“Ministri e lëshoi bombën, zbuloi keqpërdorimin e 43 milionë eurove”/ Ramushit i vjen goditja – kush po kërkon arrestimin e tij?

Politika

“Ministri e lëshoi bombën, zbuloi keqpërdorimin e 43 milionë eurove”/ Ramushit i vjen goditja – kush po kërkon arrestimin e tij?

Nga: N.Sh Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:00
Haradinaj me stafin e tij

Është shumë e çuditshme, bile edhe skandaloze kur çlirimtari e bënë luftën për lirin e vendit, kurse ne liri e vjedh, e plaçkitë vendin e vetë për të cilin ka luftuar.

Këtu diçka nuk shkon. Kjo është në kundërshtim me etikën, moralin e çlirimtarit.

Kështu, shprehet prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, derisa ka komentuar krimin e organizuar dhe korrupsionin që po ndodhë në Kosovë që nga paslufta.

Ai shprehet se me të përfunduar lufta shumë çlirimtarë, komandantë në emër të luftës, në emër të UÇK e rrëmbyen pushtetin dhunshëm.

Sipas tij, në Qeverinë e përkohshme të udhëhequr nga Hashim Thaçi u pa se kush janë këtë komandante, sepse dolën për lendinë njerëz qe kishin për afinitet jo për te qeverisë vendin por për të sunduar me vendin, kështu që edhe liria e ardhur nuk ishte liri e plotë, por e cunguar.

Në vend se të kujdeseshin për ndërtimin e vendit, ata punuan në drejtim të shkatërrimit të vendit, sepse nisi diçka e papritur, nisi hajnia dhe plaçkitja e vendit. Kjo u bë përmes privatizimit të pasurisë publike dhe shtetërore. Shiteshin pothuajse falas asetet me të rëndësishme. Shumë shpejtë u shkatërrua ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Pushtetarët komandantë e liderë politikë shumë shpejtë u pasuruan u bënë milionerë siç thuhet brenda natës, sepse askush nuk i pengonte. Pasurinë e arritën përmes skandaleve dhe aferave të ndryshme me tenderë duke vjedhë e plaçkitë. E konsideronin veten mbi ligjin, sepse askush nuk guxonte ti bezdisë, sepse e hante dreqi. Në ditët e para të lirisë krahas instalimit të pushtetit me dhunë humbën pa gjurmë mbi 1600 njerëz, veprimtarë, patriotë por edhe ushtarë të UÇK, sepse dikujt ia zënin rrugën që as sot nuk dihet asgjë për fatin e tyre”, thotë Maxharraj.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ai shton se, gjatë këtyre 20 viteve pas çlirimit të vendit ndodhën shumë afera dhe skandale të një jete të kriminalizuar.

Një ndër skandalet më të mëdha të pasluftës është skandali me tokat. Zaptoheshin tokat, pronat të llojllojshme publike, por edhe ato shtetërore e private, të cilat me pastaj përmes AKP privatizoheshin me çmime gati falas. Nga skandalet me toka janë komandantet, klasa politike, oligarkia janë ata që përfituan me së shumti duke u thirrur në vlerat e luftës. Nga varfanjak të para luftës u shndërruan në milionerë, sepse i blenë lire gati falas, kurse gjatë shpronësimit të tyre po ato toka blerë (paguar) nga shteti me miliona euro. Fatkeqësisht rastet që po dalin në shesh tani janë pasojë e sistemit të kalbur të drejtësisë janë pasoj e kapjes së shtetit nga mafia politike nga oligarkët e nëntokës nga politikanët e korruptuar. Lidhur më këtë këto ditë Ministri i financave Hekuran Murati e lëshoi bombën e parë të skandalit me toka që kishte ndodhë në qeverinë e udhëhequr nga PANI ku kryeministër ishte Ramush Haradinaj, me ç’rast ministri zbuloi një keqpërdorim prej 43 milionë euro gjatë qeverisjes së tij, ku pati edhe keqpërdorime tjera kur ky kryeministër”, thotë ai.

Sipas tij, keqpërdorime me tokat i bënë të fortit, ata qe ishin në pushtet, komandantet gati në të gjitha rajonet e Kosovës me afera dhe skandale tjera financiare, sidomos kur i harxhoi të gjitha rezervat e shtetit që paraqet delikt ligjor të dënueshëm.

Por qeveria PAN, por jo vetëm ajo, njihet edhe me aferat tjera skandaloze siç është ajo Telekomit, autostradën “Ibrahim Rugova”, elektro ekonominë e cila u privatizua veç për 28 milionë euro, gati falas, etj. Kjo aferë, skandali me tokat është vetëm fillimi i cili duhet te merret seriozisht në konsideratë, e te mos kalohet nëpër të siç ka ndodhë ne këto dy dekada. Për aferën e takove Ministri Hekuran Murati ishte shumë i qartë dhe bindes kur theksoi: “Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo. Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njëjtën tokë ta shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit). Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000  euro”.Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë. Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera”, deklaroi ministri Hekuran Murati, i cili për skandalin me tokat ka kërkuar zyrtarisht nga prokuroria qe rasti te hetohet”, thekson ai.

Maxharraj thotë se, të gjitha aferat dhe skandalet në dy dekadat e fundit kanë ndodhë për shkak se nuk ka ekzistuar një sistem dhe gjyqësi stabile.

Prokuroria dhe gjyqësia  ishin të kapura dhe kanë bashkëjetuar me krimin e organizuar por edhe me AKP e cila po ashtu ishte në duar të kupolës së krimit. AKP ishte fatkeqësia me e madhe e këtij vendi pas luftës e cila ajo në bashkëpunim dhe e kapur nga kupola e krimit të organizuar shitën asetet ekonomike të ndërtuar me dekada në Kosovë. Sot s’ka gjë nga ato janë bërë rrafsh me tokë, janë shndërruar në mbeturina, nuk shihen me fabrika duke tymos si dikuar. Krejt kjo ka ndodhur në sytë e popullit i cili varfërohej për çdo ditë e më shumë dhe detyrohej te ikte nga vendi. Besohet se gjatë këtyre dy dekadave nen presionin e krimit të organizuar e kanë lëshuar Kosovën mbi 300 mijë te rinj. Pra, pas dy dekadash kapjeje nga partitë dhe kupola e kriminalizuar gjyqësia dhe prokuroria vendore, e veçanërisht Prokuroria Speciale e cila ka edhe autorizime të veçanta ligjore, për hetimin e rasteve si kjo duhet të shkëputet urgjentisht nga lidhjet me partitë e kriminalizuara dhe kthetrat e SHIK-ut ilegal”, thotë ai.

Ai shprehet se tash duhet të nisë procesi i vetingut ne këto dy segmente vitale për funksionimin e shtetit, të nisë hetimi i të gjitha aferave dhe skandale të kundërligjshme të bëra gjatë sundimit të qeverive të kaluara, e në veçanti në qeverisjen e PANI-it e cila konsiderohet si shkatërruesja më e madhe e shtetit.

Të qitën në shesh duke u hetuar secilin akt kundërligjor dhe të bëhen akuzat të bëra ndaj parasë publike dhe buxhetit të Kosovës, të hetohen dhe dënohen edhe të gjitha aferat tjera skandaloze të bëra përmes tenderëve të ndryshëm ku ka shumë raste të kësaj natyre. Prokurori dhe gjyqësia përmes Vetingut duhet plotësisht të shkëputet nga kupola e krimit të organizuar dhe korrupsioni megaloman i pushtetarëve tanë të papërgjegjshëm. Kjo duhet të bëhet, kjo duhet të ndodhë e sidomos tashti kur që nga 14 shkurti 2021 e kemi një qeveri të re të pakorruptuar në krye me kryeministrin Albin Kurti, i cili së bashku me Presidenten Vjosa Osmani kanë dhënë zotime, premtime se do ta ç’kapin nga shteti krimin e organizuar në të gjitha fushat, e urgjentisht këtë duhet të bëjnë ne Prokurori dhe gjyqësi ku ende ka, bile shumë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, të blerë e të shitur dhe të ndikuar nga klanet e ndryshme mafioze siç ishte ai Klani Pronto”, thotë ai.

Maxharraj thekson se, këtë shkëputje kryeministri veç e ka filluar përmes bordeve të ndryshme, por nuk duhet të ndalët këtu.

Premtimin e tij para elektoratit duhet të qojë edhe më tej duke i hetuar të gjitha rastet skandaloz të korruptuara nga njerëzit e pushtetit të cilët për këto dy dekada e konsideronin veten të fuqishëm, të pa prekshëm, bënin më pushtetin ashtu siç donin e dëshironin. Hetimin e të gjitha rasteve, aferave dhe skandaleve qeveria e re duhet të vazhdoj edhe me ngulim, dhe të gjitha rastet e pasurimit kundër ligjorë të trajtohen me rreptësi, të arrestohen personat por edhe pushtetarët e fuqishëm, te nxirren para ligjit, të burgosën dhe të iu konfiskohet pasuria e fituar kundër ligjit. Në këtë drejtim nuk duhet të ketë pardon ndaj kujtdo qoftë, ministrave, apo kryeministrave të qeverive  të kaluar që nuk janë të pakët pasuria e të cilëve shihet në çdo cep të Kosovës. Pra, hetimi i të gjithë personave përgjegjës dhe aktorët e këtyre akteve makabër kundërligjore duhet të nisë si hallka e parë ne ç’kapjen e shtetit, të arrestohen dhe hetohen, të dënohen të gjitha ata që janë akuzuar për korrupsion, vjedhje masive, keqpërdorime të pozitave e parave publike, si dhe për krim të organizuar, të trajtohen sa më parë ligjërisht dhe të marrin më në fund dënimin e merituar pa marrë parasysh emrin, përkatësinë partiake, pozitën udhëheqëse dhe shtetërore”, pohon ai.

Maxharraj tutje shton se, këtë nismë kjo qeveri duhet të qojë deri në fund të angazhoj fuqishëm prokurorinë dhe gjyqësinë që urgjentisht të zgjidhën rastet kriminale të krimit të organizuar, mos të lihen ato të neglizhohen si më parë.

Në të kaluarën ka pas shumë raste të këtilla sidomos të njerëzve të pushtetshëm. Këtë duhet ta bëjë në vazhdimësi qeveria Kurti në çdo çast dhe për çdo ditë sepse ia ka dhënë premtimin votuesve që e sollën në pushtet. Ç’kapjen e shtetit, hetimin e të gjitha rasteve korruptive në dëm të shtetit edhe të liderëve të fuqishëm pa pardon kjo qeveri duhet ta bëjë. Ndryshe ajo do ta humbë premtimi dhe besimin të populli. Fillimisht pasi këto ditë plasi afera e tokave në qeverinë e PANIT me kryeministër Ramush Haradinaj, ku një ari tokë ishte blerë për 6 euro, kurse me vonë kur është shpronësuar përsëri për 3.700 euro. Pikë së pari më këtë rast duhet menjëherë të hetohet kryeministri Ramush Haradinaj të sillet para drejtësisë për të dhënë llogari. Por të hetohen aferat dhe skandalet e ngjashme  edhe në qeveritë e më hershme të PANI-t me kryeministra të tjerë si Thaçi dhe Mustafa ku ishin keqpërdoruar më miliona euro përmes formave të ndryshme të plaçkitjes së jashtëligjshme. Nëse e bënë këtë qeveria Kurti II që ia ka dhënë besën që do ta bëjë gjatë fushatës elektorale do të qëndroj gjatë në qeveri, përndryshe përsëri do ta kemi kthimin në pushtet të njerëzve të kriminalizuar, të korruptuar, etj.”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat