“Vrasjet pasluftës nuk i ka bërë Serbia”/ Trondit Gazmend Halilaj: Duhet të hapen dosjet e UÇK-së, do të kemi të dënuar me burgim të përjetshëm

Politika

“Vrasjet pasluftës nuk i ka bërë Serbia”/ Trondit Gazmend Halilaj: Duhet të hapen dosjet e UÇK-së, do të kemi të dënuar me burgim të përjetshëm

Nga: N.Sh Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:33
Gazmend Halilaj

Hapja e arkivave të UÇK-së është bërë temë diskutimi në Kosovë, pas takimit të Brukselit që pati zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me palën serbe.

Reagime të shumta u bënë në Kosovë, reagime këto që partitë opozitare e kritikuan Qeverinë se po i barazon krimet serbe me luftën e UÇK-së.

E pas këtyre akuzave është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se Kosova nuk ka se çka të fsheh.

Kryeministri ka thënë se Serbia është ajo që duhet t’i hap arkivat, meqë krimet u kryen nga shteti serb.

Ne i kemi arkivat e shtetit tonë, të cilat i përfshijnë edhe ato gjatë luftës edhe të gjitha dëshmitë e materialet që janë të UÇK-së. Ne jemi shumë të hapur e transparent. Vrasjet në Kosovë, nuk janë bërë nga shqiptarët, por janë bërë nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar dhe të gjitha këto ekzistojnë të dokumentuara në arkivat në Beograd që duhet të hapen një orë e më parë”, ka thënë Kurti.

E për këto arkiva të UÇK-së ka folur edhe avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Avokati thotë se arkivat duhet të hapen, për të ditur se çfarë ka ndodhur për organizimet dhe dështimet.

Në këtë temë dëgjohen zërat e ndryshëm të cilët nuk kanë njohuri as themelore për këtë çështje. Pra, është praktikë e çdo ushtrie në botë, sikurse e UÇK-së që pas një kohe të caktuar, tani janë dy dekada e më tepër, të hapën arkivat dhe të dihet saktë se çfarë ka ndodhur dhe të njoftohet edhe bashkësia ndërkombëtare dhe gjeneratat që vijnë për të gjitha sukseset, organizimet apo edhe dështimet nëse ka pas pse dhe të ardhmen që mos të përsëriten”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Ai mendon se, hapja e arkivave eliminon çdo dyshim.

Unë mendoj që hapja e arkivave vetëm sa e eliminon çdo dyshim sa i përket luftës së pastër çlirimtare dhe mbrojtëse të UÇK-së, e cila ka qenë domosdoshmëri e kohës për t’u çliruar nga okupatori serb, dhe hapja e atyre arkivave asgjë, në asnjë aspekt nuk na dëmton”, shprehet avokati.

Sipas tij, të gjithë duhet të informohemi pse komandanti legjendar Adem Jashari nuk i ndihmua nga askush.

Pra pse të mos jemi të informuar për çdo gjë që ka ndodhur duke fillua praj luftës së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij mos asistenca për ndihim të asnjë ushtari apo komandanti të asaj familje, pastaj për të gjitha masakrat që janë kryer nga okupatori serb, për dëbimet që janë bërë dhe masakrat pra që janë kryer. Andaj reciprokisht mendoj që janë të obliguara të dy shtetet që t’i hapim arkivat dhe të shihet çdo gjë dhe të zbulohet fati i të gjithë atyre që janë vrarë. Pra në asnjë aspekt nuk do të dëmtohemi”, thotë ai.

Avokati ka një sërë pyetjesh se si ra në prit Mujë Krasniqi, Zahir Pajaziti dhe pse ndodhën këto?

Si është e mundur që komandanti legjendar të luftoj me gra, fëmijë dhe pleq e të vritet me gjithë familjen derisa gjithë këta komandanta e gjeneralë që dolën paslufte, e që shumica nuk e kanë ditë as fjalën gjeneral, si pra është e mundur që mos të i shkoj në ndihëm askush. Tjetra, si ndodhi prita e Mujë Krasniqit me shumë bashkëluftëtarë? Si është organizua prita e Zahir Pajazitit? Pra askush nuk po jep asnjë lloj përgjegjësie dhe dikush duhet me u arsyetu pse ndodhën këto? A nuk patën mundësi, a nuk patën armë apo çka?”, shprehet Halilaj.

Halilaj tutje shprehet se duhet të njoftohemi edhe për uniformat e UÇK-së se pse UÇK-ja ka veshur uniformat e Serbisë.

Pra edhe tjetra, pse ushtarët e UÇK-së kanë pasur veshur uniforma të Serbisë, një uniformë të tillë e kam pas veshur edhe unë e kjo ka bërë që të ngatërrohen edhe ushtarët nëpër male se populli nuk e dinte më se kush janë?”, shprehet ai.

Ai mendon që fillimisht duhet të merret me rezerve secili informacion që merret nga Serbia pasi që e dimë se ajo është armik i yni shekullor.

Mirëpo, atë që mund të nxjerrim pse mos të provohet, por me një rezerve shumë të madhe dhe nuk do të thotë se nuk ka diçka të vërtet edhe aty. Hapja e arkivave të Serbisë është e domosdoshme dhe jetike për zbardhën e luftës ku sigurisht që Serbia nuk ka zgjidhej tjetër por të përgjigjet për veprat që i ka kryer në Kosovë, e kjo e nxjerr Serbinë se ka kryer gjenocid mbi një popull të pafajshëm të Kosovës, pra gjenocid kundër shqiptarëve”, thotë ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale do t’i zbardhë vrasjet puro politike.

Avokati thtoë se, nuk duhet të frikësohet askush nga Specialje, por duhet të kërkohet drejtësi.

Gjykatën Speciale e kam përkrahë dhe unë mendoj që ajo do të zbardhë vrasjet puro politike që kanë ndodhur në Kosovë. Do t’i përkrahi edhe dëshmitarët sepse nëse duam drejtësi do duhej t’i përkrahim dhe nuk duhet t’i frikësohemi drejtësisë. Pra asnjë prej këtyre nuk po thotë se nuk duhet të fiksohemi nga drejtësia por po kërkojnë zhbërjen e Speciales. Mirëpo unë jam një i mbijetuar i këtyre rasteve që u krye atentati ndaj meje nga oligarkët dhe Specialja është domosdoshmëri për zbulimin e vrasjeve të pasluftës. Lufta s’po na intereson se edhe gjatë luftës kanë mund të ndodhin vrasje e gabime, mirëpo qëllimi është që të zbardhen mbi 200 njerëz të vrarë të pasluftës. Kështu që vrasjet pasluftës nuk i ka bë Serbia. Andaj me sa kam informata unë do të kemi të dënuar edhe me burgim të përjetshëm për veprat e tyre nga Gjykata Speciale”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat