Hapje e dosjeve dhe “burgimi i përjetshëm” nga Specialja/ Flet Gazmend Halilaj për të arrestuarit e Gjykatës dhe pritjet për dënime...

Politika

Hapje e dosjeve dhe “burgimi i përjetshëm” nga Specialja/ Flet Gazmend Halilaj për të arrestuarit e Gjykatës dhe pritjet për dënime...

Nga: N.Sh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:23
Gazmend Halilaj: Foto ilustrim nga "Bota sot"

Hapja e dosjeve të UÇK-së, e përmendur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në dialogun e Brukselit me Serbinë, ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë.

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i cili ishte edhe vet pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po konsideron se hapja e arkivave është praktikë e çdo ushtrie pas një kohë të caktuar.

Halilaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, përveç hapjes së dosjeve të UÇK-së, ka folur edhe për të arrestuarit e Gjykatës Speciale, të cilët janë linja më e lartë e komandantëve të UÇK-së.

Duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e disa emra të tjerë, tashmë gjendet të paraburgosur në dhomat e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ata po akuzohet për vepra të ndryshme kundër njerëzimit.

Avokati Halilaj, ka një sër pyetjesh për të cilat thotë se populli duhet të dijë për to.

Ai pyet se si u la i vetëm Adem Jashari, si ra në pritë Mujë Krasniqi e Zahir Pajaziti, pse kishte shumë komandantë në hotel Rogner në Tiranë gjatë luftës?

Populli duhet ta dijë, si u sabotua Adem Jashari, si luftoj vetëm me familjen e tij dhe nuk u ndihmua nga askush, si ra ne pritë Mujë Krasniqi me shumë tjerë, pse ishte i nevojshëm qëndrimi i shumë komandantëve në Shtabin e Rognerit-Tiranë, derisa Kosova digjej në katër anët, pse u blenë uniforma të ushtrisë serbe, si u organizua prita e Zahir Pajazitit etj.”, thotë Halilaj.

Ai shton se, UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, dhe pyet se pse duhet frikësuar të vërtetës, ndërsa individët/profiterët duhet sa janë gjallë mu ballafaqua me të bëmat e tyre.

Avokati tutje shprehet se Gjykata Speciale është një Gjykatë e Kosovës, e formuar nnga Parlamenti i Kosovës.

Sipas avokatit Gjykata Speciale në misionin e saj, në asnjë pikë nuk ka qëllim ta godas luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai madje ka pritje të mëdha nga Gjykata Speciale, për të cilën thotë se mund të shpallë dënime dhe me burgim të përjetshëm.

Nëse gjykohet lufta e UÇK-së do të gjykohet i gjithë populli, sepse i gjithë populli ka qenë UÇK, do të gjykohet Havier Solana, Tony Bler, Medelin Olbrite, Bill Clinton... e shumë e shumë burra të tjerë të cilët nuk kanë fjetur ka 48 orë për të na shpëtuar neve”, thotë tutje Halilaj.

Avokati mendon se, luftën dhe vlerat e luftës, që nëse dikush mund t’i cenoj kanë me qenë pikërisht ata që e kanë udhëhequr luftën.

Kur flasim për Gjykatën Speciale apo për profiterët e luftës, asnjëherë nuk nënkupton kjo për ushtarët e UÇK-së. Lufta e UÇK-së e ka kryer misionin e saj. Mirëpo nëse zbehet dhe do të zbehet, dhe e kanë zbehur  pikërisht ata që e kanë udhëhequr. Derisa atyre nuk iu takon asnjë benefid pse po dashka filan fistekut me i takua të gjitha benifcionet? Dikush me u çu me vra, me plagos, me denigrua, me poshtërua dhe në fund me thënë se nëse më prekni mua e goditni UÇK-në. Jo UÇK-në, por filan fistekun i cili i ka kryer këto vepra”, potencon Halilaj.

Halilaj për gazetën “Bota sot”, rithekson se vendimi i Gjykatë Speciale për disa personalitetet mund të jetë edhe burgi i përjetshëm.

Nga Gjykata Speciale unë pres që do të zbardhë shumë vrasje, do të tregoj fytyrën e shumë njerëzve, do ta ç’kapë sistemin oligarkikë, do të pastroj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga çdo njollë që i bie tani për tani dhe pres që do të nxirren aktgjykime meritore për disa, si dhe pres që disa individë që i njoh unë të dënohen diku përtej dekadash, ashtu siç unë e di, ndërsa disa të tjerë mund të lirohen dhe nuk ka të keqe kurrgjë, mirëpo disa fytyra që janë shumë të njohura, besoj e dini për kë po flas pres se dënimi për ta mundet të jetë, dënimi me burg të përjetshëm”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat