Takimi Kurti-Merkel, flasin nga Qeveria, tregojnë cilat janë temat që do të diskutohen

Politika

Takimi Kurti-Merkel, flasin nga Qeveria, tregojnë cilat janë temat që do të diskutohen

Nga: A.SH Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:36
Albin Kurti, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel po bën vizitën lamtumirëse në Ballkan.

Ajo për të martën ka paraparë vizitë në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe takimi në mes të kancelares Merkel dhe kryeministrit Albin Kurti. Një gjë e tillë ishte e konfirmuar edhe nga Qeveria ditë më parë.

Por, cilat janë temat që priten të diskutohen në takimin mes tyre?

Lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka dhënë detaje më të hollësishme rreth takimit mes kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel.

Image
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

 

Ai thotë se në këtë takim pritet të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit dhe për çështje dhe tema bilaterale të cilat janë në interes të dy vendeve tona.

“Samitit të radhës të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që pritet të mbahet në Slloveni më 6 tetor të këtij viti, po i paraprinë një vizitë e kancelares Merkel në rajon. Ky është mesazh i fuqishëm e mbështetës për Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane dhe po ashtu mesazh edhe për rolin e rëndësishëm që Gjermania ka në gjithë këtë proces. Andaj në takimin që pritet të mbahet në Tiranë, mes kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel pritet të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit dhe për çështje dhe tema bilaterale në interes të dy vendeve tona”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat