Si po ‘shpërblehen’ nga Gjykatat të infiltruarit në krime në Kosovë? Ish-zëvendësministri i MPB-së jep detaje

Politika

Si po ‘shpërblehen’ nga Gjykatat të infiltruarit në krime në Kosovë? Ish-zëvendësministri i MPB-së jep detaje

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:01
Hajrullah Tërnava

Gjykatat në Kosovë, të cilat po kryejnë dënime me kusht po bëjnë amnisti për kryerësit e veprave penale.

Kështu po vlerëson ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, i cli shton se, tashmë është bërë praktikë e abuzimit me ligjin këto dënime me kushte.

Tërnava thotë se, qeveritë e kaluara nuk e kanë luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po të luftonin, sipas tij, tani gjendja e krimit nuk do të ishte e përhapur në Kosovë.

Situata e sigurisë do të ishte më stabile, dhe Kosova moti do të ishte e pranuar edhe në institucionet ndërkombëtare si shtet i barabartë me të tjerat shtete, dhe nuk do të ishte e radhitur si shteti më i kriminalizuar dhe i izoluar në rajon”, thotë Tërnava.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar për mos luftim të krimit në përgjithësi është edhe një dëshmi tjetër e fuqishme e radhës dhe ndikimit të politikës së inkriminuar në Sistemin e Drejtësisë.

Image
Hajrullah Tërnava

Kjo po bëhet pengesë e madhe e ndëshkimit të krimit dhe korrupsionit, loja e cila po vazhdon të luhet së fundi edhe me stërzgjatjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me përfshirjen në korrupsion të ish ministrit Pal Lekaj me të tjerët”, shton ai.

Së fundmi Gjykata e Apelit ka marr vendim që ta kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt dhe tre të tjerëve, për rastin i cili e implikon grupin derisa Lekaj ishte kryetar i komunës së Gjakovës.

Pal Lekaj, në shkurt të këtij viti ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë, nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë kohës sa ka qenë në krye të komunës në fjalë.

Në rigjykim janë kthyer në të njëjtin grup me Pal Lekajn edhe ish-zyrtarët tjerë të kësaj komune Gani Rama dhe Ismet Isufi.

I akuzuari Rama ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht, ndërsa i akuzuar Isufi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht. Po ashtu, rasti është kthyer në rigjykim edhe ndaj të akuzuarit për mashtrim me subvencione, Veli Hajdaraga”, tregon Tërnava.

Kjo situatë e krijuar në gjykatat e Kosovës që dënimet më të ashpra ndaj vepër kryesve për krime të rënda të pushtetarëve që ishin në poste të larta, e që edhe që i kishin të ardhurat e larta, dhe i kryejnë ato vepra kriminale për pasurimin e tyre të shpejtë, dënohen me dënime me kusht, sikur personat në fjalë”, potencon ai.

Ai pohon se me dënimet me kusht po ‘shpërblehen’ të infiltruari në veprime antiligjore.

Prandaj po shihet ashiqare se dita ditës është duke u bërë dënimi me kusht nga Gjykatat e Kosovës një praktikë e abuzimit të skajshëm me ligjin, pasi që defakto dënimet me kusht për korrupsion dhe krim të organizuar nuk janë asgjë tjetër veç se amnisti e abuzimit me detyrën zyrtare dhe për më keq, edhe shpërblim indirekt për të infiltruarit në veprime të tilla nga të cilat kanë përfituar me qindra mijëra euro, e në raste të veçanta edhe miliona nga buxheti i shtetit, kurse në emër të vendosjes së drejtësisë formale, marrin dënime me kusht, sikur është edhe rasti më i freskët i rikthimit në rigjykim”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat