Situata e acaruar në veri/ Policia e Kosovës ka dy skenarë, flet ish-agjenti i SHIK-ut: Vuçiq, Radojçiq e Veselinoviq furnizuan me armë veriun

Politika

Situata e acaruar në veri/ Policia e Kosovës ka dy skenarë, flet ish-agjenti i SHIK-ut: Vuçiq, Radojçiq e Veselinoviq furnizuan me armë veriun

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:00
Policia e Kosovës

Që nga e hëna, Qeveria e Kosovës, ka marr vendim për reciprocitet ndaj Serbisë.

Tashmë, secila veturë me targa serbe nuk lejohet të hyjë në Kosovë, pa i zëvendësuar ato.

Ky vendim i Qeverisë ka nxitur reagimin e serbëve.

Ata bllokuan rrugën ku po qëndrojnë aty, e bashkë me ta edhe Policia e Kosovës, e cila po kujdeset që gjithçka të mbetet nën kontroll edhe pse serbët janë duke provokuar në vazhdimësi me këngë serbë e më gjuhë fyese.

Një ngjarje pothuajse e njëjtë kishte ndodhur edhe në vitin 2011 kur është vrarë polici i Kosovës, heroi Enver Zymberi.

Në lidhje me këtë çështje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, momentalisht situata nuk është e njëjtë sikurse në kohën kur është vrarë Zymberi.

Sipas tij, aksioni i atëhershëm ishte dekonspirua tri ditë më herët.

Image
Naim Miftari

“Jo, situata tani nuk është si në kohën kur është vra polici Enver Zymberi. Ai aksion teatral shkel e shko nga Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, ishte dekonspirua tre ditë më herët te serbët. Policia ishin dërgua me 30 plumba, pa armë të gjata me autoblinda të paarmatosura dhe ishte vetëm një blof-tentim t’i thuhet popullit të Kosovës, pra shqiptarëve se që nuk po shkon as me forcë me mbajt veriun, e kështu ta ndajmë me Serbinë se nuk ia vlen”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari thotë se nëse tani eshalon gjendja do të bëhet një luftë hibride.

Do të ketë dhjetëra apo ndoshta qindra të vrarë nga të dy palët. Krejt varet se si i llogaritë gjërat Serbia, pasi pala e Kosovës, nuk do të ndezë as nuk kërkon konflikt. Në rast konflikti do të fuhet grupe diverzante serbe të sabotojnë policinë dhe komunikacionin, logjistikën e Policisë tonë në veri. E mos të harrojmë se para tre muajve shteti i Serbisë përmes Andrea Vuçiqit, me ndihmën e paramilitarëve dhe grupeve kriminale të Veselinoviqit e mikut të Thaçit e Ramushit, kriminelit Radojçiq, kanë shpërnda dhjetëra snajper cerna strela 12,7 dhe kanë shpërnda RPGJ armë antitankë që në rast konflikti do të rrezikonin seriozisht policinë tonë dhe autoblindat e tyre”, tregon Miftari.

Miftari gëzohet nga fakti se Policia e Kosovës janë mirë të përgatitur moralisht dhe teknikisht.

Policia jonë nuk janë aty me rrezikua askënd, as serbët dhe nuk janë dërguar për luftë, por do të mbrohen nëse sulmohen dhe për herë të parë pash në autoblindat e tyre që kanë vendos mitraloza të rëndë Amerikan Brovingat 12.5 mm. Policia jonë ka edhe dy plane, apo skenare rezervë në rast të eskalimit, por njëherë po e ceku vetëm këtë. Viktima do të ketë nëse këtë e dëshiron dhe urdhëron Beogradi. Një vërejte e kam për Policinë tonë që ta rrisin perimetrin e sigurisë rreth vetit dhe të mos janë afër provokatorëve të Serbisë. Mundësisht të ruhen nga inskenimet, pasi që Beogradi mundet t’i vras dhjetëra qytetarë që pinë serbë (sikurse rasti Panda) e që të fajësojnë pastaj Kosovën, pasi në turmën e pijanecëve serë janë prezent agjentë nga policia dhe ushtria serbe”, potencon tutje Miftari.

Ai ka kritikuar edhe analistët në studio televizive që po ia mbajnë anën Serbisë.

Analistët mercenarë të ish-pushteteve dhe nostalgjikët e Jugosllavisë në shumë studio televizive po ia mbajnë anën Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, dhe po bëjnë luftë speciale kundër Qeverisë së Kosovës dhe kundër Policisë tonë, siç ishte rasti kinse me mungesë ushqimi për Policinë tonë, çka është lajm i rrejshëm qëllimisht. Kosova nuk ka prokurorë që e mbron shtetin se dikush ish dashtë me u arrestua për këtë lajm të rrem dhe të qëllimshëm. Të njëjtit do të gënjejnë se Policia jonë kinse është kapur rob, se kinse janë dorëzuar, ose kinse janë vrarë që me kësi lloj lajmesh duan të ndezin konflikt. Prandaj, Qeveria dhe populli mos të bien pre e lajmeve të rreme të ashtuquajtur analistë të Stanishiqave, shqipfolës e nipa të Beogradit”, potencon ai.

Miftari tregon se qeveria dhe forcat ushtarake e policore serbe janë prezent me agjenturat e tyre në veri.

Serbia se ka fare problem dhe shumë lehtë mund të vret qytetar e protestues të tyre, për të fajësuar Policinë e Kosovës, e gjendja pastaj do të eskaloj dhe do të ketë edhe viktima nëse Serbia do të llogarit se me konflikt fiton primat ndaj Kosovës”, thotë Miftari

Në fund, Miftari ironizon edhe me gjeneralët dhe veteranët e shumtë të pasluftës në Kosovë.

Kosova ka 60 mijë veteran të luftës dhe nja 4 mijë gjeneralë, e po rrezikohet nga Serbia, harrone këtë punë, nuk ndodh kurrë”, përfundon Naim Miftari duke ironizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat