Premtimet e fushatës/ Analisti: Kandidatët po premtojnë jashtë buxhetit faktik që kanë komunat e tyre

Politika

Premtimet e fushatës/ Analisti: Kandidatët po premtojnë jashtë buxhetit faktik që kanë komunat e tyre

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Fushata zgjedhore tashmë ka filluar nga partitë politike.

Ato po shpalosin edhe programet e tyre para qytetarëve, me premtime të shumta.

Njohësi i pështjeve politke, Hidajet Ahmeti, ka thënë se premtimet që po i bëjnë janë jashtë buxhetit faktik dhe shumë shpesh deklaratat kontradiktore po bien ndesh me veprimet e tyre në të kaluarën.

“Kandidatët për kryetar të komunave po premtojnë jashtë buxhetit faktik që e kanë në komunat e tyre, por edhe jashtë kompetencave që ja garanton Ligji për vetëqeverisje lokale. Deklaratat kontradiktore që bie ndesh me veprimet e tyre në të kaluarën po i bëjnë kandidatë jo serioz e jo të sinqertë si kandidatë potencial për kryetar”, deklaron ai.

Ai për rastin e kandidatit e PDK-së Bedri Hamza, e edhe për kanditatët tjerë të cilët shpërfaqin fytyrën e vërtetë duhet të ndëshkohen përmes votës.

Sipas tij, në zgjedhje më e rëndësishmja është kandidati për kryetar komune me virtyte të larta morale, intelektuale dhe profesionale.

“Shpërfaqja e fytyrës së vërtetë të kandidatëve e në këtë rast të zotit Hamza, ju jep mundësi më të madhe qytetarëve për të ndëshkuar përmes votës. Fituesit e zgjedhjeve në komuna të caktuara ndikojnë shumë faktor, por më rëndësishmja është kandidati për kryetar komune me virtyte të larta morale, intelektuale dhe profesionale. Edhe faktorët tjerë janë të rëndësishëm, por personaliteti i kandidatit është i pakontestueshëm”, përfundon Hidajet Ahmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat