit dhe gjenocidit të shkaktuara në mënyrë të organizuar shtetërore nga Serbia ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, kthimi i të cilëve, përfundimisht duhet të ndodhë medoemos në atdhe”, ka përfunduar Gani Qarri për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat