Prapavija e lirimit të Adem Grabovcit /Vjen paralajmërimi: Ky është plani i “fshehtë” i Klanit “PRONTO”

Politika

Prapavija e lirimit të Adem Grabovcit /Vjen paralajmërimi: Ky është plani i “fshehtë” i Klanit “PRONTO”

Nga: M.H. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur që të aprovojë pjesërisht ankesën e PSRK-së në rastin e njohur si “Pronto”, ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, si dhe Ilhami Gashit e Sadat Gashit.

Kjo gjykatë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm sa i përket të akuzuarit Ilhami Gashi.

Ndërsa, sa i përket të akuzuarve Grabovci dhe Sadat Gashi, kjo gjykatë ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PSRK-së.

Të menjëhershme qenë reagimet në lidhje me lirimin e Grabovcit, e për këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur Gani Qarri, i cili e pa ta paarsyeshme lirimin e Grabovcit.

Image
Gani Qarri

Ai thotë se në rastin “PRONTO”, kanë qenë të akuzuar afër 11 zyrtar me pozita të larta partiake e që kanë keqpërdorur vazhdimisht pozitat e tyre për dy dekada.

Siç dihet tanimë edhe nga zhvillimet e mëhershme abuzive, lidhur me rastin e Klanit PRONTO, të akuzuar ishin hiq më pak se 11 zyrtar të inkriminuar me pozita të larta partiake,institucionale e shtetërore nga radhët e PDK-së, duke filluar me "kryetarin" e këtij grupi të akuzuar, Adem Grabovcin, apo siç quhej ndryshe shefin e shefave, që ishte edhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, partisë së Hashim Thaçit, nun tutelën e të cilit bënte çdo veprim korruptiv e kundërligjor, pa u ndëshkuar asnjëherë nga ligji dhe drejtësia, të cilat PDK për dy dekada i mbajti të kapura, dhe duket se edhe tani, ende i mbanë në duart e veta”, u shpreh ai.

Analisti më alarmante e sheh faktin që po lirohen të njejtit që u akuzuan për krime dhe se po vazhdon të jetë drejtësia e kapur nga “PRONTO”.

Më alarmante tash nuk është vetëm veprimi i tyre kundërligjor por edhe lirimi arbitrar nga aktakuzat, vet lirimi i tyre në këtë formë, ngritë dyshime të mëdha anë e kënd Kosovës se një vendim i tillë nga Gjykata, u mor vetëm për faktin se të gjithë të akuzuarit, i takonin PDK-së, partisë e cila njihet në gjithë vendin për numrin më skandaloz të të gjitha veprimeve kundërligjore e kundër kushtetuese. Por përkundër të gjithave, gjyqtarët dhe prokurorët deri te vet kryeprokurori i shtetit, pjesën më të madhe të të inkriminuarve pa marrë parasysh peshën e aktakuzave vazhdojnë ti amnistojnë, ti shpallin të pafajshëm dhe ti lirojnë tërësisht nga dënimi. Njëjtë ndodhi edhe me Adem Grabovcin”, thotë analisti.

Më tej, ai shton se Grabovci është akuzuar për shumë shkelje të ligjit e mbi të gjitha ai së bashku të akuzuarit kanë shkelur të gjithë ata që nuk ishin në PDK, mirëpo që të njejtin po vazhdojn të lirohen.

Ata të cilët në krye me Adem Grabovcin shkelën me të dy këmbët barabarësinë e konkurimit dhe të drejtat e kandidatëve tjerë të garantuara me ligj, vetëm pse nuk i takonin PDK-së, dhe partive në pushtet, që nga Adem Grabovci dhe gjithë grupi prej 11 të akuzuarish,të rastit "PRONTO", megjithëse akuzoheshin me fakte dhe argumente autentike për shkeljen e të drejtës ligjore dhe punësim të njerëzve, jo sipas meritave por në bazë të raporteve personale dhe përkatësisë partiake, duke alarmuar të gjithë qytetarët e Kosovës, shoqërinë civile, mediat dhe vet Agjencionet për zbatimin e ligjit, me veprimet e tyre arbitrare,çuditërisht gati të gjithë, serish u liruan, kundërligjshëm nga paditë penale”, theksoi Qarri.

Nga ana tjetër, analisti thotë se vendimi për lirimin e tyre, është i ngjashëm me lirimin e personave me nga 26 aktakuza të ndryshme penale dhe është shumë i padrejtë.

Ai fton të gjithë opinonin e Kosovës të reagoj në lidhje me këtë grup mafioz që dëshirojnë të rrëzojnë pushtetin.

Kështu që duke pasur parasysh faktin se ishin mediat ato ,të cilat e ngritën këtë rast duke zbardhur mënyrat dhe veprimet e kundërligjshme të favorizimit në punësimin e njerëzve nga grupet e ngushta partiake dhe ato qeveritare të interesit të partive të cilat ishin në pushtet si PDK & Co, të cilat u bën shkak edhe për ngritjen e aktakuzës ndaj grupit të lartcekur. Vendimi për lirimin e tyre, jo vetëm që është i ngjashëm me lirimin e personave me nga 26 aktakuza të ndryshme penale, por edhe aq i kundërligjshëm e i padrejtë, sa që obligon edhe më tepër mediat dhe mbarë opinionin në Kosovë, për reagim edhe më të fuqishëm dhe kundërvënie të fortë, gjyqësisë së kalbur dhe të kapur nga grupet mafioze të interesit dhe ish pushtetarët e inkriminuar, të cilët shihet hapur se edhe pas rrëzimit nga pushteti, vazhdojnë ta diktojnë marrjen e vendimeve në drejtësi”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat