Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të mos ndahen/Këto janë dy propozimet e juristit për zgjidhjen e situatës në veri

Politika

Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të mos ndahen/Këto janë dy propozimet e juristit për zgjidhjen e situatës në veri

Nga: A.Z Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:11
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Juristi Muhamet Kelmendi në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas vendosjes së reciprociteti me targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në mënyrë kronologjike Kelmendi ka numëruar veprimet e Serbisë që po e mbajnë situatën të destabilizuar.

Ai ka thënë se, pas intervenimit të udhëhequr nga SHBA dhe pas vendosjes së UNMIK-ut, veriut i vendit tonë ra nën planin francez, gjë që i hapi mundësitë e koncentrimit të forcave serbe në veri.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, nga pushteti i Beogradit dhe me tolerimin francez, u sollën mijëra veta për serbizim të Mitrovicës, që së pari, u bë ndjekja e familjeve shqiptare nga Mitrovica, pastaj rritën presionin mbi popullsinë, e më pas edhe ndërtuan një pushtet serb atje.

“Vazhdon kolonizimi i veriut të Kosovës, menjëherë pas intervenimit ndërkombëtar, të udhëhequr nga SHBA-të, në Kosovë dhe pas vendosjes së UNMIK-të në Kosovë, ra veriu i vendit tonë nën planin francez, nën mbikëqyrje të tyre. Ky vendim i hapi mundësitë e koncentrimit të forcave serbe dhe të kriminelëve të tyre në veri. Nën mbikëqyrjen e ushtrisë franceze u fillua dhe po vazhdon serbizimi i Mitrovicës së veriut me rrethinë, si formë e zgjerimit të ndikimit serbomadh. Nga pushteti serbomadh i Beogradit dhe me tolerim francez u sjellën disa mijëra veta për serbizim të Mitrovicës me rrethinën shqiptare. Së pari, u bë ndjekja e 12 familjeve shqiptare nga Mitrovica e Veriut me rrethinë dhe nuk u lanë kurrë të riatdhesohen ato familje në shtëpitë e veta. Së dyti, e rritën krimin dhe presionin mbi popullsinë jo serbe. Së treti, ndërtuan një pushtet tipik serb me pikëpamje kriminale dhe tepër antishqiptare, duke krijuar administratë serbe, shkolla serbe, polici e gjykata, si dhe arritën edhe të kenë pushtet absolutë dhe së katërti, filluan dhe po ndërtojnë shtëpi dhe banesa për kolonët që po i sjellin nga Serbia”, ka potencuar Kelmendi.

Sipas Muhamet Kelmendit, në rrethinën e Mitrovicës janë ndërtuar mbi njësi banimi, që kanë për qëllim serbizimin e asaj pjese të Kosovës, madje çdo gjë dirigjohet nga Beogradi.

“Mendohet se mbi një 1000 njësi banimi i kanë ndërtuar në rrethin të Mitrovicës, pikërisht aty ku shumica ka qenë shqiptarë. Format e tilla të punës janë tipike koloniale dhe kanë për qëllim serbizimin e asaj pjese të Kosovës. Me këtë ideologji po punohet edhe aktualisht. Në Veri nuk njihet pushteti i Kosovës. Organet atje punojnë nën dirigjimin dhe përkujdesjen e Beogradit. Administrata është serbe. Arsimi, sistemi juridik dhe ai social funksionojnë në bazë të normave serbe. Të gjithë marrin ndihma dhe pensione nga Kosova. Deri edhe rrymën elektrike për serbët në veri prej 11 milionë euro në vit e paguan Kosova për harxhimet”, tha ai.

Kelmendi, shtoi se ata nuk paguajnë taksa, edhe janë kundër Kosovës. Sipas tij, mbesin dy zgjidhje, që shteti të vendos pushtetin në veri, si dhe të tërhiqen kufijtë e rijnë me shtetin serb.

“Ata nuk paguajnë fare as taksa dhe as tatime. Ndërsa, të gjithë janë kundër Kosovës. Faktet flasin se kjo pjesë serbe është e udhëhequr nga Beogradi. Pakica serbe në veri nuk pranon as regjistrimet e mjeteve në komunikacion të Republikës së Kosovës. Çdo gjë luftohet nga kjo anë. Në këto kushte mbetet dy zgjidhje: 1. Shteti të vepron dhe të vendosi rregull e qetësi, të vendos pushtetin në veri, si kudo në Republikë ose 2. të tërhiqen kufijtë e rinj me shtetin serb. Këtu duhet pasur parasysh faktin se Ujmani Mitrovica dhe Trepça në asnjë mënyrë mos të ndahen. Ato janë të Kosovës. Natyrisht se në këmbim të merret tërë Lugina e Preshevës. Më duket se kjo është zgjidhja më e mirë e çështjes”, ka përfunduar Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat