Avokati shqiptar: Ky zyrtar amerikan i paraqiti akuzat e egra ndaj Berishës - ja ku mund të ekstradohet ai

Politika

Avokati shqiptar: Ky zyrtar amerikan i paraqiti akuzat e egra ndaj Berishës - ja ku mund të ekstradohet ai

Nga: A.Zh Më: 12 shtator 2021 Në ora: 10:42
Sali Berisha, Spartak Ngjela; foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përjashtuar ish-kryeministrin nga partia, pasi ky i fundit u shpall “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me familjen e tij.

Sipas avokatit Ngjela, Basha është tronditur nga akuzat e paraqitura nga ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Phillip Reeker, ndaj Berishës.

“Bashës, amerikanët ia kanë paraqitur të gjitha akuzat kundër Saliut. Dhe Basha i tronditur, në prani edhe të deputetëve të tjerë, është tronditur thellë. Provat i ka paraqitur Phillip Reeker, direkt nga Uashingtoni”, ka deklaruar Ngjela, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se situata u neutralizua nga Basha dhe se Berisha do të humb peshën në opinionin publik.

Ngjela parashikon që Berisha do të arrestohet dhe ekstradohet në Uashginton.

“Në lidhje me këtë mendoj se është kjo rrugë: Përjashtimi i Saliut nga grupi parlamentar. Neutralizimi i situatës nga Basha. Humbja e peshës së Saliut në opinionin publik. Dhe, arrestimi i tij... ose ekstradimi i tij në Uashington, se provat flasin për një veprimtari të egër kundër Amerikës...”, ka thënë Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Në arsyetimin e tij për përjashtimin e Berishës, Basha ka thënë se partneriteti me ShBA-në është i pacenueshëm dhe do të mbetet i tillë në interes të partisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së”, ka thënë Basha.

Ndërsa, ish-kryeministri Berisha ka thënë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e tij nga grupi parlamentar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat