Absurditeti i opozitës për situatën në veri, çfarë pritet të ndodhë me dialogun tani?

Politika

Absurditeti i opozitës për situatën në veri, çfarë pritet të ndodhë me dialogun tani?

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:38
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë siç duket nuk kanë fund.

Kjo shtohet edhe më shumë me ngjarje të cilin ndodhi në veri të Kosovës, që kanë bërë që presidenti serb të vendos kushte për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat filloi zbatimin të hënën, derisa serbët vazhdojnë të qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Atje po ashtu po qëndron edhe Policia e Kosovës, për të monitoruar zbatimin e reciprocitetit.

Por, sa do të ndikojë gjithë kjo në dialogun dhe kërkesave të Serbisë që dialogu të vazhdojë.

Analisti politik, Ruzhdi Peçani, për gazetën “Bota sot” ka folur rreth procesit të dialogut përmes të cilit qëllimi është njohja e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, presidenti serb nuk i ka punët mirë as në Serbi pasi që po krijon ndasi tek qytetarët, te politika atje, për shkak të deklaratave ndaj Kosovës.

“Mundësia e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe deklarimet e presidentit të Serbisë, trajtohen si pranim i realitetit gjerë në tradhti. Deklarimet e Vuçiq po shkaktojnë edhe ndasi tek opozita, po dhe qytetarët në rrjetet sociale. Derisa një palë thotë se Aleksandër Vuçiq vetëm pranon realitetin, të tjerët e akuzojnë për tradhti të interesit të Beogradit duke thënë se këto janë përpjekje të presidentit për t´i ikur përgjegjësisë. Disa nga analistë, megjithatë, këto i shohin si frustrime parazgjedhore. Kurt Bassuener nga Këshilli për politikë të jashtme dhe demokratizim, kohë më parë kishte thënë se Vuçiq është i pakënaqur nga takimet në rajon si dhe presidentin e Francës dhe kancelaren e Gjermanisë në Berlin, nuk ishte kthyer me mbështetje për formën e zgjidhjes që nënkupton shkëmbimin e territorit mes Serbisë dhe Kosovës. “Deklarimet e Vuçiq më japin të kuptoj si arsye nga frustrimi që nuk arrin të shënojë ‘fitore’.” Të kujtojmë, qysh në samitin e Berlinit, pos Vuçiq dhe Thaçit, ishin edhe kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës. Me të kthyer nga Berlini Vuçiq kishte deklaruar “atë që ofrova nuk mundi të kalonte për shkak të presionit të madh e disa nga shtetet dhe shërbimeve informative të tyre, të cilat kishin vënë në veprim komplet agjenturat e tyre ndër shumë shtete.” Nga ky samit i ishte bërë me dije Federika Mogerinit se politika e saj ka dështuar”, shpjegon analisti.

Image
Analsiti Ruzhdi Peçani

 

Ai më tej përshkruan deklarimet e presidentit serb dhe opozitës në Serbi.

“Çka kishte deklaruar Vuçiq? “Dhe unë ju shtroj pyetjen cila është zgjidhja pos asaj se Kosova në të ardhmen, jo me dëshirën time, do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin e saj. Cila do ishte zgjidhja, pos asaj se Kosova në të ardhmen do të fitoj pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj dhe atëherë do të shtrojë pyetjen për disa që protestojnë dhe flasin pse nuk e shikonit realitetin, pse penguat mundësinë që Serbia të përfitonte diçka për popullin dhe shtetin e vetë” Çka thotë opozita në Serbi? Boshko Obradoviq në Tëitter të Vuçiq e ka quajtur “tradhtar” dhe ka shkruar se “Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur nëse Serbia nuk e pranon, respekton kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1144”. Tradhtar! Kurt Bassuener nga Këshilli për politikë dhe demokraci nga Berlini, kishte thënë se Vuçiq asnjëherë nuk kishte treguar gatishmëri të njoh Kosovën në kufijtë ekzistues. Presidenti i Serbisë sërish kishte promovuar floskulën e re për zgjidhjen e problemit me Kosovën “askujt të gjitha, e të gjithëve mjaftuar”, dhe variantin tjetër “më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi”. Kështu që Serbia të fitonte “diçka”. “Non paper”, që u paraqiten, është term me të cilin merren shtete në Unionin Evropian, si dokumente jozyrtare si teza të bisedimeve që shkëmbehen mes qeverive dhe institucioneve. Pra nuk ishin të rastit”, ka vlerësuar Peçani.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Peçani deklaron se Serbia nuk do ta bëjë një gjë të tillë asnjëherë derisa sa Vuçiq të jetë president atje.

“Aleksandër Vuçiq ka përsëritur se përderisa ky të jetë president, nuk do ketë njohje të pavarësisë së Kosovës dhe se kjo nuk do ndryshojë. Aleksandër Vuçiq, kurrë nuk do nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ngase do druante se po i njëjti fat do ta gjente, mu si u kidnapua dhe u vra, 25 gusht 2000, ish-Kryetari i kryesisë së Serbisë Ivan Stmboliq, i vrarë dhe i eskumuar, për rrethana politike, i gjetur në 2003. Si dhe vrasja e Kryeministrit Zoran Gjinxhiq. 12 mars 2003 mu para qeverisë, për arsyet e njohura. Që të dy të vrarë nga pjesëtarë të njësitit për aksione special e (JSO). Duke e quajtur tradhtar Vuçiq mori mesazhin e qartë. Dhe më tej, si kontravers dhe dinak që është: “E gjitha që shihni dhe dëgjoni është fushatë ditore kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do ishin të mirë sikur të pranonin pavarësinë e Kosovës, dhe një ditë pas, do ishte: pranoni se keni bërë krime dhe gjenocid. Dhe atëherë kuptoni se bisedoni me njerëz të cilët nuk duan tu bindin se mund të bëjmë diçka të përbashkët”, thekson ai.

Krejt në fund, për ngjarjen që po ndodh në veri, analisti thotë që Serbia po kërkon formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ai kritikon edhe opozitën në Kosovë duke thënë se ata shkuan në takim kur ishte emisari Miroslav Lajçak, kurse kur po i fton kryeministri Kurti nuk po marrin pjesë.

“Ngjarja në veri të Kosovës, 20 shtator 2021, reagimi i serbëve lokal me bllokimin e rrugës për të mos lejuar njësitin e policisë ROSU të shkojnë në Bërnjak dhe Jarinje. Dhe si lajm se grupe qytetarësh kanë vendosur tenda në Jarinjë duke vendosur pranon “Mirë se erdhët në Bashkësinë e komunave serbe”, tregon se Serbia kërkon që kjo bashkësi të jetë me kompetenca ekzekutive. Kjo tani bën që dialogu synon të marrë kahje tjetër. Pra pak ditësh kur Miroslav Lajçak ishte në Kosovë, ftesës së tij iu përgjigjen të gjithë liderët opozitar Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj dhe pse jo mirë bënë. Por absurdi dhe hipokrizia e këtyre liderëve qëndron në atë se këta nuk i përgjigjen kur thërret Kryeministri i vendit Albin Kurti. Dhe pse ndodhë kjo? Ngase po këta, servil ndaj të huajve, ndaj kryeministrit mbajnë urrejtje sa nuk duan ta shohin si kryeministër, ngase janë tipa meskinë dhe maherë politik. Këtë e treguan edhe në seancën e parë vjeshtore të parlamentit. Këta liderë janë ata që partitë e tyre për nëntë vite bisedime dhe dialogim e dëmtuan Kosovën rëndë më marrëveshjet që bënë. Dhe kjo që sot ndodhi në Jarinjë është pjellë e asaj në 2013 dhe 2015. Ngjarjet sot e tutje do zhvillohen ndryshe. Këta opozitarë, o do lënë anash sindromin e përçarjes dhe të rreshtohen përkrah kryeministrit Kurti, o do i harrojnë zgjedhjet lokale.”Katuni që duket, kallauz nuk do”. Jo, se SHBA nuk është e fuqishme, apo BE dhe anëtarët e saj. Problemi qëndron në atë se vendet e BE nuk janë unike për çështjen e Kosovës. Ngase pesë nga to mbajnë të njëjtin pozicion sikur Serbia, do të thotë mu si Rusia dhe Kina. Kështu mungon shtytja që Serbia të njoh Kosovën. Pra, mungon mënyra se si të largohet ky bllokim i pesë shteteve të BE”, përfundon analisti Ruzhdi Peçani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat