Pas sulmeve në veri, vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës

Politika

Pas sulmeve në veri, vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:45
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë ndodhur disa sulme kriminale në veri të Kosovës.

Fillimisht, serbët kanë djegur Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, e më pastaj kanë hedhur edhe granata dore në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Këto sulme, janë rezultat i vendosjes së reciprocitetit të targave nga Qeveria e Kosovës.

E në lidhje me këto sulme të serbëve në veri të vendit, ka folur njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se këto akte kriminale janë të nxitura nga politika serbe, ku krahas kësaj kërkoi që Kosova të mos bie pre e këtyre provokimeve.

Image
Nohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

“Këto sulme janë të nxitura nga politikanët serbë, të cilët po mundohen ta tensionin situatën në veri, mirëpo ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos biem pre e këtyre provokimeve, dhe ta mbajmë gjendjen nën kontroll pavarësisht atyre që kanë ndodhur mbrëmë”, deklaroi Krasniqi.

Gjithashtu, analisti kërkoi edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sulmeve serbe, pasi Serbia po e destabilizon të gjithë Ballkanin.

Po ashtu, ai theksoi se Qeveria Kurti duhet ta mbajë situatën nën kontroll dhe t’iu kërkojë qytetarëve serbë të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Duhet të kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare që të reagoi dhe t’ia tërheq vërejtjen Serbisë për këto sulme, pasi që Serbia po e destabilizon tërë Ballkanin dhe BE-ja po i mbyll sytë. Qeveria jonë duhet të mbajë gjendjen nën kontroll dhe t’iu bëjë apel qytetarëve të asaj pjese që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë jetën”, theksoi ai.

Në fund, Krasniqi tha se të gjithë ta serbë që nuk iu binden urdhrave të Qeverisë së Kosovës mund të shkojnë në Serbi, pasi nuk i mbajmë me ‘zor’ askënd.

“E atyre që nuk ju pëlqejnë këto veprime le të shkojnë në Serbi, ne me zor askënd nuk e mbajmë këtu, tek e fundit duhet ta hapim rrugën vetë duke i larguar dhe shkatërruar të gjitha ato mjete në rrugë, sepse shteti ka të drejtë të përdorë edhe aparatin e dhunës, sepse sanksionet janë për ata që shkelin apo nuk e respektojnë ligjin”, përfundoi Islam Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat