“Komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj Serbisë, të mos e përshkallëzojë situatën”

Politika

“Komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj Serbisë, të mos e përshkallëzojë situatën”

Nga: M.H. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:54
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, Jarinje

Situata në vend po vazhdon të mbetët e tensionuar në veri të vendit për shkak të vënies së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pavarësisht kësaj provokimet ndaj policisë së Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente.

Ndërsa sot kryeministri i vendit zhvilloi një takim me krerët e opozitës duke arritur që në këtë gjendje të jenë së bashku për kufijtë e vendit.

Në lidhje me këtë temë, Mentor Vrajolli, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studime të Sigurisë, u shpreh për “Bota sot” se ky vendim nga ana e qeverisë është e bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011 dhe se situata mund të eskalojë nëse qeveria e Kosovës nuk arrin të menaxhojë në mënyrën e duhur.

Në bazë të konfirmimeve që kemi dëgjuar nëpër media nga zyrtarët e përfshirë, në vitin 2011 ka qenë një marrëveshje e tillë esimetrike me kohëzgjatje 5 vjeçare të cilën si duket Qeveria e Kosovës e nxitur nga ndërkombëtaret në 2016 e kishte zgjatur edhe për 5 vite të tjera. Sa i përket rrezikut për eskalim të situatës së sigurisë, është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundohet ta menaxhojë situatën e krijuar pa ndonjë pompozitet të madh në publik. Mbase pompoziteti i madh që ju ka dhënë këtij rasti nga mediat mund të tentohet të shfrytëzohet nga elemente destabilizuese për të nxitur komunitetin ndërkombëtar që të bëjë një reagim të ngjashëm me atë të pranverës së vitit të kaluar edhe kundër këtij lloj reciprocitetit”, u shpreh ai.

Sipas tij, Kosova në këtë marrëveshje ka qenë e diskriminuar dhe se për këtë nuk ka pasur reagim ndërkombëtar.

Image
Mentor Vrajolli

Mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh atëherë kjo do të nënkuptonte se komuniteti ndërkombëtar është krejtësisht i anshëm, pasi që argumentet e prezantuara nga pala e Kosovës janë të drejta dhe i përgjigjen një padrejtësie që qytetarët e Kosovës janë ballafaquar ndër vite. Gjatë gjithë këtyre vite ka ekzistuar një trajtim asimetrik/diskriminues nga ana e shtetit të Serbisë ndaj udhëtarëve të qytetarëve të Kosovës me targa të Kosovës, ndërkohë që reagimi i komunitetit ndërkombëtar ka qenë pothuajse inekzistent”, ka vlerësuar Vrajolli.

Nga ana tjetër, drejtori thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion nga palës së Serbisë në mënyrë që situate të mos eskalojë dhe të ketë pajtim mes dy shteteve, pasi ato që po përjetojnë serbët vetëm nga dita e hënë, shqiptarët ka kohë që e përjetojnë.

Andaj, pritjet nga këto veprime janë që komuniteti ndërkombëtar presionin ta ushtroj në radhë të parë ndaj palës Serbe e cila me vite të tëra ka provokuar e nxitur reagime të këtilla. E ky lloj presioni ndaj lidershipit aktual të Serbisë në ndërkohë do të ndihmonte në mospërshkallëzimin e situatës së sigurisë edhe në pjesën veriore të vendit. Pasi që i vetmi rrezik për përshkallëzimin e situatës së sigurisë atje është po që veprimet e tilla përshkallëzuese janë të dirigjuara drejtpërdrejti nga strukturat e sigurisë të shtetit Serb. Ndërkohë qytetarët serb të pjesës veriore të veriut në masë të madhe janë të vetëdijshme për problemin, dhe e kuptojnë që masat e ndërmarra nuk janë të orientuar ndaj tyre. Ata e dinë se gjithë qytetarët me dokumente të Kosovës kanë përjetuar këtë lloj maltretimi që më shumë se një dekade. Andaj, për ta këto masa të Qeverisë së Kosovës nuk kanë qenë të papritura”, tha Vrajolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat