“E ekzekutuan ushtarin e UÇK-së me duar të lidhura”/ Deklarata ‘bombë’ e Naim Miftarit, por ajo që tentuan pastaj të bëjnë ishte e tmerrshme

Politika

“E ekzekutuan ushtarin e UÇK-së me duar të lidhura”/ Deklarata ‘bombë’ e Naim Miftarit, por ajo që tentuan pastaj të bëjnë ishte e tmerrshme

Nga: N.Sh Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:11
Naim Miftari

Njëri prej ish luftëtarëve të UÇK-së, që ka fakte, dosje e dëshmi për luftën e UÇK-së dhe për keqpërdorimet që janë bërë në emër të luftës, e pastaj edhe të paqes, Naim Miftari, ka dhënë përsëri një deklaratë ‘bombë’.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, kësaj radhe thotë se, disa të vet quajtur komandantë dhe gjeneralë, e vranë një ushtar trim të UÇK-së me duar të lidhura.

Miftari shprehet se, përveç që e ekzekutuan, ata tentuan pastaj edhe të ia veshin një akt të tradhtisë.

Përpos që e vranë një ushtar trim të UÇK, i cili u ekzekutua nga disa të vet quajtur komandantë e gjeneralë, e vranë me duar të lidhura për arsye krejt banale, hakmarrje, tentuan, të ia vishnin edhe aktin e tradhtisë të vrarit, kinse në dorën e plagosur të mbuluar me fasha ushtari i UÇK-së kishte fshehur radiolidhjen e policisë Serbe”, rrëfehet Miftari.

Por, ai shton se kjo është në trillim për të mbuluar vrasjen e gjakftohtë të ushtarit.

Sipas tij, pas vrasjes ata shpiknin rrena të ndryshme.

Një rrenë e kulluar, trillim për ta mbuluar vrasjen gjakftohtë e krejt banale të një ushtari trim të UÇK, shpiknin rrena, dezinformata të lira dhe etiketime, filma jo X komandanti nga Drenica e ka zanë rob djalin e Y komandantit të policisë Serbe, e ai kinse i ka thënë lëshoma djalin e të tregoj kush është spiun dhe ku e ka  radiolidhjen e UDB-së kinse te ju në UÇK. Një rrenë e lirë, gënjeshtër e 50 centëve pse ti jepte radiolidhjen UDB kur atëherë kishte telefona mobil që funksiononin çdo kund dhe ishin shumë ma të vogël, plus mbanin baterinë shumë ma shumë sesa radiolidhja, kjo është e sajuar nuk ua mbulon vrasjen”, thotë tutje Miftari.

Madje ai shprehet i indinjuar me ta, duke shtuar se Kosova e Drenica përveç trimave, kanë lindë edhe tradhtar.

E vërtetë se Drenica e Kosova lind trima e luftëtar, por lind edhe tradhtar që vrasin trima mbi trima, herë pas shpinës e herë duar lidhur, nëse familja e këtij ushtarit trim të vrarë hesht (nuk është e vetmja) edhe sot heshtin pasi janë të kënaqur me një rrogë.... që e marrin si familja e një dëshmorit, pse të flasim ne ma shumë”, pohon ai.

Miftari tutje tregon edhe për dy vrasje të cilat janë kryer në Mitrovicë nga disa vrasës dhe servil të disa komandantëve, por që më pas njëri prej tyre e pëson edhe vet.

Vrasësit servilët e disa komandantëve vrasin në Mitrovicë dy ushtarë kalimtar duar thatë të UÇK, por njëri nga vrasësit qëllohet pahiri nga vrasës tjerë, vrahet edhe vet një ditë pasi hyri KFOR-i në Kosovë, dhe çuditërisht edhe vrasësi “Narkomani" (përpos 60.000 veteranëve të rrejshëm të luftës) shpallet dëshmor në të njëjtën listë me dy viktimat e tij, prapë familjet e tyre heshtin, pasi përfitojnë para nga humbja e të dashurve të tyre të vrarë pas luftës”, tregon Miftari.

Ish-agjenti i SHIK-ut reagon edhe ndaj familjarëve të cilët po heshtin dhe nuk po kërkojnë zbardhjen e rastit të familjarëve të tyre.

Atëherë pse të flasim ne sot, ne nuk jemi kujdestar as nuk kem fuqi t’i luftojmë të gjitha padrejtësitë e krimet e bëra në Kosovë, ndërsa familjarët e tyre e viktimave që 20 vite heshtin nga frika, nga turpi por sidomos nga përfitimi i naj titulli si hero dhe përfitimi material e moral kinse si dëshmor që 20 vite heshtin si struci në rëre, tu pi makiato, kafe e tu u nxe te shporeti, e jo, nëse nuk ju han juve pse me na hëngër neve”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat