E quajti “shou” dhurimin e librave nga Kurti për Vuçiqin, analistët reagojnë ashpër ndaj Çitakut, ja çfarë i kujtojnë

Politika

E quajti “shou” dhurimin e librave nga Kurti për Vuçiqin, analistët reagojnë ashpër ndaj Çitakut, ja çfarë i kujtojnë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 shtator 2021 Në ora: 20:32
Vlora Çitaku

Opozita dhe pozita në Kosovë po vazhdojnë të jenë në “konflikt” njëra me tjetrën.

Kryeministrin Kurti ende nuk po mund ta pranojnë opozita duke e “sulmuar” në vazhdimësi për çdo veprim që ai po bën.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, së fundmi u deklarua në lidhje me takimin që kryeministri Albin Kurti pati me presidentin Vuçiq në korrik të këtij viti.

Ajo u shpreh se Kurti i dhuroi Vuçiqit librat për gjenocidin në Kosovë vetëm për të bërë shoë.

“Gjëja më lehtë që mund të bëjë kryeministri Kurti është shkoj të bëjë shou në Bruksel, mirëpo në diplomaci të gjitha matën me politikë. Ai përmes librave ka dëshiruar të edukoj presidentin Vuçiq e që e njëjta nuk mund të mësohet në Kurti”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se PDK do ta mbështes Kurtin në këtë proces të dialogut dhe nuk do ta pengojë atë vetëm pse është në opozitë.

“Një gjë duhet theksuar se PDK do ta mbështes Kurtin në dialogun me Serbinë dhe nuk do të bëjë opozitën vetëm për hir të opozitës. Në këtë drejtim ne do të kërkojmë rezultate, koha nuk punon për ne, koha nuk është në favor të Kosovës dhe nuk kemi komoditetin për të pritur vite për të mbyllur këtë proces të dialogut”, theksoi Çitaku ndër të tjera.

Përderisa ish-ambasadorja kërkon rezultate nga Kurti për procesin e dialogut, analistët shprehen se e njëjta duket shumë jokorrekte, pasi që të njëjtit që po kërkojnë rezultat, kanë qenë në këtë proces për vite të tëra.

Ata për “Bota sot”, thonë se përveç bisedimeve nuk kanë parë ndonjë ndryshim tjetër nga ata.

Qarri: Çitaku personalisht është duke bërë “shou” me këto deklarata kundër Kurtit

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se problemet në PDK kanë arritur të sjellin probleme edhe në paraqitjen e antarëve të tyre.

Sipas analistit, Çitaku nuk ka të drejtë të deklaroj kundër kryeministrit Kurti, pasi që e njëjta ka punuar se shumë vite me radhë me Thaçin për ta ndarë Kosovën dhe se dhurimi i librave nga ana e kryeministrit mbetët një akt fisnik.

“Problemet të cilat po rriten e zgjerohen çdo ditë e më tepër brenda përbrenda vet PDK-së dhe degëve të saj në qytetet kryesore, anë e mbanë Kosovës, kanë shtyrë edhe personalitete që përkohësisht kishin bërë emër të mirë në përfaqësimin e shtetit, si zonja Çitaku, të bien nga provimi dhe në vend të politikave të mëdha shtetërore të cilat i pret populli i Kosovës, ajo merret me tema të ulëta partiake, deri te përgojimi i kryeministrit, vetëm pse ai në vend të lojës me harta, për ndarjen e Kosovës siç bënte idoli i zonjës Çitaku, Hashim Thaçi, ndërmjetësuesve të lartë evropian dhe vet kriminelit Vuçiq u ofron libra me fakte dhe argumente autentike mbi veprimet kriminale dhe tri gjenocidet që Serbia nga vitit 1878 e deri në luftën e fundit më 1999, i shkaktoi mbi shqiptarët. Madje pikërisht aktin fisnik për informimin e aktorëve kryesor të bisedimeve, me dëshmi dhe prova kolosale, nga kryeministri Kurti, për bëmat gjenocidiale mbi njëshekullore të Serbisë ndaj shqiptarëve, aktin informues të kryeministrit aktual e quan edhe "shou" politik”, tha ai.

Më tej, Qarri thotë se Çitaku është akuzuar shumë herë nga Haradinaj që nuk ka përfaqësuar Kosovën asnjëherë mirëpo idetë e Thaçit.

Sipas tij, ajo e cila po bën shou në këtë rast është vet Çitaku e cila përmes këtyre deklaratave po mundohet të keq informojë opinionin publik.

“Kjo lloj i paraqitjes së zonjës Çitaku, bëhet edhe më i rëndë, kur dihet e vërteta e hidhur se përveç Thaçit edhe ajo vet është akuzuar disa herë publikisht nga vet ish kryeministri Haradinaj se në SHBA ka punuar më tepër si përfaqësuese e Hashim Thaçit se sa si ambasadore e Kosovës, e cila është angazhuar fort dhe pareshtur edhe personalisht për realizimin e ideve të Thaçit për ndarjen e Kosovës. Me një fjalë zonja Çitaku me një deklaratë të tillë, jo vetëm që ajo vet po bën një lojë tepër meskine dhe "shou" shumë të ulët, por edhe ka ra aq poshtë sa performancën sublime të Kurtit në arenën ndërkombëtare, për informim të drejtë dhe praktik të opinionit dhe përfaqësuesve të lart evropian e botëror mbi bëmat gjenocidiale shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ta quaj “shou”, duke thënë se edhe dhurimi i librave presidentit Vuçiq ishte për poenë politik”, theksoi Qarri për “Bota sot”.

Mehazi: Çitaku po kërkon vëmendje përmes Kurtit

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa, analisti tjetër politik, Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se akuzat e Çitakut ndaj Kurtit kanë të bëjnë me xhelozi politike që e ish-ambasadorja ka për Kurtin, pasi ky i fundit asnjëherë nuk ka shprehur shou por argumente në takim me Vuçiqin.

“Akuzat e ish-ambasadores, Vlora Çitakut, ndaj kryeministrit Albin Kurtit më shumë e kanë kuptimin e xhelozisë politike sesa të arsyetimeve opozitare, dhe se dhurimi i tre librave me tematikë të krimeve serbe ndaj Kosovës ofruar Vuçiqit nga Kurti s'ka fare të bënte me "shou" reklamime ndërkombëtare, dhënia e librave Vuçiqit nga ana e Albin Kurtit e kanë simbolikën e argumenteve të krimeve qindravjeçare serbe në Kosovë e më gjerë, mu në qendren të BE-së, Bruksel”, potencoi ai.

Ndryshe, profesori thotë se Çitaku në arenën ndërkombëtare nuk ka dhuruar asnjëherë politik mbrojtëse e as argumentuese, ajo ka dhuruar vetëm fjalime verbale para diplomatëve të OKB-së.

“Qytetarët e Kosovës dhe opinioni i gjerë mendojnë të kundërtën, se pikërisht ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, me performancën e saj në OKB më shumë ka qenë "shou" femër sesa që ka shprehur performancë politike në mbrojtje të Kosovës, qëllimi i saj si ambasadore ka qenë që të dhurojë para diplomatëve ndërkombëtarë sharm, simpati e bukuri femërore sesa të dhurojë politikë mbrojtëse e argumentuese në dobi të Kosovës jo vetëm me fjalime verbale para diplomatëve të OKB-së, por edhe me anë të librave historike e shkencore të politikës shekullore të dhunshme serbe në Kosovë”, tha ai.

Në fund, profesori thotë se Kurti bëri një gjë fisnik që Thaçi për vite të tëra nuk arriti të bëjë karshi Serbisë.

“Ia bëjmë me dije shou ish-ambasadores së SHBA-ve, Vlora Çitaku, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë dialogut në Bruksel, kryetarit të Serbisë, Vuçiqit, ia dhuro librat për gjenocidet serbe në Kosovë, kurse patroni i saj, Hashim Thaçi, gjatë dialogut të stërzgjatur dhjetëvjeçar ia dhuronte Vuçiqit hartat e shkëmbimeve të territoreve me Serbinë me anë të asociacioneve të qyteteve serbe në Kosovë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat